LIVE UPDATES
Insights

URA kryeson dhe Ulqinin- Dritanizacija në veprim

Me Omer Bajraktarin në nivel lokal, ashtu si dhe me udheheqës të rinj në nivel qendror, po afirmohet në qeverisjen e punëve te Malit të Zi, një klasë e re drejtuesish: teknokratë, manaxherë, dhe çka dallon, të rinj në moshë.

3 Qershor 2022, 23:16 Nga Arta Feta
URA kryeson dhe Ulqinin- Dritanizacija në veprim
Dritan Abazoviç dhe Omer Bajraktari

MALI I ZI- Zgjidhet në krye të Ulqinit, komuna më e madhe shqiptare në Mal të Zi, Omer Bajraktari, kandidat i Lëvizjes qytetare URA. Kjo zgjedhje shënon fillimin e qeverisjes URA në nivel lokal pas udhëheqjes së qeverisë prej Dritan Abazovic.

Ardhja e Omer Bajraktarit në krye të Ulqinit, njëkohësisht me Abazovic në Mal të Zi shënon një ngjarje epokale për shqiptarët në Republikën fqinje, por dhe për të gjithë qytetarët malazezë. Merr fund dominimi shumëvjeçar i partisë së Presidentit në ketë komunë - DPS, e cila kalon në opozitë bashkë me një parti shqiptare.

Pse e quaj zhvillim epokal?

Kryeministri dhe kreu i komunës do të jenë të një partie. Plani ambicioz i parashtruar gjatë fushatës, pritet ta shndërrojë komunën më të madhe bregdetare, por dhe më të varfrën, në pol zhvillimi për të gjithë Republikën. Brande të mëdha hoteliere, rikthim i traditës së mikpritjes si në vitet 80, plan i integruar urbanistik me konkurim ndërkombëtar, Bunë e lundrueshme dhe e lidhur me urë me Shqipërinë janë disa prej drejtimeve të një udhëheqjeje ndryshe.

Me Omer Bajraktarin në nivel lokal, ashtu si dhe me udheheqës të rinj në nivel qendror, po afirmohet në qeverisjen e punëve te Malit të Zi, një klasë e re drejtuesish: teknokratë, manaxherë, dhe çka dallon, të rinj në moshë.

Ishte pikërisht ky dallim nga qeverisja e mëparshme, apo tipar që qeverisë ende në Rajon, që më nxiti të shkruaj mbi Lëvizjen Qytetare URA.

URA ka arritur objektiva të paimagjinueshme për një forcë të vogël politike që po rritet vazhdimisht: ka bashkuar pakicat në nivel qeverisjeje qendrore, si dhe së fundmi po bën bashkë shqiptarët në Ulqin dhe në krejt Malin e Zi. Kjo është një arritje e madhe për Dritan Abazovic, një politikan i sulmuar në mbarë botën shqiptare vetëm dy vjet më parë.

Sot, si një zgjim post-shock, shqiptarët anembanë botës po shohin ndryshe: kuotat e Dritan Abazovic në botën shqiptare janë më të lartat. Fushata për komunën ku garonte Omer Bajraktari në krye të një Koalicioni multietnik dhe mbarëshqiptar, ishte fushatë e qetë, përbashkuese, pas dekadash betejash partiake të egra dhe ndarëse.

Ulqini synon të rikthehet në një pol investimesh turistike dhe që tani vende të Gjirit, Kosova, Italia kanë shprehur interes për Plazhin e Madh apo objekte të tjera. Dje qeveria vendosi t’i jepte fund situatës në lidhje me hotel Galebin, hotel flamur dikur i këtij qyteti, objekt i rrënuar tashmë, duke e rikthyer pronësinë e tokës tek shteti. Ky zhvillim mundëson ardhjen e investitorëve te mëdhenj në qendër të qytetit. Këto, janë veprime të para, për të dhënë besimin e një stine të re politike.

Me ardhjen e Bajraktarit dhe Abazovicit në krye të punëve, respektivisht në Ulqin dhe Podgoricë, qeveria e Shqipërisë fiton adresa të qarta në një marrdhënie që duhet të riformulojë rolin e Shqipërisë tek shqiptarët në Mal të Zi.

Cilët duhet të jenë partnerët e një Shqipërie që pretendon rritjen e ndikimit të saj rajonal?

Dyzina e partive kuazinacionale deri më tani nuk e ka ndalur getoizimin e shqiptarëve, shkombëtarizimin e tyre, emigrimin, madje e ka nxitur. Andaj, duhen lojtarë të rinj, pajtues në një një realitet multietnik e plot vizion për të ardhmen. Për shqiptarët në Mal të Zi ngjan se po fillon një epokë e re që një gazetar serb e ka quajtur Dritanizacija - një filozofi dhe aksion i ri politik ku pakicat ndihen të respektuara - kanë kryeministrin – dhe ku konfliktualiteti ndëretnik, ndërajonal është në nivelet më të ulta. Pritet të shihen politikat zhvillimore  të kësaj epoke në  filllimet e saj, që të flasim për diçka të konsoliduar që mund të ndikojë në krejt rajonin. Emri Dritan, po përdoret për modelin dritanka të flokëve; si emër për fëmijët e porsalindur dhe tek popullsia sllave. Dritanizacija pritet të shihet në veprim. Evropianët, perëndimorët duhet të mbajnë vesh: cilin model duhet të propozojnë?

Sondazh

Poll

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën