“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
KLSH do të nisë hetimet për shembjen e çadrës së Cirkut Kombëtar
25 Tetor 2021, 15:03Nga DOSJA
TIRANË – Artistët e Cirkut Kombëtar iu drejtuan Kontrollit të Lartë të Shtetit ditën e premte dhe i kanë kërkuar që të nisë hetimet për shembjen e çadrës së Cirkut. KLSH nëpërmjet një njoftimi të publikuar ditën e sotme, ka sqaruar se do të nisë hetimet mbi këto akuza.
Performuesit kërkojnë kërkojnë një hetim më të gjerë mbi shkeljet siç i quajnë ata që Cirku Kombëtar dhe/ose Ministria e Kulturës kanë bërë në kundërshtim me procedurën administrative të caktuar për mbrojtjen e interesave të tyre ligjore në kuadër të një procesi gjyqësor. Gjithashtu artistët kërkojnë një hetim më të thellë mbi mënyrën e menaxhimit të veprimtarisë së Cirkut Kombëtar nga ana e drejtueses së këtij institucioni.
Artistët kanë paralajmëruar vijimin e protestave përpara Ministrisë së Kulturës në formën e shfaqeve të Cirkut. Ministria ka shpjeguar se po punohet për një një variant përfundimtar se ku do të vendosen artistët, e ndërkohë si ambient për praktikimin e performuesve të Cirkut ka sugjeruar përdorimin e palestrave të shkollave.
DURRËS – Gjykata e Durrësit ka vendosur lirimin e tre prej të arretuarve në operacionin “Porosia”, ndërkohë që ka lënë në fuqi arrestimin e Granit Kë...
TIRANË– Gjyqi ndaj ish-gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha dhe nëntë të pandehurve të tjerë është shtyrë. Mësohet se seanca gjyqësore ishte planifik...
ITALI- Edhe pse numri i infeksioneve është ulur, qeveria italiane ka vendosur të zgjasë kufizimet për për personat që duan të hyjnë në vend. Medait italiane shk...
SHKODËR– Avioni që u rrëzua mesditën e katër tetorit në zonën e Kelmendit në Vermosh të Shkodrës transportonte kanabis. Tre javë pas rrëzimit të tij ...