LIVE UPDATES
Aktualitet

“Jam mbi 191 cm i gjatë…”/Si u justifikua qytetari për të mos vënë rripin, policët e masin

17 Prill 2022, 14:35 Nga DOSJA
“Jam mbi 191 cm i gjatë…”/Si u justifikua qytetari

Barsoletat për shoferët që nuk mbajnë rrip sigurimi gjatë drejtimit të mjetit janë të pafundme. Me siguri çdokujt mund t’i kujtohet menjëherë një e tillë, për shoferë që i thonë policit se “nuk lidhet burri për 5 mijë lekë”.

Por një shofer i tillë ka kaluar përtej çdo imagjinate dhe sensi humori. Ai është një i ri nga Shkodra dhe ka inicialet S.B. Duket se nuk e ka pasur shumë me dëshirë vendosjen e rripit të sigurisë dhe siç kuptohet, as policët dhe as gjobitjen për këtë fakt. Ndaj ai ka bërë atë që asnjë shofer nuk e ka bërë në realitet: Ka shfrytëzuar Kodin Rrugor që parashikon mosvendosje rripi sigurie për personat që janë të gjatë.

Dhe për këtë ka marrë një vërtetim nga një mjek. Por ajo që e ka tradhëtuar shoferin e pazakontë nuk është as dokumenti dhe as sjellja e tij, por mospërputhja mes shtatit të shkurtër dhe dokumentit që e përshkruan mbi 1.90. Për këtë fakt, sipas burimeve pranë policisë së Tiranës, shtetasi S.B. u arrestua nga departamenti kundër krimit ekonomik për akuzën e falsifikimit të dokumentave.

Si u zbulua

Shoferit në fjalë iu ngrit tabela për të qëndruar, tha një burim policor nga një patrullë e policisë rrugore. Patrulla gjendej në rrugën “Ferit Xhajko” në kryeqytet dhe qytetari drejtonte një mjet tip Wolksvagen pa vendosur rripin.

Ajo që ka ndodhur më pas përshkruhet në deklaratën e arrestimit të të riut. Shoferi ka dorëzuar një dokument shëndetësor ku shkruhej se shoferi përjashtohej nga detyrimi i mbajtjes së rripit të sigurimit pasi ishte i gjatë mbi 191 centimetra. Policia shton se patrulla policore dyshoi ngaqë shoferi nuk dukej aq i gjatë sa përshkruhej në dokumenta ndaj i është kërkuar që të lërë makinën dhe të zbresë në tokë. “Në pamje të parë edhe kur zbriti në tokë – shkruhet në raportin e policisë, ky qytetar nuk ishte aq i gjatë sa në dokument dhe për këtë arsye ai është shoqëruar në ambjentet e Drejtorisë Vendore Tiranë për veprime të mëtejshme proceduriale”. Gjatë hetimeve në selinë qendrore të policisë së kryeqytetit, një agjent i krimit ekonomik e ka pyetur madje edhe oficerin e policisë se si i lindi dyshimi duke qenë se shoferi ishte i ulur në sedilje dhe gjatësia e tij edhe mund të mos vihej re. “Edhe unë edhe kolegu tjetër në shërbim jemi shtatlartë dhe e kemi idenë se deri ku arrin kur je i ulur në sedilje. Por unë jam mbi 184 centimetra dhe di që shpatullat qëndrojnë në krye të sediljes, qytetarit nuk i dukeshin aq lart. Ndaj i kërkuam të zbriste në tokë. Kur qytetari zbriti nga makina vërejta se ai ishte më i shkurtër se unë, ndaj dhe dyshova se ky shtetas nuk ishte i gjatë mbi 191 centimetra, ashtu siç tregohej në dokumentin që na dha”, është shprehur njëri nga policët e patrullës. Policia thotë se pavarësisht kësaj deklarate dhe këqyrjes me sy, në drejtorinë vendore i riu shkodran është vendosur me shpatulla pas muri dhe i është matur gjkatësia, ku dhe është konfirmuar për efekt shkresor se ai nuk ishte i gjatë aq sa tregohej në dokumentin mjekësor. Për pasojë, ai duhej të mbante rripin e sigurimit si çdo qytetar tjetër, mbasi nuk bën pjesë te rastet përjashtimore.

Policia tha se menjëherë ka sekuestruar dokumentin mjekësor që qytetari i ka patrullës, dokument i lëshuar në datën 3 nëntor 2020 në qytetin e Shkodrës. Policia deklaron se përpara se ta arrestonin, qytetari në fjalë është pyetur se si e siguroi dokumentin mjekësor dhe si e falsifikoi atë. Ai ka mohuar që dokumenti të ketë qenë i falsfikuar.

“Kam nxjerrë shpatullën para ca kohësh dhe kisha acarim lëkure dhe kuptova që këtë problem ma shkaktonte rripi. Këtë dokument e përdor vetëm pas orarit të punës dhe me automjetin tim personal, pasi sa herë drejtoj makinën time më dhemb shpatulla dhe ndjej këtë problem shëndetësor”, mësohet të jetë shpreur i ri gjatë deponimit të tij.

Policia e ka pyetur se kush ia kishte lëshuar dokumentin dhe shtetasi S.B. ka treguar se “nderin ia kishte bërë mjeku i familjes”.

“Në qytetin tim, si kushdo, kam mjek familjeje. Ia tregova problemin e shpatullës dhe konstatimin për situatën sa herë dretoja makinën. Në mirëbesim mjeku më lëshoi dokumentin mbasi i tregova se duhet të isha mbi 191 centimetra dhe ai në mirëbesim nuk më mati. Mjeku e mori të mirëqënë këtë fakt dhe pas kësaj nuk kisha më problem me policinë”, ka dëshmuar qytetari shkodran.

Marrë nga Gazeta “Si”

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet policia e shtetit policia e shtetit

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen