Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Tërmeti ‘shkundi’ Shqipërinë, Rama mbledh qeverinë: Jemi në këmbë
21 Shtator 2019, 21:57Nga DOSJA
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka mbledhur me urgjencë kabinetin qeveritar, rreth tetë orë pasi tërmeti i fuqishëm ‘shkundi’ gjithë Shqipërinë dhe la pas 105 persona të plagosur.
Teksa mbajti fjalën e tij, Rama theksoi falenderoi strukturat përgjegjëse për ndjekjen e situatës. Kryeministri theksoi më tej se sistemi i emergjencave dhe ndjekja e situatës në territor ka funskionuar mjaft mirë.
Kreu i qeverisë u shpreh gjithashtu se i gjithë shteti është në këmbë për shkak të ëksaj situate.
“Falenderoj, të gjithë ekipet drejtuese të shëndetësisë për gatishmërinë e madhe gjatë gjithë orëve pas tërmetit. Përgëzoj Ogertën pasi e ka kryer me shumë përkushtim dhe rezultat detyrën e saj për ndërgjegjësimin në raste emergjencas. Dhe për ndjekjen në terren të situatës. Dua të nënvizoj se më vjen mirë që ka fuksionuar sistemi i emergjencave dhe organizimi në të gjithë territorin ku makineria komplekse faktikisht nuk është gjendur e papërgatitur.
Për shkak se unë nuk u gjenda këtu kam pasur mundësi ta konstatoj nga fluksi i informacion që merrja nga grupet e Ëhats appit që janë organizuar për situata të tilla. Vlen të jemi të inkurajuar. Ju falenderoj për gatishmërinë e reagimit,”– u shpreh Rama dhe më pas ia kaloi fjalën ministres së mbrojtjes Olta Xhaçka.
Në fjalën e saj, Xhaçka dha detaje lidhur me banesat e dëmtuara nga tërmeti, ndërsa ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj garantoi gatishmërinë e efektivëve të Policisë.
(f.m./dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANE– Një status i gazetarit të kronikës Elton Qyno ka alarmuar dhjetra gazetarë të politikës por edhe ndjekës të rrjeteve sociale, pas tërmetit që ra sot në ...
TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pesë orë e gjysmë pas rënies së tërmetit të fuqishëm që la 68 persona të plagosur.Në një s...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të mbledhë qeverinë sapo të mbërrijë sot në Tiranë.Burime për Dosja.al bëjnë me dije se kryeministri do të zhvillojë një m...
TIRANË-Ish-ministri i punëve të Jashtme, Ditmir Bushati ka komentuar Ditën Ndërkombëtare të Paqes, duke cituar fjalët e Papa Françeskut.Përmes një p...
TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj me anë një deklaratë nga selia blu u ndal tek dënimi me shërbim prove për ish-ministrin Saimir...
TIRANË- Forumi i Gruas Socialiste kërkon mbledhjen urgjente të Kryesisë së PS-së.Përmes një letre të hapur, organi përfaqësues i grave socialiste i bën ape...
Tiranë- Për mungesën e Gjykatës së Lartë, Presidenti i vendit Ilir Meta ka deklaruar se po cënohen të drejtat themelore të qytetarëve shqiptarë, për të cilat as...
TIRANË- Kreu i PDK-së Nard Ndoka ka rrëfyer momente nga takimet qe ka pasur me Kryeministrin Rama.Gjatë një interviste në “Late Night Show” në RTV Ora, No...