“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Bota
Kurti: Tani fillon epoka kur Serbia mësohet me reciprocitetin
30 Shtator 2021, 12:31Nga DOSJA
KOSOVË – Presidenti i Kosovës, Albin Kurti, ka folur ditën e sotme lidhur me takimin në Bruksel, ku ka thënë se tani fillon epoka kur Serbia mësohet me reciprocitetin. Kurti ka theksuar se me marrëveshjen e sotme në Bruksel është vendosur reciprociteti i targave të automjeteve.
“Tash fillon epoka kur Serbia nis e mësohet me reciprocitet. Reciprociteti i targave të automjeteve është vendosur. Meqë targave të Republikës së Kosovës në Serbi do t’iu mbulohet simboli shtetëror, të gjitha targave të Serbisë pa dallim do t’iu mbulohet po ashtu simboli i tyre në territorin e shtetit tonë. Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka shkuar në Jarinje dhe Bërnjak më 20 shtator për të mbrojtur vendkalimet dhe policinë kufitare nga bllokuesit e rrugëve dhe qarkullimit të lirë”, ka shkruar ai.
Në fjalën e tij Kurti ka theksuar se forcat speciale të Kosovës duhet të tërhiqen për t’u lënë vendin forcave të KFOR,pasi edhe forcat speciale serbe do të largohen gjithashtu.
” Meqë ata do të largohen, njësia jonë speciale nuk ka pse qëndron atje, dhe mbetet gjithnjë e gatshme për ndërhyrje në çfarëdo cenimi të njëjtë apo të ngjashëm në të ardhmen. Natyrisht, policia jonë kufitare në vijim do të zbatojë reciprocitetin e targave. KFOR-i do të qëndrojë aty, rreth dy javë, që gjithçka të jetë e sigurt“, tha Kurti.
SHBA – Qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dhanë një rekomandim urgjent të mërkurën për gratë shtatzëna dhe ato që kanë l...
BRUKSEL– Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka reaguar për marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për targat e makinave dhe ...
KOSOVË– Ambasada amerikane në Prishtinë ka reaguar në lidhje me arritjen e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë mbi reciprocitetin e targave.I ngar...
LONDËR – Britania e Madhe tha të enjten se kriza e karburanteve, e shkaktuar nga një mungesë akute e shoferëve të kamionëve ishte përsëri nën kontrol...
ANGLI– Peshkatarët, kamionistët dhe punonjësit e linjave ajrore, të cilët janë përballur me karantinën dhe masat kufizuese të marra gjatë pandemisë, po ha...
SHBA- Presidenti rus, Vladimir Putin solli një përkthyese femër tërheqëse në një takim me Donald Trump në Samitin e G20 në Osaka në 2019 si një mënyrë për të sh...
KOSOVË – Ekonomia e Kosovës ka pësuar më së shumti nga raportet e tensionuara politike dhe etnike që janë shfaqur ndër vite mes Kosovës dhe Serbisë, ...