Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Heshtja e tyre është indikacion i sëmundjes që e ka kapluar. Sëmundja e injorimit të qytetareve. E ndjejnë vehten të fuqishme, të patrazuara, të sigurta.
A duhen publikuar eksperiencat personale?
Mendoj se po! Kur institucionet nuk përgjgjen, qëndrimet e tyre duhen bërë publike.
Heshtja e tyre është indikacion i sëmundjes që e ka kapluar. Sëmundja e injorimit të qytetareve. E ndjejnë vehten të fuqishme, të patrazuara, të sigurta.
Por unë mendoj se është detyrë shoqërore e kujtdo që të zgjojë tek njërzit ndjenjën e drejtësisë dhe të ndëshkueshmërisë. Të shfrytëzojnë sa më shumë mundësitë që demokracia ofron
Dikush mund të mendojë: si ju zoteri, me kaq vite në kurriz e bëni publik një shqetësimin tuaj, personal!
Në fakt asnjë shqetesim nuk është personal, kushdo që hesht i bën dëm të madh shoqërisë!
Që në vitin 1620, në Angli populli kishte të drejtë të bënte letra në parlament dhe të ngrinte sheqtesime!
400 vjet më parë!
Dhe këto letra dhanë një kontribut të shquar në demokratizimin e atij vendi, duke bërë fillimet e një demokracie që vit pas viti e ktheu Anglinë në vendin e parë me demokrat të kohëve moderne*
Heshtja nuk i sherben demokracisë, i sherben vetëm forcimit të dikatures.
“Njerës, jini vigjilentë”, ka thënë Julius Fucik
Nëse krahasojmë funksionimin e Institucioneve deri në vitin 2005, ndofta deri në 2007, me bunkerizimin që kanë sot, kupton sa shumë kemi rrëshqitur në diktaturë. Në periudhën 1996-2005 mund të takoje këdo funksionar, kushdo të priste dhe të sqaronte për problemet.
Në këtë periudhë lindën disa shoqata interesi të cilat arrinin të transmetonim shqetësimet deri lart. Sot nuk ka më të tilla, ato lindën në vitin 2000 dhe filluan të vdesin rreth vitit 2005!
Tani ka ardhe dita e : “O Mete, për vehte”, sic thotë populli në jug!!
Për të kuptuar cfarë institucionesh bunker ka Shqiperia, po e ilustroj më një shembull!
Per shkak të lidhjeve që kam me fshatin Qeparo, duke qënë se ky fshat është në listën e monumenteve, që në korrik 2022 kam bërë aplikim, për një licencë të thjeshtë inxhinjeri restaurator. Në nëntor u miratua aplikimi dhe më erdhi kërkesa të kryeja pagesën respektive. U krye pagesa brenda ditës dhe me pas…..ra heshtja !!! Fillova të bëj aplikim pas aplikimi online, në 15 shkurt i jam drejtuar me letër Ministres përkatesë. Si rezultat asgjë. Përgjigja e sekretares së Ministrisë znjsh Bruci ishte shumë pompoze:
« Institucioni jone ka procedura respektive…etj etj..
Kjo vonesë justifikon edhe faktin që në treg la një nr të kufizuar Licencash, të cilat nuk kam as deshirën as mundësinë ti paragjykoj!
Pse duhet të jetë kaq e munguar dhënia e Licencave të këtij lloji nga ITKT? Cfarë kërkon Ministrja nga aplikuesit që nuk i miraton brenda afateve, për më tepër as dënjon të përgjigjet?
Kur ke 40 vjet eksperience pune, je pedagog, je me titull Doktor Shkencash, në jetën tënde të gjatë të punës ke bërë disa objekte ristrukturim, si edhe me dhjetra projekte konstruktive, ti mendon se kjo do jetë një rrugë e thjeshtë që do dojë një praktike formale, me kohezgjatje 2-3 mujore.
Nisur edhe nga fakti që Institucionin e Ministrisë së Kultures e drejton një vajze e re, me formim evropian, që di të vishet bukur dhe me stil, me paraqitje moderne dhe të kuruar!
Dhe me profesion të afërt me profesionin tend.
Ndërkohë që marrja e një Licence, pranë Ministrisë së Ndërtimit është një procedurë e thjeshtë, falë specialistëve të mrekullueshem që punojnë në këtë institucion, nuk ndodh kjo situatë në Ministrinë e Kulturës
Edhe vetë aplikimi për këtë Licencë në e-albania është më se i sofistikuar, më se i vështirë, ndryshe nga aplikimet e tjera, të thjeshtuara dhe përmirësuara shumë në këtë platformë.
Zonja Ministre
Pse kaq shumë burokraci në institucionin tuaj?
Pse është kjo mungesë e theksuar respekti ndaj profesionistëve të njohur të këtij vendi, një ndër të cilët mendoj se jam edhe une! Pse ky narcisizëm zonja Ministre! Kemi edukuar disa breza studentësh dhe inxhinjerësh në jetën tonë, kemi një eksperiencë të gjatë pune si në Shqiperi ashtu edhe jashtë saj dhe na detyroni të kërkojmë rrugë komunikimi jo ligjore, për të thyer heshtjen tuaj mitike!! Kush është modeli që ju kini në jetë e nderuar vajzë? Si vajzë e edukuar në perëndim, nuk besoj se këtë praktikë ju ka mësuar shkolla? Që të refuzoni të modernizoni një institucion të kalbur? Dhe të heshtni kur profesionstët ju drejtohen me kërkesa!
Një vend përparon nëse respektohen profesionistët e tij nga Institucionet! Në të kundërt kthehet në diktaturë edhe ne prapambetje! Zhvillimi dhe progresi janë bashkëpunim i brezave, nuk mundet një njeri i vetëm, Ministër apo edhe me lart të refuzojë eksperiencat.
Shpresoj se me këtë shkrim do hedh një rreze drite mbi mëndjet e ndryshkura të njerëzve që nuk e kuptojnë realitetin ku jetojnë.
Edi Rama, Elisa Spiropali dhe Benet Beci Rrethimi i parë i Shkodrës moderne ndodhi në fillim të shekullit të kaluar. Në 8 tet...
Posterat e Ramës Portretizimi i dy lidereve te opozites shqiptare si dy te burgosur, si te denuar ne Gjykaten e Hages, si te penduar te Cosa Nostras, ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i është rikthyer fushatës me një ritëm tjetër pas operacionit. Madje ka harruar edhe prem...
Lutfi Dervishi Pse shkon në Kishë, kur t’i nuk beson në Zot? Zoti, nuk voton, por kardinalët po,- u përgjigj politikani...
Jeta Dedja Një profesoreshë na kishte siguruar një trajnim falas me një nga emrat më të njohur të një rryme të...
“Stare Decisis et Non Queita Movere” është një maksimë antike nga latinishtja që do të thotë qëndroi asaj ...
10-Janë bërë shumë të parashikueshëm. Edhe pa hapur gojën, gjithkush thuajse e di se çfarë ka për të ...
Artan Kristo Pse do ta votoja Arlind Qorin? - Sepse kemi nevoje per ndryshim. Partite e vjetra jane konsumuar dhe tashme prodhojne me shume se çdo ...
Sabahate Byci KU NA MBETËN NORMAT - Ç’PO BËHET ME VLERAT Me Rrespekt të paparë e shtrroj pyetjen: A FYHET KR...
Klodian Tomorri Nga Klodian Tomorri: Nje tjeter perle Tek ligji i ri per tatimin mbi te ardhurat eshte zgjeruar gama e shpenzimeve te pazbritshme per efe...