LIVE UPDATES
Insights

Dy Ligje dhe sa shumë frikë: Si po tentohet të fshihet gjinia nga Partitë Politike dhe ligjet në Shqipëri!

Projekt-ligji synon që të adresojë një sërë mangësish ligjore të evidentuara në ligjin e vjetër nga partnerët ndërkombëtare dhe ata kombëtarë, por mbi të gjitha të përputhë legjislacionin tonë me aktet e Bashkimit Europian, një detyrim që vjen për shkak të kerkesës sonë për t’u bërë anëtarë të BE-së.

23 Tetor 2025, 22:49 Nga Altin Hazizaj
Dy Ligje dhe sa shumë frikë: Si po tentohet të fshihet gjinia nga
Altin Hazizaj

Brenda këtij një muaji, Kuvendi i Shqipërisë po përballet me dy nisma të ndryshme – por në thelb të lidhura –gjinia. Njërën e propozon Partia Socialiste, maxhoranca në pushtet. Tjetrën, Partia Demokratike, forca më e madhe e opozitës. Njëra flet për “modernizim” dhe “qartësi ligjore”. Tjetra për “biologji” dhe “shenjtërinë e familjes”. Por të dyja, të lexuara me kujdes, çojnë në të njëjtin rezultat: mohimin e gjinisë si realitet njerëzor dhe si një e drejtë themelore e çdo individi që jeton në Shqipëri.

Fshirja e qetë e Partisë Socialiste nga presioni i PD-së dhe komuniteteve fetare

Në Mars 2025, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, pas diskutimeve disa mujore, me mbështetjen e Këshillit  Kombëtar për Barazinë Gjinore, ku unë jam një ndër tre anëtarët që përfaqësojnë shoqërinë civile, paraqiti projektligjin e ri “Për barazinë gjinore në shoqëri”, që synon të zëvendësojë ligjin e vitit 2008. Projekt-ligji synon që të adresojë një sërë mangësish ligjore të evidentuara në ligjin e vjetër nga partnerët ndërkombëtare dhe ata kombëtarë, por mbi të gjitha të përputhë legjislacionin tonë me aktet e Bashkimit Europian, një detyrim që vjen për shkak të kerkesës sonë për t’u bërë anëtarë të BE-së.

Por, për habinë e të gjithë atyre që kanë punuar për ta sjellë projekt-ligjin në përputhje me rekomandimet e BE-së, Grupi Parlamentar i PS-së propozoi ndryshime thelbësore në projekt-ligj, sikur ai të kishte dalë nga zyrat e opozitës dhe jo të Qeverisë shqiptare. Një dualizëm i tillë nuk ishte parë prej kohësh në të majtën shqiptare, që në të vërtetë është e gjitha e kontrolluar nga Kryeministri Rama. Është e vështirë të kuptohet nëse nisma është një karshillik i Ballës përkundrejt Qeverisë apo një nismë që kërkon të tregojë se Grupi Parlamentar i udhëhequr nga Balla nuk kontrollohet nga Qeveria.

Propozimet e paraqitura fshijnë çdo përmendje të “identitetit gjinor” dhe “shprehjes gjinore”, terma që janë pjesë e ligjit kundër diskriminimit prej më shumë se një dekade. Ato fshijnë edhe çdo progres të bërë nga lëvizja e të drejtave të grave në Shqipëri prej më shumë se 35-vitesh. Në vend të tyre, fjala “gjinia” kufizohej vetëm tek mashkulli dhe femra. Edhe përkufizimi i diskriminimit ndryshonte, duke përjashtuar çdo referencë për diskriminimin mbi bazën e identitetit apo përkatësisë gjinore.

Organizatat e shoqërisë civile në dy deklarata të njëpasnjëshme kanë paralajmëruar se këto ndryshime do të dobësonin mbrojtjen ligjore ekzistuese, duke shkelur haptazi detyrimet e Shqipërisë në kuadër të Grup-Kapitullit 1 të negociatave të anëtarësimit në BE (Të drejtat Themelore), si dhe angazhimet ndaj Komitetit të OKB-së për Parandalimin e Diskriminimit ndaj Grave, Komitetit të OKB-së për të Drejtat e Fëmijës, si dhe Konventës së Stambollit të Këshillit të Europës.

Propozimet e Partisë Socialiste e rikthejnë kuptimin e “gjinisë” tek biologjia, duke e bërë shtetin shqiptar ligjërisht të ketë një qasje ideologjike përkundrejt gjinisë dhe jo respektit të të drejtave të njeriut, një qasje që më vonë u artikuluan edhe nga opozita. Në fillim të vitit 2025, deputetët e opozitës paraqitën një projektligj për shtesë në Ligjin për Gjendjen Civile, me një nen të ri 38/2, me titullin “Gjini biologjikisht e pandryshueshme”. Në tekst thuhet: “Në Republikën e Shqipërisë ekzistojnë vetëm dy gjini njerëzore – mashkull dhe femër – dhe ato mbeten të pandryshueshme që nga lindja.”

Projektligji përkufizon “femrën” si “seksin që prodhon qelizën e madhe riprodhuese” dhe “mashkullin” si “seksin që prodhon qelizën e vogël.” Në relacion, nismëtarët përmendin madje edhe urdhrin ekzekutiv të Presidentit Trump të Janarit 2025 si shembull për ndalimin e “ndryshimit të gjinisë”. Synimi është i qartë: ta bëjë të pamundur çdo njohje ligjore të personave transgjinorë, interseks apo jobinarë në Shqipëri.

Në Kuvendin e ri, që është më i çorganizuari dhe më pak i informuari, që ka patur Shqipëria në historinë e saj, asgjë nuk merret vesh dhe çdo gjë duket në ajër. Seancat janë duke u zhvilluar se duhen zhvilluar, ndërkohë që këto nisma kaq të rëndësishme për integrimin europian të Shqipërisë, po diskutohen sikur të jenë nismat ligjore më të rëndësishme në morinë e ligjeve që shqyrton një parlament. Fati i gjysmës së popullsisë që preket nga ligji, dhe reagimi i përfaqësuesve të tyre, mbetet ende i padëgjuar.

Nisma e PD-së bie ndesh me Kushtetutën e Shqipërisë, Kartën e BE-së për të Drejtat Themelore, Ligjin për Mbrojtjen nga Diskriminimi, dhe jurisprudencën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Në Goodwin kundër Mbretërisë së Bashkuar (2002) dhe Y.Y. kundër Turqisë (2015), Gjykata vendosi se refuzimi për të njohur ligjërisht gjininë e re të një personi shkelte Nenin 8 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Gjykata theksoi se “identiteti gjinor është pjesë thelbësore e jetës private dhe se shtetet duhet të ofrojnë një mekanizëm ligjor për njohjen e gjinisë së personave transgjinorë, përfshirë dokumentet e identitetit.” Ky vendim u bë një precedent historik për të drejtën e njohjes ligjore të identitetit gjinor dhe shprehive të gjinisë në të gjithë Europën. Edhe vetë autorët pranojnë në relacion se projektligji “nuk synon përafrim me Acquis të Bashkimit Europian” -pra PD pranon haptazi që është kundër procesit të integrimit europian të Shqipërisë.

Dy anë të së njëjtës medalje

Është e jashtëzakonshme si dy iniciativa kaq të ndryshme në formë, përputhen në përmbajtje.
Drafti i Partisë Socialiste normalizon idenë se “gjinia është e barabartë me seksin biologjik.”
Projektligji i opozitës e kthen këtë ide në një ndalim absolut. Njëra e bën në heshtje, përmes zhdukjes së termave, tjetra me zhurmë, përmes ndalimit të hapur. Së bashku, ato përbëjnë një lëvizje politike regresive që shkon kundër parimeve themelore të të drejtave të njeriut dhe vlerave europiane të Shqipërisë përgjatë të gjithë rrugëtimit tonë në demokraci për 35 vjet.

Në fakt, ky është një model i njohur tashmë në shumë vende: Hungari, Itali, Poloni, e së fundi edhe në SHBA. Në të gjitha rastet, lufta ndaj “gjinisë” paraqitet si mbrojtje e fëmijëve dhe e familjes, ndërkohë që në realitet është një sulm ndaj lirisë individuale dhe dinjitetit njerëzor. Çdo njeri lind me seksin e tij biologjik, ndërsa gjinia nuk është e tillë. Ajo është performative - një konstrukt shoqëror dhe një përgjigje në sjellje ndaj asaj që shoqëria pret nga ne sesi të sillemi! E vërteta është se në shoqëritë e çliruara nga komplekset dhe represioni seksual, njerëzit janë të lirë të jetojnë gjininë që dëshirojnë dhe kjo nuk dëmton askënd. Gjinia është një identitet personal dhe si çdo identitet, shteti po edhe ne si njerëz të lirë, duhet ta respektojmë. Projekt-ligji i Ministrisë nuk bën asnjë më pak a më shumë, po thjesht rikonfirmon parimin kushtetues që shteti dhe institucionet e tij respektojnë të drejtat e çdo individi. Shteti nuk zgjedh se kë do të respektoj, sepse shteti ka për detyrë të respektoj identitetin e çdokujt. Në rast të kundërt, shteti po diskriminon, dhe nuk besoj se anëtarët e Partisë Socialiste apo asaj Demokratike, duan të jetojnë në një shtet që diskriminon! A nuk ishte PD-ja ajo që hodhi poshtë sistemin komunist që të gjithë te jetonim në demokraci, dinjitet, të lirë dhe të barabartë si në Europë?

Çfarë është në rrezik

Propozimet e të dyja partive, edhe sikur mos jenë në heshtje të koordinuara me njëra-tjetrën, vendosin në rrezik jo vetëm të drejtat e personave që jetojnë përtej binarit burrë-grua, por edhe të personave interseks dhe të gjithë atyre që me të drejtën e tyre demokratike kundërshtojnë tërësisht konceptin e gjinisë. Gjinia është personale dhe jetohet si e tillë! Çfarë borxhi i ka Partisë Socialiste apo Demokratike një individ që kërkon të jetojë në gjininë e zgjedhur prej tij/saj? Kjo zgjedhje nuk dëmton askënd, përkundrazi e bën shoqërinë më të respektueshme sepse ne mësojmë nga diversiteti sesi të njohim e respektojmë njëri-tjetrin.

Por nga ana tjetër në rrezik është integriteti i sistemit ligjor shqiptar. Kur shteti përkufizon identitetin vetëm si “biologji e pandryshueshme”, ai bie në kundërshtim me Kushtetutën dhe me parimin e barazisë para ligjit (neni 18) dhe të privatësisë (neni 35). Një shtet që mohon të drejtën e vetëpërcaktimit të qytetarëve të vet, humbet kredibilitetin si demokraci që mbron dinjitetin njerëzor.

Kjo qasje përbën për më tepër një rrezik politik dhe ekonomik. Vetëm dy ditë më parë, në kuadër të Planit të Rritjes të BE-së për Ballkanin Perëndimor, Shqipëria përfitoi instalimin e dytë prej 100 milionë Euro për të mbështetur zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të saj. Ndër kriteret dhe indikatorët bazë të Planit të Rritjes  të BE-së dhe Grup-kapitullit 1 (Të drejtat themelore) është barazia gjinore. Miratimi i secilës prej propozimeve ligjore, si ai i PS apo i PD, do të ndalnin jo vetëm përparimin e procesit të integrimit, por dhe fondet europiane, të cilat kanë si kriter bazë respektimin e të drejtave themelore të njeriut. E vërteta është se ligje të tilla nuk e afrojnë Shqipërinë me Europën – përkundrazi na largojnë shumë prej saj.

Në fund, një reflektim

Shqipëria e ka ndërtuar demokracinë e saj mbi zgjerimin e lirive: të fjalës, të mendimit, të besimit, të identitetit. Kur ligji fillon të përcaktojë se kush ekziston ligjërisht dhe kush jo, atëherë ai nuk mbron më shoqërinë – ai e frikëson dhe e shtyp atë. Debati për gjininë nuk është një temë dytësore. Ai është një test i demokracisë sonë, një provë nëse Shqipëria do të vazhdojë të ecë përpara me dinjitet, apo do të kthehet pas në errësirën e paragjykimeve.

Historia do të kujtojë nëse Parlamenti i vitit 2025 zgjodhi të mbyllë me kyç njerëzit brenda çertifikatës së tyre të lindjes – apo të mbrojë të drejtën e tyre për të qenë vetvetja.

altin hazizaj

Sondazh

Poll
Insights 22 Tetor 2025, 12:21 Meri Lika

Aeroporti i Vlorës

Personazhi “Aeroporti i Vlorës” sot është bërë kryefjalë diskutimesh, debatesh me pro e kundra, me në krahë...

Insights 21 Tetor 2025, 11:30 Enver Robelli

Një pamje për histori

Nicolas dhe Carla Sarkozy Sot ndodhi në Paris çfarë nuk ka ndodhur kurrë: një ish-president francez shkoi në burg. Nicolas ...

Insights 18 Tetor 2025, 15:19 Auron Tare

Topin nuk ka kush ta gjuajë

Auron Tare Mbrëmë, në darkë, nën një shi të hollë vjeshte, ndesha njërin nga miqtë e mi të rinis&eum...

Insights 15 Tetor 2025, 11:24 Meri Lika

Luga e zbrazur e Shqipërisë

Meri Lika Tashmë shoqja Ursula von der Leyen e ka bërë Shqipërinë njësoj si Vlorë-Skelë do t’i thoshim ne vlo...

Insights 13 Tetor 2025, 13:12 Kimete Berisha

Komunat: Coza Nostra!

Kimete Berisha (Asgjë e re nën këtë qiell).- Në Kosovë, mafia zgjidhet me vota. - Komunat e Kosovës s’kanë k...

Insights 11 Tetor 2025, 11:31 Ylli Manjani

Po gatuhet një grabitje...

Ylli Manjani Me gjykatën aktuale kushtetuese kam qenë e jam kritik. Pa asnjë dyshim kemi patur trupa gjyqsore shumë më të mir...

Insights 8 Tetor 2025, 20:17 Jola Hysaj

A jemi gati të pranojmë vetveten?

Florian Binaj Në fasadën e vetvetes shpesh nuk jemi të sigurt çfarë duam.Si shoqëri, jemi në një udhëkryq me...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë