All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

Jozefina Topalli prezanton “Lëvizja për Ndryshim”, thumba Metës, Ramës e Bashës: S’na mbani dot peng! Nuk premtoj as

28 Tetor 2020, 16:53 Nga DOSJA
Jozefina Topalli prezanton “Lëvizja për Ndryshim”, thumba
All - Paragraf - 1

TIRANË– Jozefina Topalli, ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë ka vendosur që të garojë në zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen më 25 prill. Në një komunikim për mediat, Topalli mbajti fjalën e saj, teksa prezantoi partinë ‘Lëvizja për ndryshim’. Gjatë fjalës, Topalli u bëri thirrje të rinjve që t’i bashkoheshin për të risjellë dritën dhe shpresën në Shqipëri. Ajo nuk harroi të thumbonte edhe të gjithë politikantë e tjerë, dhe kryesisht kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Opozitës Lulzim Basha dhe Presidentin Ilir Meta.

Sipas Topallit, këta të tre luftojnë për karriget e tyre dhe jo për Shqipërinë. Ajo shtoi se tre personave, referuar emrave të lartpërmednusr, nuk mund ta mbajnë peng Shqipërinë. Jozefina Topalli tha se nuk kishte premtime dhe shuma monetare për t’ju ofruar atyre që do t’i bashkohen lëvizjes së saj, por vetëm sfida.

Fjala e Jozefina Topallit

Unë jam ndjerë e emocionuar që një grup të rinjsh më thirrën që të bëheshim bashkë. Kisha kohë që prisja dhe shpresoja që dikush do ta merrte vendimin për të realizuar një lëvizje për ndryshim. Jam e ndërgjegjshme për kohën e vështirë që vendi po kalon. Jam vetëdijshme që kriza e vendit është shumëpalëshe. E trishtueshme është kur shoh se si vendi boshatiset, e ndërsa mediokriteti lartësohet. Unë jam e vendosur për të mos heshtur dhe për të mos pasur frikë. Jam sot bashkë me këta të rinj drejt një projekti të ri për t’i mbështetur në kauzën e tyre patriotike drejt një prjekti të ri.  Që në jemi në mes të krizës është e dukshme. Vendi është në buzë të greminës. Ekonomia është tkurrur, për shkak të dështimit tonë kolektiv për të marrë vendime të forta. Çdo ditë takohemi me paradokse, ndërkohë vendet e punës po shkatërrohen dhe bizneset po mbyllen.Shumë shkolla vijojnë të mbyllen në rrethe sepse nuk ka më fëmijë. Vazhdojmë të jetojmë në një vend ku ka pensione nën 100 euro, një vend që po zbrazet dhe plaket. Sot i them çdonjërit se sfida me të cilat ne përballemi janë reale, janë serioze dhe të shumta. Ato nuk zgjidhen në një sistem të rremë si i yni, sepse nuk ka asnjë gjykatë, as Kushtetuese dhe as të Lartë. Në vendin tonë askush nuk i del për zot dikujt në vështirësi. Nuk kemi kohë të presim. Jemi 6 muaj përpara zgjedhjeve. Fushata është po me ata të tre, që bashkohen bukur fort për të ruajtur karriget e tyre dhe shantazhohen për llogaritë private. Këta të tre sikur Shqipëria është prona e tyre. Ata vendosin se kush duhet të bëjë biznes me ata, kush duhet të punojë, kush jo, ku duhet të punojë, sa duhet të marrë, e kush duhet të ikë nga ky vend.  Vendi është pa alternativë. Ata të tre do të bëjnë çdo gjë për të mbajtur monopolin politik. Ata mendojnë se duke thënë gënjeshtra konstante do të zhdukin të vërtetën. E vërteta është arma jinë. Kërcënojnë dhe shpifin për çdo lëvizje të re. Sulmojnë edhe lëvizjen e të rinjve. Praktikisht fushata ka nisur, por më shumë se kundër qeverisë, kundër lëvizjes që nuk ka nisur. Gabojnë që sulmojnë të rinjtë dhe lëvizjen e tyre për shpresë. Të gjesh armikun tëk brezi i së ardhmes, të lë pa fjalë. Sa për mua, më kujton vetëm kohën e vjetër. Para se të lindje ma kishin adresuar se isha armike, e çfarëdotjetër donin ata. Ky është tregues frike. 3 kryetar nuk mund të mbajnë peng 3 mln shqiptarë, ka gjithmonë dy mundësi në jetë të pranosh kushtesh apo të marrësh përgjegjësinë për të ndryshuar, por të mos pretendojmë që gjërat do të ndryshojmë nëse do i bëjmë në të njëjtën mënyrë. Shqiptarët nuk ulin kokën para. Nuk duhet të ketë një Shqipëri të Ramës, të Metës apo të Lulit, kurrë nuk e kam humbur shpresën në këto vite të fundit, kam qenë e trishtuar. Ky vend ka nevojë për drejtësi sociale, një lider që jep llogari para qytetarëve që punojnë për interesin publik, duhet një qeveri që del nga votat dhe një opozitë që nuk korruptohet për interesat e udhëheqësit. Të rinj, gra e burra, dua të bëhem avokatja e interesave tuaja, prandaj bëhuni autor të fatit tuaj, mos kini frikë, jeta juaj është një ndërmarrje madhe, jeta është një spektakël i pabesueshëm, ditën e sotme do ta kujtoni gjatë. Frikë duhet të kenë ato që vjedhin, që mbajnë peng vendin e partitë, bashkë kemi përvojën, vullnetin dhe dijen, nuk kam para për t’iu premtuar vetëm sfidë, nuk kam pushtet, por vullnetin që ky vend mund të bëhet. Prandaj ju ftoj eja me ne, të sjellim ndryshimin dhe rrezen e shpresës,”- tha ajo ndër të tjera.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike jozefina topalli jozefina topalli prezanton levizja per ndryshim jozefina topalli jozefina topalli prezanton levizja per ndryshim

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll
Politike 28 Tetor 2020, 15:26

TIRANE- Kryeparlamentari Gramoz Ruçi zbuloi para të pranishmëve në Forumin Ballkanik kundër Antisemitizmit, kur tha se në vendlindjen e tij, në një ambie...

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen