LIVE UPDATES
Bota

Koment: Nuk i zihet besë SHBA-së për mbrojtjen e të dhënave, ja ku është më mirë t’i ruani

18 Korrik 2020, 06:47 Nga DOSJA
Koment: Nuk i zihet besë SHBA-së për mbrojtjen e të

Vendimi i gjykatësve në Gjykatën Europiane në Luksemburg nuk do të thotë se i ka ardhur fundi këmbimit të të dhënave në bizneset ndërkombëtare dhe aq më shumë që i ka ardhur fundi internetit, siç parashikojnë disa aktivistë. E nxitur nga avokati i mbrojtjes së të dhënave Max Schrems, Gjykata Europiane tregoi qartë se rregullat e standartizuara të marrëveshjeve që kontrollohen nga BE, janë krejtësisht të përshtatshme për të lejuar dhënien e të dhënave personale firmave jashtë Europës.

Gjykata Evropiane i bëri për ujë të ftohtë si Komisionin e BE-së edhe SHBA

Marrëveshja midis Komisionit dhe SHBA për këmbimin e të dhënave, e quajtur Privacy Shield, është një hiç, sepse autoritetet e sigurisë dhe shërbime të ndryshme sekrete në SHBA vazhdojnë të kenë akses në të dhënat e Facebook, Twitter, Google, Apple, Microsoft-it dhe të gjitha të dhënat e tjera besuar kompanive. Të dhënat e qytetarëve të BE-së janë të rrezikuata dhe SHBA nuk duhet trajtuar si vend me mbrojtje të sigurt të dhënash.

Është hera e dytë që nga viti 2015, që Gjykata Europiane jep një gjykim të tillë goditës. Herën e kaluar, Gjykata u mor me rastin “Safe Harbor”, një marrëveshje për këmbimin e të dhënave, e cila dallon pak nga pasardhësi “Privacy Shield”.

SHBA kthehen në shtet të tretë ordiner

Sinjali nga Luksemburgu është i qartë: pas Edward Snowdenit që pati zbuluar në vitin 2013, se bëhet spiunim masiv i qytetarëve europianë, as SHBA as Komisioni i BE nuk kanë nxjerrë mësimet e duhura nga skandali. Uria për të dhëna e shërbimeve sekrete dhe të sigurisë në SHBA vazhdon të jetë shumë e madhe. Kjo nuk do të ndryshojë as gjatë kohës së administratës së Presidentit Trump, megjithëse Komisioni i BE premton tani bisedime të reja. Kurrkush nuk beson se presidenti nacionalist Trump do të ndryshojë ligjet dhe metodat e SHBA prej presionit europian.

Që prej vendimit të marrë më 2015, diçka është bërë në BE. Ndërkohë ka hyrë në fuqi rregullorja themelore për mbrojtjen e të dhënave, që në krahasim me kutin botëror është e drejtë shumë e gjithanshme për mbrojtjen e të dhënave. Sipas vlerësimeve të Komisionit të BE-së, vetëm Zvicra, Japonia, Kanadaja dhe disa shtete të tjera e arrijnë këtë standart europian.

Nga kjo listë e shkurtër me vendet që kanë rregullat e duhura, hiqet tani SHBA. Ato kthehen në një shtet ordiner të tretë, në radhë me Kinën, Indinë, Brazilin dhe pjesën tjetër të botës.

Biznese midis firmave dhe këmbimi i të dhënave delikate me këto shtete të treta vazhdon të mbetet i mundshëm edhe pas vendimit të marrë në Luksemburg. Kompani nga Kina ose SHBA duhet të garantojnë nëpërmjet kontratave se veprojnë sipas kushteve të vendosura nga mbrojtja europiane e të dhënave. Këto rregulla standarte respektohen. Çdo klient duhet të vendosë vetë nëse i beson apo jo këtij premtimi. Në jetën praktike ne të gjithë prekemi nga kjo gjë. Sepse në çdo blerje udhëtimi, në çdo blerje online i jepen të dhënat vendit ku do të shkohet për udhëtim, ose vendit që prodhon mallin që blihet.

Europës i duhet më shumë sovranitet tek të dhënat

Çfarë ndodh me këto të dhëna është e vështirë të ndiqet që nga Europa. Sidomos Kina, një shtet policor komunist, i merr sipas dëshirës të dhënat nga kompanitë kineze. Edhe në Rusi apo Turqi, apo në vende të tjera autokrate nuk mund të kontrollohet prej kurrkujt çfarë ndodh me të dhënat personale. Megjithatë Gjykata Europiane nuk i ka ndaluar këto veprimtari bazë për aktivitetet ekonomike, sepse kjo do të skaktonte kolaps të ekonomisë së ndërlidhur në shumë fusha.

Në afat më të gjatë Komisioni i BE-së dhe kompanitë europiane duhet të kërkojnë që të dhënat e tyre të përpunohen tek serverat brenda BE-së, duke iu nënshtruar ligjeve europiane. Clouds dhe sovraniteti i të dhënave duhet t’i jepet më shumë BE, jo Kinës dhe SHBA. Hapat e parë janë hedhur. SHBA kërkojnë nga ana e tyre kontroll më të madh. Ministria e Jashtme në Uashington është duke parë tani nëse mund t‘ i ndalojë firmës kineze TikTok, transferimin në Kinë të të dhënave të përdoruesve amerikan dhe ta mbyllë këtë firmë në SHBA.

Max Schrems

Robin Hood-i në fushën e të dhënave, Max Schrems, na tregoi me fitoren e tij të dytë në Gjykatën Europiane se në mbrojtjen ndërkombëtare të të dhënave ka ende shumë për të bërë dhe se kjo temë duhet të vazhdohet të ndiqet. Pikërisht në kohën e pandemisë corona nuk duhet marrë lehtë kjo punë, sepse disa shteteve iu pëlqen të ruajnë të dhënat shëndetësore, njohjen e fytyrës, profilet e lëvizjes dhe analizat e kontakteve, të cilat ndërhyjnë thellë në të drejtat personale të të dhënave.

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota te dhenat personale te dhenat personale

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen