Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Politike
Ish-Presidentë dhe ish-themelues të PD, të ftuarit e Kuvendit Kombëtar të Bashës
18 Dhjetor 2021, 06:47Nga DOSJA
TIRANË – Ditën e sotme, Pallati i Kongreseve do të mirëpresë delegatët e Kuvendit të Partisë Demokratike të thirrur nga kryedemokrati Lulzim Basha dhe miratuar nga Kryesia e selisë blu.
Ndërkohë, përsa i përket listës së folësve, gazeta “Panorama” mëson përmes burimeve se në Kuvendin e PD-së pritet që të marrë pjesë edhe ish-Presidenti Bamir Topi, i cili është parashikuar që të ngjitet edhe në podium për të folur. Gjithashtu i pranishëm pritet të jetë edhe një prej themeluesve të PD-së, Rexhep Uka, ky i fundit që ka më shumë se një dekadë që është larguar nga Partia Demokratike dhe shpeshherë ka qenë kritik i Sali Berishës.
Kuvendi i ditës së sotme, ndër të tjera, është edhe matje forcash përballë Sali Berishës, që sot organizon referendumin për shkarkimin e kryedemokratit Basha. E për të demonstruar forcë, organizatorët parashikojnë që veç mbushjes së sallës së Pallatit të Kongreseve dhe hollit, të mbushin edhe hapësirën e jashtme të Pallatit të Kongreseve.
TIRANË – Kryeministri Edi Rama bëri me dije se Policia e Shtetit ka kompetencat e saj nëse do të ketë konflikte të dhunshme te selia e Partisë Demok...
KORÇË- Ish-sekretari i përgjithshëm i PD-së Arben Ristani u shpreh se referendumi për shkarkimin e Kryedemokratit Lulzim Basha pret që të jetë i qet...
TIRANË- Teksa moderatori Arian Çani ka publikuar një video të kryeministrit Edi Rama së bashku me ish-ministrin Lefter Koka, tashmë të arrestuar, ku...
TIRANË – Kryeministri Edi Rama beson se as Sali Berisha dhe as Lulzim Basha nuk kanë legjitimitet për të drejtuar Partinë Demokratike. Në emisionin &...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka hequr kostumin e kryeministrit dhe po analizon si “analist” situatën e krijuar brenda Partisë Demokratike. I ftuar n...
TIRANË – Kryesia e Partisë Demokratike mori sot vendime të tjera pas përfundimit të mbledhjes. Organi drejtuesi i selisë blu vendosi krijimin e Alean...