6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka shkarkuar kreun e agjencisë shtetërore të statistikave, sipas një dekreti të publikuar më 29 janar. Ky njoftim është bërë disa javë pasi Sait Erdal Dincer, shef i Institutit Turk të Statistikave ka publikuar raportin që tregon se shkalla e inflacionit është më e larta në 19 vjet.
Në vend të Dencer është emëruar, Erhan Cetinkaya. Erdogan nuk ka dhënë sqarim për emërimin e Centinkayas, i cili më parë ka shërbyer si zëvendësshef i rregullatorit bankar të Turqisë. Dincer është kritikuar si nga Qeveria, ashtu edhe nga opozita, pasi ka publikuar të dhëna më 3 janar që tregonin se çmimet e konsumit janë rritur për 36.1 për qind në muajin dhjetor, në krahasim me një vit më parë.
Kjo shifër ka qenë më e lartë sesa parashikimi prej 27 për qind i analistëve. Opozita turke ka thënë se shpenzimet për jetesë janë të paktën dyfish më të larta, derisa mediat turke kanë raportuar se Erdogan është zemëruar për publikimin e të dhënave. Inflacioni i lartë ka gërryer fuqinë blerëse në Turqi, ku janë rritur çmimet e ushqimit, transportit, ngrohjes, rrymës dhe gjërave tjera të domosdoshme.
Inflacioni është përkeqësuar nga ndërhyrja e Erdoganit në Bankën Qendrore dhe politikat e tij për ekonominë. Ndonëse zakonisht Bankat Qendrore luftojnë inflacionin përmes rritjes së normave të interesit dhe ashpërsimit të politikave monetare, Erdogan ka thënë se shkalla e lartë e interesit shkakton inflacion. Lideri turk i ka bërë presion Bankës Qendrore për të ulur normat e interesit disa herë, çka ka rezultuar me zhvlerësim të lirës.
Kjo valutë turke ka humbur 44 për qind të vlerës së saj kundrejt dollarit amerikan, vitin e kaluar.
Marrë nga REL
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
OTAVA — Qindra shoferë kamionësh protestuan kundër masave të ashpra të qeverisë federale për vaksinimin e detyrueshëm për secilin prej tyre që kalon në kufirin ...
PRISHTINA – Pas përplasjesh të vazhdueshme mes forcave të policisë dhe protestuesve para selisë së qeverisë së Kosovës, forcat e rendit kanë vendosur të t...
PRISHTINA – Protesta e sotme e thirrur nga Partia Socialdemokrate e Kosovës kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike ka degraduar në përplas...
PRISHTINË – Protesta kundër rritjes së çmimit të energjisë në Kosovë ka përfunduar me hedhje të poçave elektrike dhe qirinjve ndaj godi...
PRISHTINë – Kryetari i Partisë Socialdemokrate të Kosovës Dardan Molliqaj premtoi se do të thirren tubime dhe protesta në vazhdim kundër rritjes së &ccedi...
TURQI – Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan kërcënoi mediat turke se do të ndërmerren ndaj tyre masa të ashpra ndëshkimore nëse me lajmet e publikuara kër...
Prej kur talibanët kanë marrë pushtetin në Afganistan, në gusht të vitit të kaluar, janë kryer më shumë se 100 vrasje të ish-punëtorëve shtetërorë, sipas disa d...
Në kohën kur në strukturat e Bashkimit Evropian po bëhen përgatitjet për sanksione ndaj Rusisë, në rast të agresionit të ri në Ukrainë, është aktualizuar edhe n...
Disa ditë para fillimit të Lojërave Olimpike Dimërore, një aleancë e gjerë organizatash për të drejtat e njeriut dhe organizata të tjera joqeveritare u bëri thi...
Deri tani shumëçka flet që vaksinimi kundër koronavirusit do të bëhet i detyrueshëm në Gjermani. Kjo u përvijua edhe të mërkurën (26.01.) në debatin pasi...