LIVE UPDATES
Insights

Si lidhet takimi Rama - Mcgonigal me puset e naftës

Megjithatë cilësia e saj nuk ka qënë problem, pasi si uzina e Ballshit dikur dhe rafineri të tjera në botë, arrijnë ta përpunojnë dhe deri më sot ky biznes ka rezultuar me fitime të mëdha për prodhuesit.

4 Shkurt 2023, 12:12 Nga Ola Xama
Si lidhet takimi Rama - Mcgonigal me puset e naftës
Edi Rama dhe Charles McGonigal

Shqipëria vlerësohet e dyta në Europën Kontinentale sa i takon vendburimeve të naftës mbi tokë (onshore). Nafta që del nga këto puse nuk është në cilësinë më të mirë që duan tregjet, pasi konsiderohet viskoze dhe nevojiten sasi të mëdha holluesi për ta bërë të lëvizshme dhe më të thejshtë nxjerrjen e saj nga nëntoka. Megjithatë cilësia e saj nuk ka qënë problem, pasi si uzina e Ballshit dikur dhe rafineri të tjera në botë, arrijnë ta përpunojnë dhe deri më sot ky biznes ka rezultuar me fitime të mëdha për prodhuesit.

Ndryshe nga kjo tablo, qytetarët shqiptarë edhe pse kanë një pasuri të madhe të naftës nga nëntoka, paguajnë çmimet më të larta në botë për të blerë karburant. Sot e gjithë nafta që prodhohet në vend shkon jashtë , ndërsa rafinerinë e vetme që kishim e degraduam gjatë një privatizimi të dështuar dhe më pas lamë duart duke e shitur për skrap për llogari të një banke.
Edhe vendburimet e naftës në puset Cakran-Mollaj, Gorisht-Kocul dhe Amonicë nuk mund të bënin përjashtim nga konteksti shqiptar. Por për ta shpjeguar më thjeshtë se çfarë ka ndodhur, historia është e tillë: Në Shqipëri vjen një kompani e lidhur me Gazprom Neft (ruse) dhe NIS (serbe) e përfaqësuar nga një biznesmen austriak me firmën Jurimex Kommerz Tranzit Ges. Kompania bën kërkesë pranë Albpetrol që të marrë puset e naftës Cakran – Mollaj dhe Gorisht – Kocul. Kërkesa u bë në fund të 2016-s dhe në korrik 2017 Albpetrol dërgon në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë një draft -marrëveshje hidrokarbure, e cila pranohet nga ministria dhe Albpetrol autorizohet që të bëjë negocimin e kontratës përfundimtare dhe kërkesën për licencë pranë AKBN.

Më 9 shtator Kryeministri Edi Rama pret në një takim ish agjentin e FBI Charles McGonigal i shoqëruar nga Agron Neza. Me kërkesë të Agron Nezës, McGonigal e nxit kryeministrin që të bëjë kujdes për licencat që jepen në fushën e nxjerrjes së naftës ndaj kompanive ruse. Agron Neza dhe Dorian Duçka kishin të dy interesa financiare në vendimin për dhënien e këtyre licencave- thuhet në aktet e dosjes të FBI. Negociatat me firmën Jurimex nuk avancuan dhe në shkurt 2018 Albpetrol hap tender për dhënien me koncesion të puseve të naftës në këto vendburime. Nga 9 kompani pjesëmarrëse tenderi fitohet nga firma TransOil Group me administrator dhe pronar të 31.4% të aksioneve Shefqet Dizdarin. Edhe pse debitore ndaj Albpetrol për dhënien e kontributit në natyrë për naftën që nxirrte nga fusha e Visokës, kompania TransOil Group fiton tenderin.
Shefqet Dizdari bëhet ortak në shkurt të vitit 2019 me Charles McGonigal, Agron Nezën dhe Mark Thomas Rossini në kompaninë “Lawoffice & Investigation”.

Në të gjithë këtë histori, i vetmi argument që dha kryeministri gjatë daljes ditën e enjte ishte fakti se procedura e dhënies së puseve është bërë me garë, por pa dhënë përgjigje se përse një vit përpara tenderit Albpetrol kishte nisur negociatat pa tender me një kompani tjetër dhe në mes të konsensusit për marrëveshje, letrat grisen dhe hapet një tender? Kush ka prevaluar këtu parimi i garës së hapur apo porosive me dyer të mbyllura? Po ashtu kryeministri nuk sqaroi se përse gara u fitua nga një kompani që ishte debitore ndaj kompanisë shtetërore Albpetrol në dhënien e naftës bruto që nxirrte nga nëntoka shqiptare, e në vend që ndaj saj të merreshin masa për vjeljen e pasurisë publike ndodh e kundërta, i jepen dhe 3 zona të tjera?

Përse kryeministri nuk sqaron se nga 9 firma që morrën pjesë në garë, tenderi u fitua nga kompania për të cilën kishin interesa të lidhur personat A dhe B, Agron Neza dhe Dorian Duçka? Në të gjithë këtë histori nuk ka shumë rëndësi se si ka qënë procedura me garë të hapur apo të mbyllur, pasi pasuri të shumta sot po i jepen të huajve edhe pa një garë formale. Pak rëndësi ka nëse është respektuar apo jo ligji, pasi kreu i mazhorancës i ka dhe kushtet dhe votat për të bërë ligjet ashtu siç i do puna. Këtu rëndësi ka se kush e mbron interesin e shqiptarëve dhe pasurive të tyre, SHBA dhe FBI apo zyrtarët që votohen për këtë detyrë? Sot jemi në gjendjen që ishim 1 dekadë më parë: vend me burime të shumta nafte por importues të saj dhe me çmime edhe më të shtrenjta se atëherë. Kompania shtetërore e prodhimit të naftës Albpetrol e cila ka marrëveshjet hidrokabure për zonat naftëmbajtëse rezulton me humbje financiare, humbjet e akumuluara arritën në 55 milion euro në fund të vitit 2021, ndërsa raportet financiare të saj janë të pabesueshme dhe audituesit e pasqyrave financiare shprehin Opininon me Rezervë.

ola xama edi rama charles mcgonigal

Sondazh

Poll
Insights 27 Janar 2023, 11:01 Meri Lika

Të bësh detyrën është virtyt!

Meri Lika Gjyqtari Florjan Kalaja, deri dje, nuk më njihte mua dhe as nënën time, por edhe pse nuk na njihte, ai në familjen tonë ...

Insights 26 Janar 2023, 12:24 Agim Xhafka

Dëbora e parë si dashuria e parë

Korça Dëbora e parë si dashuria e parë. Ngazëllim, marrje fryme, rrahje zemre, ëndërrim, fluturim, bekim. Korça...

Insights 22 Janar 2023, 21:40 Ola Xama

Korporata e Investimeve

Ola Xama Nga viti 2019 qeveria u kujtua se nuk kishte arritur të zhvillojë si duhet ekonominë shqiptare e se duhej një kompani në ...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës