LIVE UPDATES
Insights

Shqipëria ka nevojë për shtëpinë e saj në Davos

Ka ardhur koha jo vetëm të trokasë në shtepitë e shteteve të tjera me prani në Davos, por të hapë derën, të shtrojë sofrën dhe t’i ftojë të tjerët në shtëpinë e saj.

31 Mars 2026, 15:14 Nga Diana Mjeshtri

Shqipëria ka nevojë për shtëpinë e saj në Davos

Çdo janar, vendimmarrësit e botës mblidhen në Alpet zvicerane, në Davos. Shqipëria mbërrin si e ftuar. Por kjo nuk i shkon një vendi që ka bërë mikpritjen pjesë të DNA-së kombëtare. Ka ardhur koha jo vetëm të trokasë në shtepitë e shteteve të tjera me prani në Davos, por të hapë derën, të shtrojë sofrën dhe t’i ftojë të tjerët në shtëpinë e saj.

Pesë ditë. Aq zgjat çdo vit Forumi Ekonomik Botëror në Davos. Tre ditë më shumë se çuditë në Tiranë. Pesë ditë gjatë të cilave kryeministra, presidentë, anëtarë të familjeve mbretërore, drejtues të bankave, fondeve sovrane dhe arkitektë të politikave globale mblidhen në një qytet të vogël malor dhe vendosin — formalisht dhe joformalisht, në sallat e konferencave dhe në korridoret e ngrohta pas tyre — se ku do të rrjedhë kapitali, cilat vende do të marrin vëmendje dhe cilat do të mbeten në periferi.

Vendimet më të rëndësishme që merren në ato korridore nuk shpallen kurrë me bujë në njoftime për shtyp. Rishfaqen muaj më vonë në rrjedhat e kapitalit, në kontrata infrastrukturore, në negociata me Bashkimin Europian që përshpejtohen ose zvarriten pa zhurmë, në fondet sovrane që hapin një dosje për një vend që e kanë njohur për herë të parë mes avullit të një kafeje, në orën tetë të mëngjesit, në Davos. 

Shqipëria nuk është në këto korridore. Duhet të ketë guximin dhe ambicien të jetë.

Rreth pesëdhjetë vende mbajnë një “shtëpi” kombëtare brenda ose pranë qendrës së kongresit në Davos — një ambasadë fizike e ambicies, e organizuar për të pritur takime dypalëshe ku ministrat ulen me drejtues të kompanive Fortune 500 për të tërhequr investime dhe për të projektuar imazhin e vendit përpara audiencës më të përqendruar të vendimmarrësve globalë. Një shtëpi e mirëmenaxhuar mund të organizojë 100 deri në 300 takime brenda pesë ditësh, një intensitet i pamundur përmes kanaleve tradicionale diplomatike. Çfarë arrihet në një vit nëpër ambasada dhe vizita ministrore, në Davos arrihet në 120 orë.

Në Davos, takimet nuk kufizohen në protokoll diplomatik shtetëror. Shtrihen përtej tij, në tryeza ku krerët e shteteve ulen përballë drejtuesve të Microsoft, Nvidia, Apple, Google, Amazon, BlackRock, Goldman Sachs, Morgan Stanley, Siemens, Nestlé dhe Shell etj,. . Kompani që sot ndikojnë në rendin botëror po aq sa qeveritë, duke vepruar si aktorë jo-shtetërorë me kapital, teknologji dhe influencë që tejkalojnë kufijtë. Mbi 1,000 kompani partnere dhe 850 CEO gjenden të pranishëm çdo vit.

Mjafton të ecësh në Promenade (rruga kryesore e Davos) gjatë javës së Davosit për ta kuptuar menjëherë rëndësinë e kësaj rruge. Rreth 150 hapësira shndërrohen në pavijone kombëtare ku formohen partneritete reale dhe lëviz kapitali. Afrika e Jugut është aty. Indonezia është aty, me shtëpinë e saj e përgatitur me shifra kokëforte për burimet e saj natyrore — nikel, kobalt, energji diellore — të prezantuara drejtpërdrejt për investitorët globalë. Ukraina, një vend në luftë, me infrastrukturë që është duke u shkatërruar në kohë reale,  ka qenë e pranishme për gjashtë vite radhazi dhe ka fituar çmimin “Best Pavilion” të prestigjozes Politico, duke e kthyer shkatërrimin në një mundësi rindërtimi me vlerë triliona dollarësh. Gjithashtu, Kurdistani, që nuk është as shtet sovran — pa një vend  në OKB, pa kufij të njohur ndërkombëtarisht — ka një shtëpi  të dedikuar në të njëjtën Promenade, tashmë në vitin e tretë, si përfaqësimi i vetëm zyrtar nga Iraku në forum.

Presidenti Donald J. Trump u shfaq në Davos 2026 duke njoftuar një nga iniciativat më të rëndësishme të administratës së tij në politikën e jashtme — Bordin e Paqes — nga skena e Forumit Ekonomik Botëror, duke sinjalizuar një rikthim të fuqishëm të Amerikës në qendër të diplomacisë ekonomike globale. Jo Uashingtoni. Jo OKB-ja. Davosit i ra llotaria amerikane këtë vit.

Prania amerikane në Forumin Ekonomik Botëror 2026 ishte më e madhja dhe më e fuqishmja që ka parë ky event në vite,  jo vetëm në optikën e shfaqjes, por si operacion i plotë diplomatik. USA House, e financuar privatisht dhe e vendosur në një kishë të shndërruar pranë qendrës së kongresit, funksionoi si ambasadë paralele e Amerikës Donroe. Brenda saj u ulën Sekretari i Thesarit, Sekretari i Energjisë dhe një sërë delegacionesh të nivelit të lartë, ndërsa jashtë saj bota ndiqte fjalën e Presidentit të 47-të të Shteteve të Bashkuara.

Në 2027, një “aleat model” siç përkufizohet në Strategjinë Kombëtare të Mbrojtjes së SHBA-së, Izraeli pritet të ketë për herë të parë një “Israel House” në Davos — një platformë e dedikuar prezantimi brenda Forumit Ekonomik Botëror. Izraeli, një vend i rrethuar nga konflikte në Lindjen e Mesme, i sfiduar në çdo forum ndërkombëtar, dhe me aleanca që vihen në provë çdo ditë — dhe megjithatë, nuk është tërhequr nga ideja e pranisë në Davos. Përkundrazi, është zhytur edhe më thellë në të. “Israel House Davos”, e mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Ekonomisë dhe Merit Spread Foundation, pritet të hapë dyert në vitin 2027 — e përshkruar si: “Më shumë se një pavijon,  një dëshmi e qëndrueshmërisë, inovacionit dhe ndikimit global”. Nëse një vend që përballet njëkohësisht me Iranin, Hezbollahun në Liban, Hamasin në Gaza dhe forcat Houthi në Jemen e sheh të domosdoshme të ndërtojë një shtëpi në Davos, atëherë Shqipëria, me një qiell diplomatik të kthjellët, me Bashkimin Europian në horizont dhe pa asnjë nga këto barra, nuk ka asnjë arsye të mungojë.

Pas humbjes së Kombëtares ndaj Polonisë, një mik i afërt i Presidentit Polak, Karol Nawrocki më kërkoi koment. "Ç'të bësh," i thashë, "nuk fitohet dot kundrejt një ekonomie trilion dollarësh."  Polonia i është bashkuar këtë vit klubit të ekonomive trilionere, si ekonomia e 20-të më e madhe në botë dhe e pesta në Bashkimin Europian — një shtet anëtar i NATO-s me një nga ushtritë më të mëdha në kontinent dhe një histori transformimi ekonomik që shpesh përmendet si një nga më mbresëlënët e shekullit të fundit. Nga një ekonomi e centralizuar post-komuniste, Polonia është shndërruar në një fuqi industriale dhe tregtare trilion-euro, e cila sot shërben si pikë reference për Europën Qendrore dhe Lindore. Polonia nuk është vend i vogël që lyp vëmendje dhe megjithatë këtë vit ndërtoi praninë e saj të parë të organizuar në Davos, sepse siç vetë e pranoi Varshava: "Prania jonë mbetet e pamjaftueshme në vendet ku formohet e ardhmja e botës.”

Kosova, me një GDP rreth 11 miliardë dollarë sipas Bankës Botërore— më pak se gjysma e Shqipërisë — më e re në moshë, më e vogël, jo anëtare e OKB-së, NATO-s, dhe ende në mungesë të njohjes së sovranitetit të saj nga shumë vende, ka prej tre vitesh një “House of Kosovo” në Davos, të financuar kryesisht nga diaspora. Ky fakt duhet të jetë pasqyrë për Shqipërinë.

Çfarë do të sillte Shqipëria në Davos? Më shumë sesa mendohet. Procesi i anëtarësimit në BE mbetet aksi kryesor i politkës së jashtme dhe qëndron mbi çdo ndarësi politike në vend. Potenciali hidroenergjetik është ndër më të lartët për frymë në Europë, ndërkohë që bota kërkon energji të pastër. Turizmi po thyen rekorde, por këto rekorde nuk arrijnë te ata që vendosin ku të ndërtohet resorti i radhës, nëse nuk i dëgjojnë nga zëri shqiptar, në vendin dhe momentin e duhur. Diaspora jonë e re është e shpërndarë në ekonomitë dhe institucionet perëndimore, gati të shërbejë si urë lidhëse mes mundësive shqiptare dhe kapitalit global. Një vijë bregdetare që rivalizon rivierat më të famshme europiane, mbetet ende e pazbuluar nga ata që realisht vendosin lëvizjen e kapitalit botëror.

Një shtëpi kombëtare në Davos mund të shërbejë si operacion komunikimi, shfaqje investimesh dhe sallon diplomatik i ngjeshur në disa mijëra metra katrorë malorë. Bërë mirë, bëhet një nga më të diskutuarat në fshatin zviceran. Bërë keq, është një kafene e shtrenjtë. Tirana ka 8,300 kafene, nuk ka nevojë për më tepër.

Kostoja varion nga disa qindra mijëra deri në një milionë euro në vit. Për një shtet që shpenzon shumë herë më tepër për beton infrastrukture dhe promovim turistik, ky është një investim modest me kthim të pamatur. Çdo takim bilateral i realizuar, çdo kapitull negocimi i përshpejtuar, çdo fond sovran që hap një dosje për Shqipërinë, çdo CEO që dëgjon historinë shqiptare për herë të parë nga një zë shqiptar, këto nuk blihen me asnjë instrument tjetër të krahasueshëm në kosto.

Vendi ekziston. Davosi e ofron çdo janar. Gjithçka që kërkohet është një vendim  dhe guximi institucional për ta trajtuar diplomacinë ekonomike si disiplinë, jo si formalitet.

Diana Mjeshtri

Anëtare e Komitetit  “Albania House Davos”

davos shqipëri

Sondazh

Poll
Insights 29 Mars 2026, 16:49 Lutfi Dervishi

Kur teshtin njësia nr 2 në Tiranë!

Lutfi Dervishi Nga gjithë lajmet e ditës, vetëm njëri i tronditi tregjet globale.Bëhet fjalë për ndryshimin e drejtuesv...

Insights 24 Mars 2026, 15:52

Taxi city

Në metropolin e zhurmshëm të Tiranës, marrja e një taksie është kthyer në një ruletë ruse për qytetar&e...

Insights 9 Mars 2026, 18:40 Meri Lika

LLASTIKU POLITIK

“Flamurtarit” të drejtësisë së re iu këput ushkuri i të mbathurave fiks në momentin kur përplasi duart dhe...

Insights 1 Mars 2026, 12:37 Gjergj Erebara

Rrugët nuk ndërtohen me gurë lumi

Foto ilustruse Pothuajse njëzet e dy shekuj më parë, një romak me prejardhje plebeje dha një urdhër që i dha famë s...

Insights 23 Shkurt 2026, 17:26 Meri Lika

Reforma e PS-së në Drejtësi

Dy vjet më parë në një takim ku kishte edhe ndërkombëtarë, kryeminstri ynë deklaronte se reforma në drejtësi...

Insights 18 Shkurt 2026, 18:28 Meri Lika

E NËSE ZOTI???

Ç’pezullimi i pezullimit, e bëri kryeministrin të ulej disa herë nëpër karrige të ndryshme, si për shembull te...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet