All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Art&Argëtim

31 Tetor 2020, 17:41 Nga DOSJA
All - Paragraf - 1

TIRANË- Ajo ishte në moshë fare të re, teksa bënte hapat e parë drejt skenës së Teatrit Kombëtar dhe e kemi fjalën pikërisht për aktoren e njohur shqiptare, Eva Alikaj. Së fundmi, aktorja ka qenë e ftuar në emisionin “Opinion”,News 24, e cila ka rrëfyer jetën e saj mes Shqipërisë dhe Austrisë. Aktorja është shprehur se do organizojë një mbrëmje poetike me aktorët e njohur shqiptarë Timo Flloko dhe Ndriçim Xhepa.

“Për momentin po merrem me organizimin e një mbrëmjeje poetike ku do të jenë aktorët Timo Flloko dhe Ndriçim Xhepa. Unë nuk e kam lëvruar këtë zhanër por më ka pëlqyer shumë. Shpresojmë që së shpejti ta shfaqim. Provat në ambient të hapur, pa maskë por me distancë.

Teatri po punon me shumë dëshirë por me frikë për shkak të COVID. Po bëjnë prova, janë dy shfaqje paralele. Për festat e nëntorit shpresojmë të kemi dramat në shqip.

Aktorët janë vërtetë të dëshiruara. Të gjithë njerëzit janë sensibël por për aktorët duket si fundi i botës dhe mezi presim të shkojë mirë. Nuk bëj një jetë spektakolare, një jetë normale. Normalisht që Austria ka një standard tjetër. Këto vitet e fundit më është bërë e dashur Austria. Nuk e di se ku do doja të rrija në Shqipëri apo Austri. Është bërë dhe aty si vendi im.
Djali 28 vjeç është në Gjermani, është në orkestër, punon atje, është i dashuruar, nuk shihemi shpesh por flasim në telefon”- është shprehur aktorja.

Gjithashtu ajo është pytur edhe nëse ka qenë djali i saj arsyeja e jetesës mes Shqipërisë dhe Austrisë, dhe a është pendujar ajo për këtë sakrificë, por ajo nuk ka nguruar për tu përgjigjur duke u shprehur se nuk ka qenë djali i saj shkaku i qëndrimit mes dy shteteve.
“Jo jo. Isha e vetëdijshme për atë. Çdo nënë do ta bënte por nuk e di si e bëra unë. Ngaqë nuk do ta bëja kurrë, arrita në një pikë kulminante që nuk doja asgjë tjetër, përveç teatrit, jetës që kisha në Shqipëri. Nuk ëndërroja Hollivud apo… absolutisht jo.

Më mjaftonte ajo që bëja në Shqipëri. Fëmija im kishte prioritet, ishte fëmijë i vogël dhe zinte vendin e parë. Ishin prindërit e mi dhe tani e kam radhën unë. Mezi qëndroja kur isha e detyruar të ndiqja tim bir, mezi qëndroja se më tërhiqet ky magneti.

E vuaja shumë por e dija se do vinte koha ime dhe kjo kishte raste që më lëndonte sepse shikoja reagime të atyre që mendonin se ishte fundi im. E thosha jo gaboni. Unë jam këtu, për fatin tim, aktorët nuk janë balerinë.

Çudia ishte kur erdha këtu, edhe këtu vazhdon e njëjta gjë për verbërinë e tyre. Jo mua vetëm por çdo artist që ka spikatur në fushën e vet duhet vjelë. Besoj që kjo nuk ndodh në Shqipëri. Nuk është një monopol një film, është për popullin.
Është ndryshe në botë, aty ku kam qenë unë dhe ndryshe në Shqipëri. Nuk mendohet të arrihen të tilla standarde si jashtë Shqipërisë. Nuk është ndjekur një politikë e duhur. Shtetit duhet ti kishte dhënë një lloj statusi artistit, që të kishte dinjitet. Qoftë dhe nga ana monetare. Kam luajtur dhe në Vjenë, por o do bëja djalin o do bëja veten. Nëse do isha kushtuar me gjithë fuqinë e shpirtit tim nuk diskutohet që do kisha luajtur në teatër serioz por edhe filma”, tha aktorja.

Gjithashtu aktorja nuk ka lënë pa përmendur edhe prishjen e Teatrit Kombëtar, e cila ka pranuar se është ndjerë keq jo pa emocione, po ashtu ka rrëfyer edhe lumturinë e saj për profesionin e djalit të saj si artist.
“Jam e lumtur që ia dola se ka pasur momente që nuk ishte e lehtë. Do doja që të ishte solist se mund të ishte. Ai është në orkestër, është djalë shumë i mirë. Jo nuk jam nënë posesive. Nëse quhet posesivitet që do ushtrohesh kaq kohë sa më këshillonin mësuesit e tij jam.

Nuk jam pishman jo se kam bërë një punë të jashtëzakonshme me fëmijën tim por të vetmen gjë të mundshme. Ka pasur momente që më thoshte, dua të shkoj dhe tek e dashura dhe tek shoku. I thosha tek e dashura po, tek shoku jo. Dhe këtu. Tani që ai nuk ka nevojë për t’i dhënë unë këshilla nuk përzihem fare, pothuajse fare sepse e di që është i rritur dhe do bëjë rrugën e tij”- është shprehur Alikaj.

Sa për pandeinë ajo shprehet se ka qenë njësoj e vështirë si për gjithë njerëzit e tjerë.

“Kisha fatin që isha me prindërit, nuk i lija t’u afrohej njeri, i ushqeja, i shëtisja. Duhet të jemi optimistë që dhe në atë pamundësi të gjejmë diçka. Unë jam mësuar të vuaj dhe ta marr në dorë punën. Kam qenë si punë kryefamiljar”- është shprehur ajo.

E pyetur nëse është e njëjta Evë si dikur, duke mos ketë ndryshuar asgjë nga vetja e saj, aktorja është përgjigjur:

“Në thellësinë tim është Eva por kam shumë shtresa dhe mekanizma mbrojtës dhe më vjen keq e them nuk jam aq e mirë sa isha. Më vjen keq që i kam këto mekanizma. Nëse më sulmojnë dua ta kthej mbrapsht. Unë flas dhe me maskarenjtë dhe kur mbajnë vendin e tyre, jam në vendin tim. Por kur më sulmon maskarai unë bëhem maskareshë.”

E pyetur nëse ajo do të zgjidhte mes teatrit apo filmit ajo ka zgjedhur filmin duke dhënë dhe arsyetimin e përgjigjes së saj.
“Pak më shumë filmi sepse ti arrin shumë shpejt popullaritet të madh me cilësi shumë të mirë dhe nuk konsumohesh kurse teatri do më shumë angazhim, ka lodhje”- është shprehur aktorja.

Ndërsa përsa i përket pyetjes se cili është filmi i saj i preferuar ajo është përgjigjur:

“Mbetem tek filmi i parë, Elsa tek ‘Njeriu i mirë’. Tek filmi i parë kam qenë shumë e pastër, e mirë, thithja çdo gjë. Fluturoja. nuk di të më jetë bërë një vërejtje, sugjerim, kurse në filmat e tjerë kam luftuar. Kisha fat që më zbuluan.

Karriera ime nuk ishte me shkallë, ishte menjëherë lart dhe ose duhet ta mbaje ose të skualifikoheshe. Unë nuk u skualifikova. Unë mendoj që jam e talentuar, se sa nuk e di. S’më pëlqen dëliri unë jam më i madhi. Unë jam e lumtur kur iu ndrisin sytë njerëzve”- është shprehur Alikaj.

(s.s)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz eva alikaj eva alikaj

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 31 Tetor 2020, 15:14

TIRANË- Luana Vjollca është një nga moderatoret më të dashura dhe të suskesshme në Shqipëri. Edhe për këtë vit moderatorja ka befasuar të gjithë ndjekësit ...

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen