All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

Koloneli Pashaj: Për detin, mund të shkojmë në luftë me Greqinë

18 Gusht 2020, 13:06 Nga DOSJA
Koloneli Pashaj: Për detin, mund të shkojmë në luftë me
All - Paragraf - 1

TIRANË– Eksperti Pashaj, njohës i mirë i hartave detare, ka hedhur dritë mbi këtë marrëveshje, e cila është lënë në hije që nga viti 2009, kur e rrëzoi Gjykata Kushtetuese. Pashaj deklaron se ka një draftmarreveshje të re me Greqinë për përcaktimin e kufirit detar, e cila duhet të zbardhet nga grupi negociator. Ai shton dyshimet se kemi të bëjmë me rastin e parë të ngjashëm kur Greqia kërkonte të pushtonte ujërat territoriale shqiptare. Pashaj kërkon që institucionet shqiptare të mbajnë pergjegjësi dhe të mos heshtin.

-Ju ishit i pari që denoncuat marrëveshjen e detit me Greqinë, e cila u rrëzua më 2009 nga Gjykata Kushtetuese. Tashmë, kjo “marrëveshje” ka mbetur pezull, në heshtje. Çfarë po fshihet nga Tirana dhe Athina zyrtare? A po përgatiten skenarë të tjerë të mundshëm, që shkelin ujërat territoriale të Shqipërisë, nga Greqia?

Marrëveshja Famëkqeqe midis dy vendeve, Shqipërisë dhe Greqisë, që mbush vitin e njëmbëdhejtë, që si një transhe detare mbetet një moment historik aq me ndjeshmëri të madhe,  vijon edhe sot.  Illyria pyet e habitur se si kaluan kaq vjet dhe kjo çështje ka ngelur pezull?! Pse ka një heshtje dhe pothuajse të fshehtë? Të gjithë këto të vënë në mendim, të ndijojnë në shqetësimin kombëtar të natyrshëm. Shqipëria ashtu e papërgatitur, po me kurajo, për Paktin e pushtimit të Detit Jon të Shqipërisë, bëri një oponencë po aq historike në vitin 2009 dhe ia doli që të thyejë atë kompasin e turpshëm të Sali Berishës në  Gjykatën Kushtetuese.

-Por ç’është bërë deri tani?

Sali Berisha dhe njerëzit e tij të politikës dhe po ashtu edhe teknikë të Detarisë por që kanë fytyrën e Politikës, sipas modelit shqiptar vijojnë të mbrojnë atë vendim që e ka hedhur poshtë Gjykata Kushtetuese. Nuk mund të ketë qendrim më anormal se ky. Këto ndodhin në Shqipëri. Pas saj  Sali Berisha, i kthehet në të kundërt dhe flet për Qeverinë e Edi Ramës sikur ajo po shet 1200 km2 (!!) në një logjikë që s’mund të ketë përputhje racionale.  Flasin për ndarjen  e Detit, kur nuk dinë se sa  Det Territorial përfshihet dhe deri ku shkon ai, kur nuk dinë se ku ndodhen hapësirat  Ekonomike Ekskluzive në Otranto! Sepse Qeveria shqiptare është e papërgatiur të mbrojë dhe të fitojë të Drejtën e saj Ndërkombëtare, por në mënyre naive e dhuron dhe ia dorëzon atë hapësirë si një pushtim shtetit fqinj. Ja dhe kjo është e pazkontë!

-Po qeveritë socialiste ç’kanë bërë e ç’kanë arritur?

Është dramatike t’ua thuash shqiparëve se institucionet tona nuk janë të gatshme dhe nuk janë në gjendje që të ndihmojnë në sfond, qeverinë me studimet e tyre për të mbështetur mbrojtjen e së Drejtës sonë Detare Ndërkombëtare. Një Institut i tërë është në Ministrinë e Mbrojtjes dhe ai nuk e kryen dot misionin e tij. Ky është një realitet kur pas njëmbëdhjetë vjetësh ende nuk ke të prodhuar një hartë të Detit dhe hapësirave detare që do të delimitohen! Nuk mund të ketë kumt më pesimist se sa mungesa e përgjegjësisë kombëtare, në mbrojtje të së Drejtës sonë Detare Ndërkombëtare.

 -Ju po thoni se nuk kemi institucione përgjegjëse dhe individë të aftë, që të mbrojnë hapësirën territoriale të vendit gjatë procesit të delimitimit me Greqinë?

Pra, Shqipëria nuk është e zonja që të mbrojë hapësirën e saj Detare në Otranto dhe detin Jon. Ky vend nuk është zot i Detit Territorial dhe Hapësiarave Ekonomike Ekskluzive.

-Çfarë ka sjellë kjo?

Duhet që të bëjmë me dije atë që e kemi theksuar në disa intervista në mediume të ndryshem shqiptare, se gjatë vitit 2019 janë dhënë deklarata skandaloze që do të bënin çdo qeveri të turpërohej përpara popullit të saj. Së pari, se ka ndodhur që të mos përmenden termat dhe argumentet e Gjykatës Kushtetuese, me të cilët është hedhur poshtë Pakti i Parë. Nuk janë përmendur faktorët gjeografikë, por me një ligjërim që duket i çuditshëm, hapet vija ndarëse detare tipike si ajo” Vijë e mesme e baraslarguar nga të dy brigjet”, siç u pushtua në vitin 2009. Dhe pas kësaj, shqiptarët duhet ta dinë se sipas informacioneve që jepen në mediume, është përgatitur dhe dorëzuar zyrtarisht një draftmarrëveshje e re, dhe  ajo është firmosur nga Anëtarët e Grupit Negociator. A duhet të ketë tejdukshmëri për këtë draftmarrëveshje tinzare? Vetëm Prof. Ksenofon Krisafi nuk e ka firmosur! Dhe kjo nuk ka përbërë ndonjë shqetësim! Ato mund të jene bërë për të venë në gjumë palët shtetërore që përgatiten për ndarjen e re, dhe ne studiuesit e pavarur, gjithë opinioni i ndjeshëm shqiptar do ta marrim vesh vetëm atëherë kur kjo farë draft marrëveshje të shndërrohet një ditë …në marrëveshje!!  Dhe këtu mund të vijmë tek tmerri braktisës shqiptar, që gjen mënyrat për të sjellë sërish në tryezë Marrëveshjen e firmosur “toidhio” si ajo e Basha-Bakojanis. Dua që të jem i kuptueshëm me lexuesit. Për ta thënë shkoqur se e tërë kjo që po ndodh duhet që të vlerësohet me ndjeshmëri të lartë!

-Z.Pashaj, ju sapo hodhët sërish dritë mbi këtë skandal të lenë në heshtje. Sapo thatë se ka një draftmarrëveshje të re. Po sa i takon grupit negociator, a keni ndonjë informacion?

Oh! Kjo është një mandolinë tjetër në sfond. Një grup i gjerë e i gjatë, shumëngjyrësh dhe pangjyrë, të cilët mblidhen rrotull asaj tryeze. Që në krye të fjalës për ato që mund të kenë ndodhur,  mendoj se në radhë të parë mbajnë përgjegjësi të lartë anëtarët e Grupit Negociator, ata që kanë firmosur draftmarrëveshjen, ata që kanë dëgjuar deklaratën e Ministrisë së Jashtme dhe nuk kanë reaguar. Duhet që në mnyrë urgjente të bëhët një ballafaqim dhe pas këtij duhet që Grupi Negociator të dorëhiqet dhe ta marrë vesh i gjithë opinioni shqiptar.

-A ka specialistë të rendit të lartë, që dallojnë dhe kanë peshë në atë grup negociator?

Padyshim që ka dhe njerin prej tyre tanimë e njohin të gjithë. Ky është Kapiten i Rangut të Parë Artur Meçollari. Unë kam lexuar disa prej studimeve të tij të cilat ai i ka paraqitur edhe para një auditori të lartë në Ministrinë e Jashtme para shtatë vjetësh.  Ky studim merret me vijat bazore në vijën bregore të Shqipërisë, përgjatë Detit Jon. Çfarë është nxjerrë në pah? Ai ka lënë mënjanë të gjithë ato pika të cilat e kanë bërë të ndryshme marrëveshjen e parë që u rrëzua. Aty s’ka një radhë, për faktorët gjeografikë, për natyrën e brigjeve, për tiparet arkipelagore të ishujve në Korfuz, për ishujt, shkëmbinjtë detarë, për Barketën ( Pleshtin) që është pika kulmore e “pushtimit” të Detit Territorial të Shqipërisë, aty nuk është veçoria e Gjirit të madh të Sarandës dhe të gjirit të Qytetit, po asilloj, aty nuk është analizuar me hollësi Gjiri I Ftelias.

-Pse jane lënë mënjanë?

Atë e di grupi negociator. Veç kësaj, kush e ka ushqyer me informacione institucionin e lartë? Ku janë bazat studimore dhe ku jënë këshillimet? Unë mendoj se ish-ministri i Jashtëm Bushati nuk e ka patur nga afër eksperizëm e duhur dhe kjo e ka çuar atë,  në disa përfudime paraparake shumë të diskutueshme. Atëherë ç’bën Grupi Negociator?

-Barketa, siç thoni ju është shëmbëllimi më real i padrejtësisë së madhe detare që ka ndodhur në Detin Territorial përkundruall gjirit të Sarandës, apo Jo?

Them se do të vijë një ditë që Kryeministri i Shqipërisë do të gjejë një hapësirë kohe për të bërë një pyetje ‘pleshti’ (se kështu e ka emrin e dytë ai shkëmb!) për pozicionimin e tij,  teksa vjen nga thellësia si një turrë relievi nënujor dhe aty  dikton të dy shtetet, që të mendojnë mirë për të drejtat e tyre detare. Këtë duhet ta kishte bërë Meçollari dhe Grupi gjatë inkursionit Detar përgjatë vijës detare, të kishte matur thjesht se ç’pozicion zë ky shkëmb mbiujor në atë hapësirë. Aty, ky grup i gjerë dhe i gjatë, do të merrte vesh se qendra e shkëmbit është 32 metër në drejtimin juglindor prej vijës së mesit të ngushticës, pra ‘SHKËMBI ËSHTË I SHQIPËRISË’ dhe këtë nuk e di askush. Në qendër të tij, Sali Berisha dhe Kostandin Micotqis kanë vënë kompasin ndarës duke ia pushtuar Detin Territorial Shqipërisë. Atëherë, për çfarë është shqyrtuar tërë ai studim madhor, ku ka qënë qëllimi i tij?

-Cilat ishin vijat e kuqe që rrëzuan marrëveshjen me Greqinë, dhe cila është strategjia e shtetit helen për të nënshkruar një marrëveshje më Greqinë?

Vijat e kuqe ishin vijat pushtuese të shtetit fqinj që në kushte thjesht diplomatike, pa luftë dhe përpjkje të tjera të pushtohet deti territorial dhe Hapësira Ekonomike Ekskluzive në Otranto. Për një kohë të shkurtër në hark të një viti pa u thelluar në të Drejtën Detare Ndërkombëtare u percaktua një gjeometri e “Vijes së mesme të baraslarguar”, për ta bërë këtë pushtim të jashtëzakonshëm.

-Ditët e fundit janë shtuar përplasjet mes Turqisë dhe Greqisë, sa i takon kontestimeve për disa ishuj nv Egje dhe Zonen Ekskluzive Ekonomike. Si i shihni këto përplasje?

Ndarjet detare në Mesdhe kanë zënë vendin e alarmeve të mëdha Europiane e Ndërkombëtare, çka ka paralajmëruar tërmete të tjera në këtë zonë. Konflkti Greqi-Turqi, është për shkak të pozicionimit të ishujve dhe shkëmbinjëve ujorë të panumërt që ndodhen aq afër brigjeve kontinentale turke. Në 113 km gjatësi e tillë,  është edhe situata midis Shqipërisë dhe Geqisë, ku 85% e kësaj vijë eshtë Det Territoril (njëlloj si dhe hapësira tokësore) pra është një gjendje Cassus Belli ( gjendje luftë që mund të ndodhë nesër midis të dy shteteve tona) dhe këtë mund ta sjellë si e thamë atypari Barketa ( Pleshti) për të cilin ne nuk bëjmë zë.

 Intervistoi: Eneida Jaçaj

Myslim Pashaj: Draftmarrëveshje e re për detin me Greqinë, grupi negociator të mos heshtë,  institucionet shqiptare të mbajnë përgjegjësi

Marrë nga GazetaIllyria

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet luftë me greqinë marreveshja e detit me greqine myslim pashaj luftë me greqinë marreveshja e detit me greqine myslim pashaj

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen