LIVE UPDATES
Insights

“Të jetosh në ishull” botohet në italisht, Ben Blushi rrëfen si e shkroi: Më mallkuan në xhami...

Pas botimit, kam marrë me qindra kritika, ofendime, sharje, natyrisht edhe përgëzime por në Shqipëri këto të fundit janë gjithnjë me pakicë. Nga shumëica u tha, çudia më e madhe ishte se disa u morën me faktin që si ka mundësi një roman me 407 faqe, të jetë shkruar për 6 muaj dhe disa të tjerë më kritikuan se ndërkohë që unë paguhesha me taksa, sepse isha deputet, i harxhoja ditët ne shtëpi duke shkruar libra. Pra në një kuptim më futën në borxh publik që romanin e kisha shkruar duke u paguar me taksat e shqiptarëve.

21 Shtator 2022, 10:35 Nga k.m.
“Të jetosh në ishull” botohet në italisht, Ben Blushi
Ben Blushi

TË JETOSH NË ISHULL BOTOHET ITALISHT

“Të jetosh në ishull” botohet në italisht, Ben Blushi

Pas shumë peripecive, më në fund romani im “ Të jetosh në Ishull” u botua në italisht nga shtëpia botuese Besa.

Them pas shumë peripecive pasi, këtij libri që doli në vitin 2008, iu deshëm 14 vjet për të shkuar në Itali edhe pse një vit pas botimit, ishte i përkthyer italisht nga Ada Prizreni, të cilën e falëndëroj shumë që arriti të kthejë në një gjuhë tjetër, koloritin mesjetar të Shqipërisë së shekullit 17.

Në përgjithësi unë kam qenë indiferent për të gjetur tregje dhe lexues jashtë Shqipërisë dhe ky botim nuk do ishte i mundur, pa një ndërhyrje dashamirëse të Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit në Tiranë.

“Të jetosh në Ishull” është romani im i parë, të cilën e kam shkruar për gjashtë muaj duke punuar më shumë se 5 orë në kompjuter pa pushim dhe shpesh pa dalë nga shtëpia për ditë të tëra. Ky libër ka jetuar me mua për shumë vite duke më munduar vazhdimisht, derisa rrethanat politike të vitit 2007 e sollën që unë të bëja një pushim të gjatë nga debatet e ditës dhe të nisja ta shkruaja me një pasion që nuk e kisha njohur kurrë më parë.

“Të Jetosh në Ishull”, është produkt i nevojës sime torturuese për tu bërë shkrimtar.

Pas botimit, kam marrë me qindra kritika, ofendime, sharje, natyrisht edhe përgëzime por në Shqipëri këto të fundit janë gjithnjë me pakicë. Nga shumëica u tha, çudia më e madhe ishte se disa u morën me faktin që si ka mundësi një roman me 407 faqe, të jetë shkruar për 6 muaj dhe disa të tjerë më kritikuan se ndërkohë që unë paguhesha me taksa, sepse isha deputet, i harxhoja ditët ne shtëpi duke shkruar libra. Pra në një kuptim më futën në borxh publik që romanin e kisha shkruar duke u paguar me taksat e shqiptarëve. Kur fola për peripecitë e këtij libri për të kaluar Adriatikun, kisha parasysh pikërisht fushatën e dhunshme që shoqëroi botimin e tij. Kam përshtypjen “Të Jetosh në Ishull” është mallkuar me zë nëpër xhami pa dyshim, më heshtur ndoshta nëpër kisha dhe me shumë ulërima në kafenetë e Tiranës.

Shumica e islamikëve profesionistë të Shqipërisë nuk lanë asnjë fjalë pa shkruar për ta demonizuar, derisa detyruan disa komunitete muslimane të deklaroheshin kundër, për shkak se sipas tyre, ai kishte cënuar rëndë parimet e fesë islame. Me aq sa më kujtohet, nga kjo mori fletërrufesh, më e plota dhe më e detajuara, e shkruar në formë disertacioni 15 faqe, ishte një deklaratë e Komunitetit Musliman të Elbasamit, që pasi analizonte të gjitha fjalitë e mia për Profetin Muhamed dhe Islamin, u bënte thirrje muslimanëve të këtij qyteti të mos më votonin si deputet në zgjedhje. Ato zgjedhje në fakt u fituan dhe unë nuk e llogaris dot dëmin që kjo thirrje pati në qytet. Por meqë jemi në kontekstin e luftës më Iranin, dua të kujtoj se disa muaj pas botimit të librit, Ministria e Jashtme e Iranit, shpërndau një deklaratë përmes Ambasadës në Tiranë, ku unë konsiderohesha një armik i këtij shteti, çka më mërziti, sepse e kisha dhe e kam të pamundur të udhëtoj në atë vend të mrekullueshëm dhe aq interesant. Është e kotë të them, se të gjithë ata që e dhunuan, e shanë, e shqyen apo e pëlqyen u përdorën nga vetë libri si agjentë tregtarë. Libri u shit si një trakt, u kthye në një thashethem si manual fetar dhe qarkulloi dorë më dorë si një tekst alternativ i historisë së Shqipërisë.

Në një kuptim librin e shitën armiqtë e tij.

Më vjen keq të them se nëse “Të Jetosh në Ishull”,do ishte botuar sot, dhuna mbi të dhe mbi mua do ishte disa herë më e madhe, kjo jo vetëm për shkak të rrjeteve sociale që janë kthyer në një poligon kolektiv, por edhe për shkak se Shqipëria e sotme është një vend shumë më intolerant në pikëpamje fetare. Në vitin 2008 Facebook, Innstagram dhe portalet që furnizohen prej tyre, ishin armë me pakicë dhe nuk vrisnin dot asnjeri në distancë. Meqë është hera e parë që unë shkruaj për një nga librat e mi, duhet të shpjegoj pak më shumë. Të Jetosh në Ishull, flet për konvertimin e shqiptarëve nga të krishterë në muslimanë në shekujt 16,17.

Megjithëse është kryekëput një fiction dhe si i tillë ka patur lirinë e mjaftueshme ta përshkruajë historinë, ngjarjet dhe personazhet si të dojë, libri i referohet shumë fakteve historike, që nga raporti i veshtirë miq-armiq i Skënderbeut me vjehrrin e tij të plotëfuqishëm Aranit Komneni, tek rinia prej cubi e Ali Pashë Tepelenës, nga aventurat e profetit çifut të muslimanizuar Sabatai Zevi që vdiq në i internuar nga Sulltani në Berat, nga kryengritjet e jenicerit shqiptar Halil Patrona e deri tek djegja e parë e Voskopojës në vitin 1769.

Të jetosh në Ishull, tregon bashkëjetesën mes muslimanëve të parë shqiptarë dhe të krishterëve brenda një fshati, brenda një lagje dhe brenda një familje.

LIbri tregon praktikisht , se si mund të bëhesh musliman duke njohur dhe zbatuar pesë parimet themelore të Islamit dhe pastaj vuajtjet që mund të pësosh nga kjo zgjedhje, përfshi edhe vuajtjet që ti mund ti shkaktosh të tjerëve për shkak të kësaj zgjedhje.

Të bëhesh musliman sot, pas një praktike rutinë në cdo xhami të Shqipërisë është një gjë normale që nuk cudit askënd, por të ktheheshe musliman në Shqipërinë e krishterë dhe të pushtuar nga turqit në shekujt 16, 17 ishte një sakrificë e madhe.
Si në shumicën e vendeve të vogla të botës, pushtuesit janë bashkëautorë të historisë sonë.

Për shkak të tyre kemi heronj,tradhtarë dhe ngjarje.

“Të Jetosh në Ishull” përshkruan mënyrën sesi jetonin dhe bashkëjetonin me njëri-tjetrin, si në ishuj të izoluar, muslimanët e rrethuar me të krishterë dhe të krishterët e rrethuar nga turqit në territoret shqiptare të kohës.

Kjo është arsyeja pse romani quhet “Të Jetosh në Ishull”.

Botimi italisht, ishte një nxitje për t’iu kthyer këtij libri, me të cilin janë të lidhura shumë kujtime të miat.

ben blushi

Sondazh

Poll
Insights 15 Shtator 2022, 16:46 k.m.

Ku e gjen Rusia shpëtimin?

Vladimir Putin Për të funksionuar reaktorët, centralet kanë nevojë për furnizim të rregullt me karburant bërthamor ...

Insights 14 Shtator 2022, 16:13 Klodian Tomorri

Para ruse apo para korrupsioni nuk ndryshon shumë

Foto ilustruese Kjo historia e lobimit te PD-se se Bashes ne SHBA eshte shume interesante. Ne 20 mars te vitit 2017 lidhet nje kontrate e cuditshme mes Bi...

Insights 5 Shtator 2022, 11:24 Ben Blushi

6 shtator, hapet ekspozita për Ukrainën

Foto ilustruese Duke përshkruar Ukrainën, mendoja se arsyeja pse ky vend nuk është pushtuar nga Perëndimi, janë fushat e paf...

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër