LIVE UPDATES
Insights

Ju lutem emisarë të qeverisë, mos vrisni shpirtin e lirë të fëmijëve!

Prej 10 ditësh edhe debatet kryesore të përpunimit të opinionit publik u fokusuan këtu. Dhe deri në këtë pikë ndoshta nuk ka asgjë të keqe. Në fund të fundit u takon shqiptarëve të vendosin nëse duhet të besojnë argumentet e thëna nga qeveriu apo të protestojnë në mënyrë që mos të paguajnë për djathë sapunin e ofruar.

23 Shtator 2022, 12:31 Nga Lindita Çela
Ju lutem emisarë të qeverisë, mos vrisni shpirtin e lirë
Foto ilustruese

Më 8 shtator 2021 qeveria e kryeministrit Rama vendosi që çdo abonent konsumator që shpenzon mbi 800 kwh energji elektrike do ta paguajë me çmimin e tregut. Pas këtij vendimi, të gjithë ministrat e tij dolën përpara opinionit publik për të na mbushur mendjen se sa i drejtë është ky vendim dhe se nuk ka asnjë alternative tjetër për të përballuar krizën energjetike.

Prej 10 ditësh edhe debatet kryesore të përpunimit të opinionit publik u fokusuan këtu. Dhe deri në këtë pikë ndoshta nuk ka asgjë të keqe. Në fund të fundit u takon shqiptarëve të vendosin nëse duhet të besojnë argumentet e thëna nga qeveriu apo të protestojnë në mënyrë që mos të paguajnë për djathë sapunin e ofruar. Madje edhe këto radhë nuk do i kisha shkruar, jo vetëm pse nuk jam eksperte por edhe se gjendja që jam nuk ma jep këtë luks, ani pse jam përballuar fort me "mrekullinë rilindëse" ku po të cenosh fasadën bëhet gjëma por ama nuk ke aspak te drejtë të pyesësh përse mungon qoftë edhe një kokë dushi në tualetet e dhomave të pacienteve.

U ula të shkruar pasi dukshëm qeverisë për të bindur shqiptarët të panojnë shitjen e energjisë elektrike në vlerën 5-fishin më shtrenjtë sa tregu, nuk i ka mjaftuar as recitimi, herë pas here edhe me nota melankolike, i ministrave të tij, as debatet e emisioneve të përpunimit publik, por ka vendosur të dërgojë emisarë edhe në shkollat publike.

Po po. Në shkollat publike, dhe jo tek ata të arsimit të mesëm, ky nxënësit aty janë edhe më të rritur, por tek fëmijët, edhe tek nxënësit e nëntë-trevjeçares, ku shumica prej tyre nuk i kanë mbushur të 14-tat. Në emër të qeverisë shqiptare, punonjës së Bashkisë të Tiranës, apo edhe të institucioneve, shkojnë klasë më klasë për të bindur fëmijët se sa e drejtë është vendimmarrja e qeverisë dhe se edhe ata duhet të ndihmojë për të fituar këtë "luftë të madhe të qeverisë" me energjinë.

Kanë hapur derën, pa pyetur për mësuesen që zhvillon orën e mësimit dhe pa pyetur nëse prindërit janë dakot që fëmijëve të tyre tu bëhej ky moral nga të dërguarit e qeverisë.

Kanë ndërpre orën e mësimit, për të folur për masat e qeverisë në kundërshtim me Kushtetutën dhe me ligjet e këtij vendi. Sipas emisarëve të qeverisë fëmijët duhet të tregohen të tregohen vigjilent edhe ndaj prindërve apo dhe gjyshërve të tyre. Ku ndonjëri syresh harron karikuesin e telefonit në prizë, duhet të jenë pikërisht ata që duhet të heqin karikuesin nga priza, pasi sipas emisarëve kështu do të ndihmonin në kursimin e energjisë elektrike.

Ndoshta dhe ka sa ka ndodhur nuk do më bënte përshtypje e nuk do të shkruaja këto radhë nëse emisarët e qeverisë nuk do të legjitimonin shkeljen e Kushtetutës së këtij vendi dhe ti hakërreheshim një fëmije të mos bënte shumë pyetje se kështu është vendosur nga lart. Kështu u urdhëruan emisarët e qeverisë mbesën time, Ajlën kur ajo ishte ngritur në këmbë për të thënë se ky vendim nuk ishte i drejtë. Alja ishte munduar fort të binte emisarët se ajo kishte një familje të madhe dhe se ato 800 kilovatët do të harxhoheshin që javën e parë të muajit, e nuk ishte e drejtë që pasojat të binin mbi babin dhe mamin që paguanin faturat 5 herë më shtrenjtë.

Por argumentet e fëmije 14-të vjeçar u injoruan nga emisarët duke thënë se kështu është vendosur nga lart e çdo kush duhet të bindej, qoftë edhe fëmijë.

Kur mbesa më tregoi sa kishte ndodhur sot në orën e mësimit, ndjeva dhimbje në shpirt por dhe krenari që Ajla është mbesa ime.
Ndjeva dhimbje se kuptova që ajo aq e vogël jeton me hallet e shtëpisë së saj, por edhe kur është në një institucion mësimor nuk mungojnë emisarët e qeverisë për t'ia kujtuar se familja e saj nuk është në gjendje të paguaj një faturë energjie 5 herë më shtrenjtë.

Ndjeva krenari se kishte pasur kuroja të fliste pikërisht atëherë kur u ishte thënë se kështu është urdhëruar nga lart.

Unë nuk kam forcën për të bindur çdo prind që të kundërshtojë fort atë çfarë po ndodh me fëmijët e tyre, pikërisht në kohën që ato i dërgojnë për ti arsimuar, por ama kam forcë ti lutem kryeministrit të vendit tim, z Rama të ndalë emisarët e tij, të paktën në shkollat e 9-vjeçares.

Kam forcë ti lutem çdo mësuesi, të zbatoj Kushtetutën dhe ligjet e këtij vendit e të mbrojë fëmijët, qofshin këto edhe emisarë të qeverisë.

Neni 38 i Dispozitave Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar thotë se: Ora mësimore është e pacenueshme. Ora e mësimit nuk ndërpritet nga drejtuesit e institucionit, mësuesit e tjerë,punonjës të institucioneve të tjera ose vizitor, përveç lajmërimit të fatkeqësive familjare të nxënësit ose mësuesit ose të lajmërimeve të emergjencës.b) Mësuesi nuk e ndërpret procesin mësimor për të komunikuar me një person tjetër"

Qeveria le të bindë në luftën e saj të madhe me energjinë çdo konsumator të këtij vendi, e është në dorën e tyre të bien heronj të kësaj beteje duke paguar 5-fshin e energjisë elektrike apo edhe të protestojnë për të kërkuar një menaxhim më të përgjegjshëm të krizës energjike, por ju lutem, në këtë luftë mos përshini fëmijët duke vrarë me emisarët tuaj shpirtin e tyre të lirë.

lindita cela kriza energjitike

Sondazh

Poll
Insights 23 Shtator 2022, 11:29 Meri Lika

Për maskarain e korruptuar

Foto ilustruese O “i shtrenjti” politikan i korruptuar: Po të shkruaj këtë letër duke e ditur se nuk do të marr p&eu...

Insights 22 Shtator 2022, 15:09 Enkeleid Llanaj

Para, pa punuar më shumë?!

Foto ilustruese A mund të fitojmë para pa punuar më shumë? Për dembelët kjo do të ishte si të gjenin Gralin e She...

Insights 15 Shtator 2022, 16:46 k.m.

Ku e gjen Rusia shpëtimin?

Vladimir Putin Për të funksionuar reaktorët, centralet kanë nevojë për furnizim të rregullt me karburant bërthamor ...

Insights 14 Shtator 2022, 16:13 Klodian Tomorri

Para ruse apo para korrupsioni nuk ndryshon shumë

Foto ilustruese Kjo historia e lobimit te PD-se se Bashes ne SHBA eshte shume interesante. Ne 20 mars te vitit 2017 lidhet nje kontrate e cuditshme mes Bi...

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje