LIVE UPDATES
Insights

Para, pa punuar më shumë?!

Nëse shpezojmë më pak se sa të ardhurat, pa qenë nevoja të na e thotë një ekonomist, çdo familje e di, që do t’i mbeten ca kursime. Çështja është si mund t’i rrisim kursimet pa punuar më shumë!? Thelbi mbetet rritja e të ardhurave. Kjo mund të ndodhë, por jo aq shpesh sa shpenzojmë dhe jo aq shpesh sa ndryshojnë çmimet.

22 Shtator 2022, 15:09 Nga Enkeleid Llanaj
Para, pa punuar më shumë?!
Foto ilustruese

A mund të fitojmë para pa punuar më shumë?

Për dembelët kjo do të ishte si të gjenin Gralin e Shenjtë. Për nikoqirët, çelësi i një shtëpie dhe jete të sigurtë. Për ekonomistët, diçka që mund të ndodhë, me fare pak, po shumë pak lëvizje. Dhe vetëm, me një gjest. Quhet kursim! Ekonomistët i shikojnë njerëzit si qenie që ndajnë jetën mes punës dhe kohës së lirë (argëtimit). Nga puna krijojmë të ardhura, ndërsa në kohën e lirë shpenzojmë.   

Nëse shpezojmë më pak se sa të ardhurat, pa qenë nevoja të na e thotë një ekonomist, çdo familje e di, që do t’i mbeten ca kursime. Çështja është si mund t’i rrisim kursimet pa punuar më shumë!? Thelbi mbetet rritja e të ardhurave. Kjo mund të ndodhë, por jo aq shpesh sa shpenzojmë dhe jo aq shpesh sa ndryshojnë çmimet.

Sot bota është e përfshirë nga një krizë inflacioniste, e shkatuar nga shtrenjtimi i energjisë dhe oferta e kushtëzuar në treg. Rritja e çmimeve, sidomos ushqimeve, kudo ka kaluar 10 përqindshin dhe ekonomitë po kërcënohen nga recesioni, duke e bërë të parashikueshme edhe humbjen e vendeve të punës. Edhe Shqipëria është prekur nga kjo valë dhe ankorimi në uëjra të qeta do të dojë kohë, mund dhe kosto.

Pra, në perspektivë rritja e të ardhurave, hë për hë, nuk është opsion. A kemi mundësi ne t’i menaxhojmë më mirë pasojat/dëmet, pse jo edhe të sigurojmë, duke kursyer, pikërisht në këto kohë të ngucta, ca të ardhura?

Sfida më e madhe mbetet energjia. Agjencitë qeveritare dhe disa ente të lidhura me energjinë kanë publikuar disa këshilla, në dukje të vogla.

PSh. nëse fikim/nuk përdorim 2 llamba 20 watt për 4 orë në ditë, në familjet tona, kemi kursyer 58.4 kwh duke kursyer 654 lekë në vit. Duken pak, por shikojeni ndryshe: më mirë t’i keni këto para në portofolin tuaj apo të t’i marrë dikush tjetër!?

Duke kursyer këtë shumë të vogël, kemi parandaluar edhe disa shpenzime të tjera shumëfish më të mëdha, të cilat janë barrë e rëndë. Entet kanë llogaritur se nga kursimi 1% i energjisë në vit, kursehen rreth 3.34 mld lekë (28 milionë euro). E kundërta ndodh nëse do ta konsumonim këtë 1 %, atëherë duhet të nxjerrim shtesë nga xhepi, të gjithë bashkë 28 mln euro. Nëse do të llogarisim që çmimet e importit janë gati 10-fishuar, atëherë qeveria, për të mos e ndërprerë furnizimin me energji në familje, do të duhet të shtojë ndjeshëm shumë para, që sigurisht do të merren nga buxheti ynë i përbashkët, i krijuar nga taksat dhe pagesat tona. Pra, i bie që të kemi humbur jo vetëm atë 654 lekëshin në vit, por që duhet të paguajmë edhe para të tjera shtesë, nga xhepi ynë, sigurisht. E në mos pagofshim para për të tjera të mira publike, si shkolla, rrugë etj, e njëjta shumë do të na mungojë në vitet pasardhëse.

Thjesht kemi shtyrë pak krizën, për të krijuar një tjetër krizë më të madhe në të ardhmen që s’do të jetë aspak e largët, ndoshta 1 vit larg.

Sot një familje konsumon mesatarisht 280 kwh orë energji elektrike në muaj. Sipas të dhënave të kryqëzuara nga INSTAT (Anketa e Familjes) dhe ERE (Entit Rregullator i Energjisë) rreth 5 % e buxhetit të një familjeje, që i përgjigjet një shpenzimi prej rreth 4 mijë lekësh (shifrat janë të rrumbullakosura), përdoret për të blerë energjinë e konsumuar. Sikur vetëm 1 % energji të përdoret më pak, çdo familje  e kupton vetë forcën që ka paraja e kursyer.

Një mendje cinike mund të thotë: Po sikur t’i fiknim të gjitha llambat e të rrimë fare në errësirë, se ndoshta kështu mund të kursejmë edhe më shumë para?!!

Ekonomistët e japin përgjigjen duke pasur parasysh dobinë. Sipas tyre, dobia është kriteri pse konsumatori zgjedh të konsumojë një produkt dhe ajo përcakton shkallën e kënaqësisë nga përdorimi i një malli.

Thirrjet për kursim nuk duhet të merren e të kuptohen si mungesë e energjisë. Sipas Qeverisë, energjia në asnjë rast nuk do të mungojë, por do të jetë më shtrenjtë, sigurisht vetëm për ata që do të shpenzojnë mbi fashën 800 kwh, vendosur si masë kursimi. Ndaj, qoftë edhe fikja e dy llambave, është një gjest i thjesht që bën racionale dhe efikase paratë tona. Nëse abazhuri ynë ka pesë llamaba dhe ne i fikim të paktën dy prej tyre, nuk e humbasim dobishmërinë, sepse ende mund të shikojmë, lexjomë dhe të orientohemi mjaft mirë, me tre të tjerat të ndezuara. Thjesh nuk jemi më aq snob, do të thoshin ekomistët, kur kategorizojnë këtë lloj kosumatori. Ndaj, duhet të pyesim veten, a është kjo koha për të qenë snob?!

...

Një tregtar vaji po falimentonte. Por bashkëshortja, çdo vit, kishte kursyer nga të paktën një enë 1 litroshe nga prodhimi, pa dijeninë e tij. Ajo e dinte se nëse burri do ta kishte këtë sasi vaji në dispozicion për çdo vit, do ta shiste i prirur nga fitimi i momentit dhe jo nga një kursim i duhur për të ardhmen. Kur ai nuk kishte me likuididet dhe ndjehej në gjendje të mjerueshme financiare, i befasuar nga supriza që i zbuloi e shoqja, arriti të shesë vajin e kursyer çdo ditë, duke shpëtuar kështu nga falimentimi.

Kur e tregoi këtë ngjarje me krenari për gruan e tij e mendjeprehtë dhe nikoqire te një mik tregëtar kalendarësh, bashkëshortja e këtij të dytit u vu në sedër. Fshehurazi tij, nisi edhe ajo të hiqte kalendarë mënjanë, çdo vit. Kur edhe të shoqit të saj i trokiti kriza në derë, ajo i tregoi se kishte kursyer plot kalendarë. Por a mund të shiste ai kalendarë të viteve të kaluara?! Nga ky veprim irracional ai pati kosto jo vetëm fitimin e munguar, por garantoi edhe borxhe për të ardhmen, nëse i shoqi do të vijonte aktivitetin.

...

E tregova këtë anekdotë si një metaforë të tërë për t’ju thënë se ne nuk mundemi të shesim kohën e shkuar! E tashmja mund të shpenzohet në mënyrë efikase dhe racionale dhe jo për snobizëm. Duke kursyer çdo gjë, pa cenuar cilësinë e jetës (duke mos i fikur të gjitha dritat e abazhurit, por vetëm dy) ne kemi mundësi të blejmë një të ardhme. Ekonomistët e shpjegojnë me vlerën në kohë të parasë.

Kaq na kërkohet të bëjmë sot, kur kriza e energjisë nuk është çështje vetëm e qeverive, por një çështje që prek drejpësëdrejti buxhetet tona familjare.

Financial Times, në një nga shkrimet e tij kryesore, tregonte se si italianët me këshillat e fizikantëve dhe inxhinierëve e jo më vetëm të nënave, mësuan ta gatuajnë ushqimin e tyre më të preferuar, makaronat, duke fikur edhe sobën një farë kohe. Nga ne kërkohet vetëm të ndryshojmë pak rutinën, fare pak punë, vetëm me disa gjeste të vogla por shumë fitimprurëse.

Në faqen zyrtare e në mediat sociale të KESH-it, jepen edhe disa këshilla të tjera, se si të kursejmë energji vetëm me disa veprime racionale, që po ta mendojmë për pak, kuptojmë që mund t’i kemi kryer krejt kot. P.Sh., sikur kondicioneri të qëndrojë ndezur 1 orë më pak, mund të kursejmë 7360 lekë në vit. Nëse mikrovalën nuk e përdorim dy herë në ditë do të kursenim edhe 818 lekë të tjera.

E nuk janë pak, po t’i mbledhësh të gjitha, në fund të vitit.

Dy drita më pak ndezur, 1 orë kondicior më pak, heqja e karrikuesve nga priza kur s’janë në përdorim... i afrohen një 10 mijë lekëshi të kursyer në vit, me të cilat mund të blesh të paktën një dhuratë të denjë për fëmjën tënd. Dimri po vjen! Duhet më shumë energji për t’u ngrohur, ndërsa dhe viti i ri po afron e mos harroni, duhet menduar edhe për dhuratat. Ju mund t’i keni paratë, pa punuar më shumë, thjesht me një gjest të vogël kursimi!

enkeleid llanaj kursimi

Sondazh

Poll
Insights 15 Shtator 2022, 16:46 k.m.

Ku e gjen Rusia shpëtimin?

Vladimir Putin Për të funksionuar reaktorët, centralet kanë nevojë për furnizim të rregullt me karburant bërthamor ...

Insights 14 Shtator 2022, 16:13 Klodian Tomorri

Para ruse apo para korrupsioni nuk ndryshon shumë

Foto ilustruese Kjo historia e lobimit te PD-se se Bashes ne SHBA eshte shume interesante. Ne 20 mars te vitit 2017 lidhet nje kontrate e cuditshme mes Bi...

Insights 5 Shtator 2022, 11:24 Ben Blushi

6 shtator, hapet ekspozita për Ukrainën

Foto ilustruese Duke përshkruar Ukrainën, mendoja se arsyeja pse ky vend nuk është pushtuar nga Perëndimi, janë fushat e paf...

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend