LIVE UPDATES
Politike

“Kajmaku”, PD: I kemi dërguar dy letra Prokurorisë, të tregojë hapat që ka marrë

27 Gusht 2019, 15:07 Nga DOSJA
“Kajmaku”, PD: I kemi dërguar dy letra Prokurorisë,

TIRANË- Partia Demokratike i ka dërguar Prokurorisë të dhëna konkrete mbi të kaluarën të Agim Kajmakut, pasi prokuroria kërkoi të dinte hollësi mbi informacionin që posedonte Partia Demokratike.

Të dhënat i janë dërguar prokurorisë, përmes dy letrave të ndryshme, njëra ditën e djeshme me dokumentat e bëra publikë sipas vendimeve të Prokurorisë dhe Gjykatës greke, tjetra me dokumentin e nxjerrë nga TIMS që sipas PD-së tregon se Agim Kajmaku është i njëjti me personin Jorgo Toto, i arrestuar në Greqi në 2003 dhe me numër pasaporte Z 0148497.

Të dyja letrat, ajo e djeshmja dhe e sotmja i janë dërguar prokurorisë nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, i cili shpjegon të gjithë informacionin e bërë publik nga Partia Demokratike dhe shpreh shqdetësimin e thellë të PD për procedurën antiligjore që po ndjek prokuroria për marrjen e shenjave të gishtërinjve.

Agim Kajmaku alias Jorgo Toto, i datëlindjes 1971, banues në Tiranë Shqipëri, është arrestuar në flagrancë në shtetin grek, në zonën e Janinës, më datë 14.01.2003 për veprën penale “Përdorim dhe shpërndarje kartmonedhash të falsifikuara”. Ai është arrestuar në flagrancë, duke u arratisur nga territori i shtetit grek. Krimi është kryer gjatë një transaksioni për blerjen e fidanëve dhe bimëve të tjera, dhe Agim Kajmaku ka përdorur identitetin e rremë Jorgo Toto, me atësi Thanas dhe amësi Parashivi. Pasi dosja është përcjellë në prokurori, Prokuroria e Janinës ka konstatuar se jemi përpara një krimi të nivelit të parë (shkalla më e rëndë e klasifikimit të veprave penale), dhe nga provat e administruara ka vlerësuar se rezultonte e provuar që krimi ishte kryer nga shtetasi Agim Kajmaku alias Jorgo Toto. Krimi i kryer nga Agim Kajmaku alias Jorgo Toto, sipas prokurorisë greke, duhet të dënohej me jo më pak se 10 vjet burgim. Për këtë arsye, Prokuroria ka urdhëruar arrestimin e tij të menjëhershëm dhe ka përcjellë dosjen në gjykatë. Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë dhe ka vendosur “arrest me burg” dhe marrjen të pandehur të shtetasit Agim Kajmaku alias Jorgo Toto, për fallsifikim parash, si dhe dërgimin e çështjes për gjykim. Vendimi i gjykatës për arrestimin e Agim Kajmakut nuk është ekzekutuar, për shkak se gjatë periudhës së shqyrtimit gjyqësor, ai ishte larguar menjëherë nga territori i shtetit grek dhe ka ardhur në Shqipëri. Këtu ka ndryshuar menjëherë edhe identitetin, nga Jorgo Toto, në Agim Kajmaku.”- thuhet në informacionin që PD i ka dërguar Prokurorisë ditën e djeshme.

Informacioni është pasuruar sot me dokumentin e nxjerre nga TIMS, i cili sipas selisw blu vërteton në mënyrë të pakundërshtueshme se Agim Kajmaku i Bshkisë së Vorës është Jorgo Toto i arrestuar në Greqi në 2003 dhe që ka mashtruar autoritetet greke për atësinë dhe amësinë, por nuk ka mundur ta çojë mashtrimin deri në fund për shkak të pasaportës.

Jorgo Toto, i arrestuar në tentativë për t’u arratisur pas krimit nga territori grek, ka patur me vete pasaportën e tij, e cila ka një numër unik identifikimi. Sipas vendimit të drejtësisë greke që ju është përcjellë edhe ju zyrtarisht dje, në faqen 13 të tij, pasqyrohet se shtetasi i arrestuar dhe që ka kryer krimin, është shtetasi Jorgo Toto që posedon pasaportën me nr. Z 0148497. Sipas sistemit shtetëror TIMS, Agim Kajmaku (që është personi në foto), kur ka patur emrin Jorgo Toto, i datëlindjes 06.07.1971, i biri i Imer dhe Maxhe, ka qenë posedues ekzaktësisht i pasaportës me Nr. Z 0148497. Kjo është një provë e pakontestueshme që Jorgo Toto i arrestuar në Greqi me pasaportën me nr. Z 0148497, është Jorgo Toto që shfaqet në fotën e sistemit TIMS, me pasaportën me nr. Z 0148497, dhe që sot mban emrin Agim Kajmaku.”- thuhet në informacionin e PD-së.

PD i ka kërkuar prokurorisë të veprojë me shpejtësi për zbardhjen e të vërtetës, dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasit Agim Kajmaku, pasi sipas pas ai ka kryer krime në Greqi dhe për falsifikimin e Formularit të Dekriminalizimit. 

Pra organi i prokurorisë të përzgjedhurve të Edi Ramës, Valdrin Pjetrit dhe Agim Kajmakut, u kërkon që të depozitojnë gjurmët daktiloskopike tek vartësit e Edi Ramës dhe Sandër Lleshajt, pa asnjë prani të përfaqësuesve të organit të prokurorisë. Kjo procedurë, përveçse e paligjshme, ngre dyshime të forta për manipulimin e këtij procesi, nëpërmjet dhënies së gjurmëve të falsifikuara.”- shprehet sekretari i Përgjtihshëm i PD, Gazment bardhi, i cili sjell në vëmendjen e prokurorisë se pika 6 e nenit 8 të ligjit të dekriminalizimit detyron prokurorinë që “në çdo rast verifikimi të përdorë gjurmët daktiloskopike dhe çdo të dhënë tjetër biometrike, që ruhet në bazat e të dhënave të identifikimit të shtetasve shqiptarë.”

Procedura e ndjekur nga ana juaj, përveçse shkakton vonesa të panevojshme në procesin e verifikimit, ngre edhe dyshimin e arsyeshëm për një tentativë të mirëorganizuar për manipulimin e rezultatit të verifikimit. Çdo vonesë e pajustifikuar për rezultatin e këtij verifikimi apo tentativë për manipulimin e saj, përveçse do të dështojë, përbën edhe një konfirmim të rreshtimit në anën e krimit të organizuar dhe promovimit të tij në funksione të larta publike.”- thuhet në letrën informuese të Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi.

Në emër të PD, ai i kërkon zyrtarisht organi i prokurorisë që të informojë PD dhe opinionin publik mbi arsyet e ndjekjes së një procedure të paparashikuar nga ligji, si dhe të veprojë me efikasitet dhe shpejtësi në zbardhjen e të vërtetës.

Partia Demokratike ka vijuar dhe sot me akuzat kundër Agim Kajmakut, kreut të Bashkisë së Vorës. Numdri dy i PD, Gazment Bardhi, ka publikuar dokumente të reja, ku sipas tij vërtetojnë se Jorgo Toto, i arrestuar në Greqi në vitin 2003 është Agim Kajmaku. Prokuroria sot i ka kërkuar PD t’i vendosë në dispozicion të gjitha informacionet që ka dhe ka marrë përgjigje nga Gazment Bardhi. Po ashtu ka ardhur dhe një reagim nga Agim Kajmaku, i cili i mohon të gjitha akuzat që janë bërë kundër tij.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike akuzat e pd për agim kajmakun gazmet bardhi letra e pd per prokurorine prokuroria e pergjithshme akuzat e pd për agim kajmakun gazmet bardhi letra e pd per prokurorine prokuroria e pergjithshme


Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë