6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Kriza ka frenuar transferimin jashtë vendit të fitimeve nga investitorët e huaj në Shqipëri. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se flukset dalëse në zërin e të ardhurave nga investimet për tremujorin e tretë të vitit 2020 ranë më tej në 121 milionë euro, 20% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Për 9-mujorin 2020, flukset dalëse të lidhura me të ardhurat nga investimet, arritën në 379 milionë euro, me një rënie prej 5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Pavarësisht rënies krahasuar me një vit më parë, vlera e fitimeve të nxjerra jashtë vendit nga investitorët e huaj ngelet në nivele relativisht të larta krahasuar me vitet mëparshme. Transferimi i fitimeve të bizneseve të huaja jashtë vendit ka shënuar rritje të ndjeshme sidomos pas vitit 2017.
Kjo mund të shpjegohet me përmirësimin e bilanceve dhe përfitueshmërisë së bizneseve, në kushtet kur ekonomia është rritur me ritme më të përmirësuara pas vitit 2014. Një faktor tjetër që ka ndikuar daljet e larta të fitimeve në vitet e fundit është rritja e detyrimeve te jorezidentët, sidomos nga qeveria shqiptare. Për nëntë muajt e parë të vitit 2020, qeveria shqiptare ka shpenzuar 6.5 miliardë lekë, ose rreth 52 milionë euro për interesat e borxhit të jashtëm.
Në kahun e kundërt, të ardhurat e ekonomisë shqiptare nga investimet jashtë vendit janë ndjeshëm më të ulëta. Për 9-mujorin 2020, ato përbënin vetëm një të pestën e shumës së tërhequr nga investitorët e huaj në Shqipëri.
Bilanci neto i të ardhurave nga investimet për ekonominë shqiptare është në vazhdimësi negativ, sepse ne jemi një vend pritës i investimeve të huaja. Kjo sjell edhe dalje periodike të të ardhurave në formën e dividendëve që shoqëritë me kapital të huaj shpërndajnë tek aksionerët e tyre jashtë vendit.
Bilanci neto i flukseve të të ardhurave nga investimet në ekonominë shqiptare është negativ në vlerën e 302 milionë eurove, me një rënie prej gati 14% krahasuar me një vit më parë. Ulja e deficitit neto në të ardhurat nga investimet erdhi kryesisht nga pakësimi i fitimeve të transferuara jashtë vendit.
Pandemia e COVID-19 solli një goditje të fortë në ekonomi dhe pasiguri të shtuar për të ardhmen. Në këtë situatë, ishte e pritshme që shumë biznese të pezullonin shpërndarjen e dividendëve, për të forcuar kapitalizimin e kompanive. Për bizneset që operojnë në tregjet e mbikëqyrura financiare, si bankat apo kompanitë e sigurimeve, shpërndarja e fitimeve u pezullua përmes vendimeve të posaçme të autoriteteve rregullatore për të gjithë vitin 2020.
Marrë nga Monitor
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Zhvillimet në sektorin e pagave pas karantinës së parë tregojnë se, pesha e punonjësve me pagë të ulët ndaj totalit te të punësuarve me pagë është rritur.Sipas ...
Që nga viti 1990 deri në vitin 2019 janë rikthyer nga emigracioni 96 mijë e 775 persona, shumica e tyre pa dëshirë, por për shkak të mosaprovimit të azilit.Të d...
Të jesh prind apo shok i fëmijës tënd? Kjo është një pasiguri që shoqëron shumë prindër. Të prindërosh është një nga detyrat më të vështira. Ti vazhdimisht pyet...
Sipas një studimi të Organizatës Botërore të Ushqimit FAO, vetëm 25% e fermave gjenerojnë më shumë se 3000 euro dhe 5500 euro të ardhura në vit nga aktivitetet ...
Thethi është gjithmonë i magjishëm. Nuk ka rëndësi sa herë kthehesh, gjithmonë do të të duket më i bukur se herën e fundit që e ke vizituar. Sigurisht, në prag ...
Kriza e rëndë ekonomike që solli pandemia e Covid-19 ka goditur edhe tregun global të futbollit. Pezullimi i aktiviteteve sportive për muaj me radhë dhe më pas,...
Meshkujt shqiptarë mbi moshën 50 vjeç rezultojnë se janë më aktivë në tregun e punës, në raport me femrat, por edhe pjesëmarrja e tyre në tregun e punës ...
Nga Erald Pashaj*Viti që sapo u mbyll ishte një vit shumë i vështirë në të gjitha aspektet, një sfidë e pa provuar dhe as e përfytyruar më parë nga secili prej ...
TIRANË- Me hyrjen e vitit të ri 2021 kanë hyrë në fuqi edhe disa vendime të rëndësishme ekonomike. Nga sot, të gjithë qytetarët shqiptarët që janë të punës...
As tërmetet dhe as pandemia nuk mundi që të mposhtë kurajon, por dhe dashurinë për jetën. Me urimin për një vit më të begatë dhe më të mirë, punonjësit e Bashki...