Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka ashpërsuar rregullat e sigurisë. Shoferët që humbin të gjitha pikët nuk do t’ia hedhin vetëm me përsëritjen e testit të teorisë, por edhe atë të praktikës për ta rifituar lejen e drejtimit. Veç saj, do të ketë edhe lehtësi për ata që duan të marrin një leje drejtimi për një kategori tjetër mjetesh, si dhe çmim dysheme për të gjithë autoshkollat, për të shmangur konkurrencën e pandershme.
Drejtuesit e mjeteve rrugore që humbin të gjitha pikët e patentës, e cila iu hiqet për shkelje të rënda e të përsëritura, do t’i nënshtrohen kursit nga e para në autoshkollë për të rimarrë sërish lejen e drejtimit. Procedura është e njëjtë me herën e parë. Fillimisht do t’i drejtohen autoshkollës në fund të së cilës i nënshtrohen një testi teorie të veçantë. Do të jenë 30 pyetje, të gjitha nga kapitulli i normave të sjelljes, nga i cili do të mund të kalojnë në fazën tjetër jo me katër, por maksimalisht me tri gabime. Më tej, ndonëse mund të kenë qarkulluar më herët në rrugë, ata do t’i nënshtrohen edhe testit të praktikës pranë DPSHTRR.
Ata që duan të ngasin një ciklomotor, do të duhet të futen në testim gjithashtu, gjë që më parë nuk nevojitej. Bëhet fjalë për ciklomotorat, kategoria AM (deri 50 ç, jo mbi 45 km/h), që DPSHTRR shton se ka ardhur si kërkesë e Direktivave EU dhe e Marrëveshjeve të Njohjeve dhe Konvertimit të lejedrejtimeve. Risia tjetër e udhëzimit, që pritet të hyjë në fuqi në 1 qershor, lidhet me autoshkollat.
Ato nuk mund të operojnë me çmime nën një vlerë të caktuar që do ta përcaktojë Drejtoria në fund të çdo viti, pas një koordinimi zyrtar me përfaqësuesve të autoshkollave. Veç vlerës monetare dysheme, edhe materialet didaktike, manualet e përgatitjes teorike dhe praktike, fizike e virtuale, do të unifikohen.
“Disiplinimi i lejes së aktivitetit për hapjen e autoshkollave të reja në rang bashkie apo qarku sipas numrit të popullsisë, forcim i rolit dhe përgjegjësisë së drejtuesit teknik të autoshkollës, ulje e moshës së mjeteve që i shtohen në vijim flotës së autoshkollimit”, nënvizon DPSHTRR në njoftimin e saj, teksa shton se zbatimi i këtyre ndryshimeve të parashikuara në udhëzim do të nisë jo më vonë se 1 qershori.
(a.b)/dosja.al
Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?
TIRANE- Kryeministri Edi Rama iu lëshua sot opozitës në një larmi epitetesh dhe krahasimesh. Edhe pse të gjitha ishin fyerje të pastra, lajmi i mirë është që kr...
BRITANI E MADHE-Një 18-vjeçar shqiptar është shpallur i humbur në Merton të Anglisë, që prej datës 31 Mars. Policia është në kërkim të një adoleshentit. ...
TIRANË– Gjykata e Tiranës ka caktuar masën ‘arrest shtëpie’ për Ervis Zikën, ish-drejtorin e burgut të Reçit. Zika u vu në pranga ...
KLOS– Një 63-vjeçar ka rënë nga lartësia ditën e sotme në fshatin Gurrë, në Klos. I moshuari me inicialet K.C është lënduar në kokë. Ai po dërgohet...
TIRANË- Një 22-vjeçar është arrestuar në Kamëz. 22-vjeçari banues në Kamëz i identifikuar me inicialet A. B., ka kundërshtuar punonjësit e po...
Presidenti ukrainas Vlodymyr Zelensky, do t’i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë më 3 maj përmes video-lidhjes, njoftuan të enjten, 28 prill, mediat vendore në Sh...
VLORË– Rritet me 33% cmimi i biletës së shërbimit urban në Vlorë. Këshilli Bashkial i Vlorës miraton sot kërkesën e firmës private që administron shë...
DURRËS– Plagosja mes dy vëllezërve në Durrës ndodhi për shkak të zhurmës. Shtetasi E.O u konfliktua më vë...
DURRËS– Një tjetër plagosje në Durrës. Spiro Toli u plagos ditën e sotme nga kunati i tij, Festim Hoxha në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama tha se Partia Demokratike nuk mund të flasë për Butrintin pasi në kohën që ka qeverisur vetë ka njohur edhe pronësine s...