LIVE UPDATES
Insights

Liria e Medias, mes arrogancës së mbi-Pushtetit dhe mjerimit të Opozitës!

Shqiptarët janë gjithashtu shumë koshient që ashtu si edhe pushtetet e tjera (përfshirë Kuvendin e Gazëve dhe Zengjineve), edhe liria e Medias në Shqiperi nuk vjen nga Marsi dhe as nga Finlanda, por është produkt i kësaj shoqërie sekserësh, që (jo në pak raste gjatë 35 vitesh), politikanët ose pronarët e vërtet të Medias, e kanë (sh) përdorur pushtetin e kamerave për interesat e oligarkisë si dhe për mbajtjen me çdo çmim të pushtetit. 

14 Gusht 2025, 16:11 Nga Gjeneral Piro Ahmetaj
Liria e Medias, mes arrogancës së mbi-Pushtetit dhe mjerimit të
Gjenerali Ahmetaj

TIRANË- Fundjavën që lamë, përveç temperaturave në rritje, Shqiptarët u përballën nga një llavë lajmesh dhe ulërimash mediatike, thua sikur: “në periferi të Tiranës kishin zbarkuar/desantuar trupat Ruse”!  

Për shkak të bindjeve, formimit dhe qasjes jo-populiste: “nuk do të doja të shprehja solidaritet bollshevik as me ish-qirambajtësit e godinave në fjalë, as me pronarët e rinj (ndërmarrja e prodhimit të armatimit); por as do i bashkohesha kujës së çdo derdimeni/e, duke pretenduar  pronësinë e të vërtetës shteruese”.

Gjithësesi në vijim po përpiqem të ndaj disa konsiderata të ftohta (strategjike), pra përtej arragancës dhe prapagandës që vjen nga fuqia e mbi-Pushtetit si dhe përtej mjerimit të opozites së përdhunuar në 11 maj.

Së pari, s’ka nevojë për të qënë i gjithëdituar, as për të lodhur Presidentin e pa-punë, as për protagonizmin e Spiropalit, as për strategun e revolucioneve të lule-Muleve, as për lajthitjet nga pleqëria të Pilinçëve dhe as për bejtet e Gjekmarkajve, pasi: “është e mirë-ditur në gjithë globin, përfshi në fisin Zulu që Media është jo vetën ndër 4 pushtetet, por edhe që liria e Saj përbën themelet e demokracisë Euroatlantike si USA dhe gjithë Europa”, çka për 35 vjet edhe Ne përpiqemi (në vënd numuro) ta bëjmë Shqipërinë, apo Jo ? 

Shqiptarët janë gjithashtu shumë koshient që ashtu si edhe pushtetet e tjera (përfshirë Kuvendin e Gazëve dhe Zengjineve), edhe liria e Medias në Shqiperi nuk vjen nga Marsi dhe as nga Finlanda, por është produkt i kësaj shoqërie sekserësh, që (jo në pak raste gjatë 35 vitesh), politikanët ose pronarët e vërtet të Medias, e kanë (sh) përdorur pushtetin e kamerave për interesat e oligarkisë si dhe për mbajtjen me çdo çmim të pushtetit. 

Sa për ta ilistruar, besoj jo rastësisht, pronarët e vilave mbi milion € në gjirin e Lalsit, rrethinat e Tiranës, rivierën e Bregut, etj në shumicën dërrmuese (pra me përjashtime të rralla), janë ose të politikaneve të regjur, si dhe automatikisht të pavdekshëm, ose të (ish/aktual) pushtetarëve të lartë, ose të sekserëve, përfshi përfaqësues me Zë të Medias rrotull apo në shërbim të tyre. Edhe këtë e dine fare mirë shqiptarët. 

Thënë edhe më qartë: “nëse për çfardo arsye, Pushteti dhe komuniteti i Medias nuk ka fyqi për mbrojtur të drejtat e Saj/Tyre, kurrësesi nuk mund të mbrojë qytetarët, interesat publike, kauzat e shoqërisë, vlerat dhe starndartet e demokracive perëndimore”.  

Për në rastin konkret apo çdo tjetër, nëse Media dhe komuniteti mediatik, pra gazetarët me integritet profesional, mbrojtjen e të drejtave të Saj/tyre ja besojnë Opozitës se vetë-diskretituar në 2021 (kur me zvarritje dhe buzagas ri-emëruan me vota të vjedhura mavro-Lulin); ose opozitës së përdhosur në betejën për bravat në 8 Janar 2022, apo dhe Opozites së përdhunuar në 11 Maj: “kjo do ishte jo vetëm kauz e humbur me turp, një dorëzim pa kushte, por edhe fundi qesharak i medias së lirë”! 

Për më keq akoma, e keq-shpërdoruar nga “bravambajtësit e opozitës vulëhumbur”, pra duke e krahasuar rastin në fjalë me: “mbylljen e televizionit Agon Channel; apo me datën e varjes së poetit të martirizuar Avzi Nela si dhe me kujën se “mos na var Xhebrail Rama” mbasi të mirajojë kodin e Ri penal”, etj brockulla delirante si këto…, “jo vetëm që nuk do të shërbente për ndonjë zgjidhje relevante, por do ta diskretitonte besueshmërinë dhe integritetin e medias në tërësi, si dhe  do ta bënte edhe qesharake në syte e publikut”. 

Së dyti, edhe pa u thelluar në fakte serioze si dhe me gjithë respektin për gazetarët profesionist, mund të shtoj se për rastin në fjalë: “nuk e gjej kurrësesi si sulm barbar mbi median dhe as vrasje e fjalës së lirë”.  Kjo jo për tu “berë avokat vullnetar”, por pasi (besoj jo i vetëm) se në epokën/gjeneratën diçitale, fuqia e medias nuk janë muret, bravat dhe as kolltuqet nëper studio. Thënë këtë, vrasja apo dhe prangosja e lirisë së medias është mision i pamundur edhe për Autokratet që vetë-zgjidhen nga demokracitë burokratike. 

Ndërsa duke u thelluar në prova zyrtare: “nuk e gjej as akt terrorist, as dalldisjen e radhes nga fuqia e mbipushtetit, por as arsye të kujës turpëruese të Opozites së/si Pilinçëve” pasi pronarët e medias në fjalë, jo vetëm që para 3 vjetësh (2022) u kishte përfunduar kontrata e qirasë, por edhe në tre shkallet e gjykatave (Administrative, Apelit dhe e Lartë) kishin humbur edhe masën e përkohshme të sigurisë për të vijuar aktivitetin në këto ndërtesa shtetërore. Nëse gazetarët, apo çdo  i/e punësuar nuk kanë dijeni, përgjegjësinë do duhet ta kërkojmë te punëdhënesi dhe jo te Policia apo strukturat e tjera shtetërore që vetëm kryejnë detyrën duke zbatuar vendimet e 3 Gjykatave dhe urdhrat e zinxhirit të Komandimit. 

Ndërsa, përtej devijimeve cinike nga faktet zyrtare, nuk mund të mos e them që akomodimim e “ndërmarrjes së prodhimit të armatimeve moderne”, e gjej  brenda legjitimitetit dhe përgjegjesisë që ka Shteti për ti ngritur një infrastrukturë dinjitoze edhe për parnerët strategjik (USA/NATO).

Për më tepër ashtu si kam përshëndetur marreveshjen me Kroacinë, Kosovën dhe RSh në fushën e mbrojtjes, rritjen 2 % të buxhetit, ndërtimim e bazës Ajrore të Kuçovës, etj edhe për këtë rast, kam dhe do të vijoj të mbështes modernizimin e fuqisë/aftësive ushtarake të FARSh për mbrojtjen integritetit dhe interesave kombëtare. 

Po ashtu, do ishte e padrejte mos të shpreh edhe revoltën për paragjykimet (nuk na thonë emrin e drejtuesi në terren, apo pse kush/epror i ka dërguar në këtë detyrë, etj broçkulla) por dhe të përsëris solidaritetin dhe mbështetjen për korrektesën shembullore në ushtrimin e detyrës së Policisë Shtetit, si dhe respektin për integritetin e spikatur të Drejtorit të Përgjitshëm, Drejtuesit Madhor z. Ilir Proda.   

Së treti, përsëris se arroganca e mbi-pushtetit si p.sh në Theth, duke i shkatërruar (mbasi ok/vjelur nga pushtetarët/sekserët lokal) si dhe share te pragu Kishës deri “për robt e shtëpisë Shaljanët”; rotacioni administrativ i pushtetit, çlirimi i shumë-duhur i hapësirave publike, por në pikun e turizmit (!!) etj janë jo vetëm fillimi i instalimit të regjimit të Udhëheqësit Suprem, por edhe prova e përdhosjes së Parlamentit,  balancave të pushtetit, opozitës, si dhe shtetit të korruptuar në çdo hallk.

Nga ana tjetër, përpjekjet delekuente të “Opozitës së borderosë së Kuvendit” për të devijuar nga përgjegjësitë e humbjes turpëruese të 11 Majit (e 4-ërta radhas) si dhe mashtrimet mëkatare për ri-nisjen e revolucionit alla “Luli-Muli-Pilinçi“, do skaliten si funerali poshtërues i PD-së, por në të njejtën kohë edhe si nje rrezik kombëtar për perspektivën Euroatlantike të Shqiptarëve. 

Më këtë rast përsëris neverinë, jo vetëm per listën e para pas/lackosur si dhe përdhunuar në 11 maj (me 42 deputet (sa½ e kundërshtarit/83) pa përfshirë kryetarët e partive pa votues, por me shumë dengla dhe mëkate), si edhe ndaj një skalioni kamikazësh, që për të demostruar besnikërinë “deri në vdekje me Baba Saliun”, përpiqen të devijojnë të vërtetën JETIKE që ka e djathta/PD, pra: “para se të merreni me të drejtat e Medias, Pilinçit, apo të ILGPT-së, etj, duhet të clirojmë Partinë Demokratike nga një sekt pushtuesish të papërgjegjshëm, ish-zyrtar të korruptuar deri në mekat si dhe të paditur deri për mëshirë”!  

Në shtesë, përsëris domosdoshmërinë ulëritëse që ka e djathta/PD si dhe përkushtimin për të kontribuar në një proçes radikal (Jo aspirina dhe as retushime burokratike), të gjithanshëm dhe gjithpërfshirës transformimi të qasjes, leadershipit, strukturave, kohezionit mes demokrate/ëve si dhe besimit me qytetarët dhe parnerët strategjik, ShBA, NATO dhe BE. 

gjeneral piro ahmetaj

Sondazh

Poll
Insights 13 Gusht 2025, 16:06 Irena Beqiraj

Kur regjimi sundon me anë te ligjit!

Irena Beqiraj TIRANË- Nje debat interesant është zhvilluar pak kohë me parë mbi faktin a kemi një diktaturë liberale n&e...

Insights 22 Korrik 2025, 07:38 Ben Blushi

A do prishet Muri i Berlinit në Tiranë

Foto ilustruese TIRANA- Sikur të isha një guidë turistike do i tregoja turistëve një mur që ndan dy rrugë në mes t&...

Insights 16 Korrik 2025, 11:15 Elona Caslli

Vetmia e fjalëve të duhura

Dom Vlash Palaj TIRANË- Në jetë ka disa lloj vetmish. Një prej tyre është edhe vetmia e fjalëve të duhura. Në ...

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend