LIVE UPDATES
Politike

Kyçën gojën për 7 muaj, kush janë 10 të heshturit e Kuvendit, s’ju dëgjua zëri në asnjë nga seancat plenare

27 Gusht 2019, 13:49 Nga DOSJA
Kyçën gojën për 7 muaj, kush janë 10 të

TIRANË- Instituti Studimeve Politike publikoi raport-analizën me titull “Parlamenti në kohën e krizës” duke mbërritur në përfundimin se kriza e dëmtoi Parlamentin, por arriti të mbijetojë. Në raport me detaje vjen performanca e të zgjedhurve nga populli për periudhen janar/korrik 2019.

Gjatë sesionit janar-korrik 2019 pati deputetë që nuk morën pjesë në asnjë nga votimet e akteve ligjore në seancat plenare, si dhe që nuk morën pjesë në asnjë mbledhje komisioni. Gjithashtu kryeministri Edi Rama nuk mori pjesë dhe për pasojë nuk votoi shumicën absolute të akteve ligjore të iniciuara nga qeveria në Parlament, si dhe nuk iu përgjigj një kërkese për interpelancë.

“Funksioni kryesor i Parlamentit janë kontrolli i ekzekutivit dhe ligjvënia. Nëse analizojmë të dyja funksionet gjatë këtij viti rezulton se Parlamenti ka bërë hapa pas. Për shkak të situatës politike, Parlamenti nuk ka arritur realisht të kontrollojë ekzekutivin, sidomos në elemente që kanë të bëjnë me çështje të ndjeshme publike dhe që kanë të bëjnë me pritshmërinë e madhe të qytetarëve ndaj Parlamentit. Së dyti, numri i akteve që ka nxjerrë Parlamenti është shumë i vogël në raport me sesionet e kaluara”, thotë për Top Channel Afrim Krasniqi, drejtor i Institutit i Studimeve Politike.

Raporti evidenton 23 deputetë përfituesve të bonusit të strehimit paguar nga shteti. Mes tyre jane Nard Ndoka ish-ministër Shëndetësie dhe Senida Mesa ish-zëvëndës kryeministre.

Deputeti më efektiv në sesionet e shkuara parlamentare është kreu grupit parlamentar socialist Taulant Balla me 74 pikë pasuar nga  Vasilika Hysi dhe  demokrati Mylim Murrizi. Ndërsa nga deputetët e opizitës së re më aktivi është Ralf Gjoni I LSI. Aktiviteti i dy deputetëve Myslim Murrizi dhe Rudina Hajdari gjatë sesionit të fundit parlamentar vjen në kontrast të thellë me aktivitetin e tyre të mëparshëm parlamentar.

“Të gjithë prisnim që Parlamenti i ri të kishte cilësi më të madhe për shkak të kritikeve që ne kemi pasur për legjislaturën e kaluar. Mungesa e opozitës dhe zëvendësimi me deputetët e rinj nuk solli rritje të cilësisë, përkundrazi pati hapa pas në aspektin cilësor. Numri i deputetëve që nuk janë të angazhuar ose janë të angazhuar formalisht nuk arrijnë të prodhojnë politikë, është jashtëzakonisht i madh dhe ndoshta më i madhi në raport me të gjithë Parlamentet e 10 viteve të fundit në Shqipëri.

Në listën e 10 deputetëve më pak aktivë në parlament, për pasojë, edhe me treguesit më minimalë të efikasitetit bëjnë pjesë së paku pesë biznesmenë të njohur, si dhe së paku katër prurje politike që nuk kanë lidhje organike me partitë e tyre politike dhe as me jetën parlamentare.

Krahas listës së deputetëve më aktivë në debatet parlamentare, merr vlerë edhe lista e deputetëve më pak aktivë, dhe konkretisht, lista e deputetëve që nuk kanë mbajtur asnjë fjalim në 24 seancat plenare ku kanë marrë pjesë plotësisht apo pjesërisht.  Deputetët “të heshtur janë” Tom Doshi e Lefter Koka, Ylli Shehu e Anduel Xhindi, e Andrea Marto, si dhe “prurjet” e reja të PS më 2017, deputetët Rrahman Rraja e Ilir Ndraxhi dhe Gjetan Gjetani.

(Marrë nga Top Channel)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike deputetet e heshtur deputetet ne kuvend seancat plenare deputetet e heshtur deputetet ne kuvend seancat plenare

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen