Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
Florenc Hoxha u rifutet telasheve, ish-kreu i Policisë Bashkiake përfundon në polici pas përleshjes fizike për një vend pa
3 Shkurt 2021, 21:07Nga DOSJA
TIRANË– Florenc Hoxha, ish-kreu i Policisë Bashkiake është shoqëruar në komisariatin nr.1 të Tiranës. Balkanweb, shkruan se Hoxha është konfliktuar fizikisht me një person.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme tek ish-Tregu Elektrik në Tiranë,për një vend parkimi të automjetit. Ende nuk dihet saktësisht si ka rrjedhur debati që ka bërë që Hoxha dhe personi tjetër të përleshen fizikisht e të përfundojnë në polici.
Policia është lajmëruar nga dëshmitarët që kanë parë sherrin dhe më pas, uniformat blu kanë shoqëruar Hoxhën në komisariatin nr.1 të Tiranës.
Florenc Hoxha, ish-kryetar i Inspektoriatit Ndërtimor në Bashkinë e Tiranës është një emër mjaft i njohur për Policinë e Tiranës. Ai është shoqëruar disa herë në komisariat dhe herë e fundit ndodhi pasi u fotografua në protestën e opozitës.
40-vjeçari, banues në Tiranë është arrestuar në viitn 2015 nga policia e Tiranës pasi ka kanosur se do t’u prishte lokalin dhe ka goditur me grushta dhe shkelma dy personam e inicialer K.K, 35 vjeç, banues në Tiranë dhe E.K, 37 vjeç, banues në Tiranë. Ndërsa në vitin 2014, Hoxha, është përfshirë në një përleshje, ku ka mbetur vetë i plagosur.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ndërkohë që shumë shtete, mes tyre edhe Gjermania, e kanë lënë të hapur mundësinë për pranimin e vaksinave ruse dhe kineze , ditët e fundit t...
Aktualitet 3 Shkurt 2021, 20:58
TIRANË- Një ditë më parë emisioni Stop në Tv Klan publikoi mesazhet e pacientes që humbi jetën nga koronavirusi tek Sanatoriumi, ku i lutej dhe përgjërohej...
TIRANË– Dyshimi se një grup i mafies italiane të “Ndrangheta”-s ka pastruar para përmes lidhjeve me politikanë shqiptarë pritet të hetohet edhe në Sh...
TIRANË– Dyshimi se një grup i mafies italiane të “Ndrangheta”-s ka pastruar para përmes lidhjeve me politikanë shqiptarë pritet të hetohet edhe në Sh...
“S’trembem gjallë në botë nga covidi. Kurohem në shtëpi ushqehem me limona, me gjëra djegëse”.Thënie popullore si ‘një mollë në ditë të mban larg nga mjeku’ nës...
TIRANË-Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja që ka shokuar mbarë opinionin publik, ku i riu Saimir Sula, i cili ndërroi jetë më 9 maj të vitit të kalu...
TIRANË – Katërmbëdhjetë muaj pas tërmetit dhe tetëdhjetë ditë para zgjedhjeve, “Tigri” kujtohet që të nxjerrë një listë për rikonstruksionin e palla...