LIVE UPDATES
Aktualitet

Basha mbledh gazetarët: PD heq kasetat, reporterët do mbulojnë takimet pa kufizime

29 Mars 2019, 10:45 Nga DOSJA
Basha mbledh gazetarët: PD heq kasetat, reporterët do mbulojnë

TIRANË- Ditën e sotme, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur në një tryezë të përbashkët, drejtuesë mediash dhe gazetarë. Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati tha se mediat nuk kanë raportuar korrekt dhe nuk kanë bërë investigimet e duhura. Basha theksoi se duhet një ndryshim themelor edhe tek media dhe lufta kundër kontrollit qeveritar. Gazetarët Enton Abilekaj dhe Armand Shkullaku kërkuan që PD të luftojë fenomenin e “kasetave të gatshme”.  Gazetari Ylli Rakipi, pyeti Bashën nëse edhe kur PD do të vijë në pushtet, qëndrimi i Bashës do jetë njësoj me Ramë. Kryetari i PD, premtoi se PD do të heqë dorë nga kasetat e gatshme. Basha tha se reporterët do të ndjekin çdo aktivitet pa kufizim. 

Zhvillimet orë pas ore

Ora 12:31- Basha bën premtimin para gazetarëve: Reporterët do mbulojnë takimet pa kufizim

Kreu i PD-së Lulzim Basha i ka kthyer përgjigje Armand Shkullakut pasi gazetari u shpreh se PD duhet të lejojë gazetarët të vëzhgojnë takimet dhe të jenë pjesë e diskutimeve. Basha është shprehur se nuk do të ketë asnjë kufizim të pranisë mediatike në aktivitetet e PD-së. Ai theksoi se PD do të lejojë se reporterët të mbulojnë takimet.” Ky është problem kryesor, ka kronika sipërfaqësore dhe jo hulumtim. Në asnjë aktivitet timin nuk ka për të pasur asnjë kufizim të pranisë mediatike. Unë e di që aktivitete e mia janë live në Facebook pa prerje, unë nuk pres daljet e mia publike. Do jenë aty reporterët, s’ka kaseta.”-tha Basha.

Ora 12:30-Gazetari akuza Bashës: Jeni oligark politik, lërini hipokrizitë, unë s’shoh më lajme

Gazetari Jakup Gjoca ka akuzuar kryetarin e PD, Lulzim se është oligark politik. Gjoca tha se ka hequr dorë nga ndjekja e lajmeve si gazetar, pasi në çdo media tradicionale shfaqet 3 orë përsëritje fjalimi i kryeministrit Edi Rama.

Ora 12:33-Shkullaku: PD të lejojë gazetarët të vëzhgojnë takimet, s’ka asnjë media që bezdis Veliajn

Në takimin e zhvilluar sot me kryetarin e Partisë Demokratike, gazetari Armand Shkullaku ka thënë se në Shqipëri mediat tradicionale nuk guxojnë të bezdisin kryebashkiakun Erion Veliaj, e jo më t’a kritikojnë. Shkullaku kërkoi nga Basha që PD të ofrojë një tjetër model duke lejuar që gazetarët të marrin pjesë në takimet e zhvilluara nga PD dhe të mbulojnë aktivitetet e PD, duke risjellë rolin e reporterit.

Ora 12:14- Basha zbulon SMS: Basiri më dërgoi mesazh, është në prokurori ndaj s’vjen dot

Kryedemokrati Lulzim Basha në takimin që ka zhvilluar sot me gazetarë dhe drejtuesë mediash, ka thënë se gazetari i Shijak Tv, Basir Çollaku ka munguar jo pa arsye në këtë takim. Basha tha se Çollaku i ka dërguar një mesazh ku thotë se ndodhet në prokurori për shkak të një kanosjeje që i është bërë për shkak të detyrës.

Ora 12:02- Ylli Rakipi-Bashës: Kam frikë se kur të vini në pushtet do shtrytëzoni mediat, do i blini ato

Në takimin me kreun e PD-së Lulzim Basha, gazetari Ylli Rakipi u shpreh se ka frikë se mos edhe PD-ja si parti kur të vijë në pushtet do të bëjë të njëjtën gjë si Rama, do të përdorë dhe blejë mediat.

Ora 11:52-Abilekaj-Bashës: Hiqni dorë nga kasetat, qeveria, bashkia por edhe opozita

Në takimin e zhvilluar sot me gazetarët, kryetari i PD, Lulzim Basha u hoqi vërejtje gazetarëve se nuk kanë bërë investigimet e duhura. Një nga organizatorët e këtij takimi, botuesi i Dosja.al, Enton Abilekaj tha se problemet në median shqiptare janë të shumta, por theksoi se një nga problemet kryesore është edhe “kasetat e gatshme”. Abilekaj tha se dërgon qeveria dhe bashkia kaseta tek mediat, por edhe opozita bën të njëjtën gjë. Prandaj ky fenomen duhet ndaluar dhe për këtë duhet angazhimi i opozitës.

Ora 11:50-Basha në takim me median: Ka censurë, të bashkëpunojmë për t’i dhënë zgjidhje

Kreu i PD-së Lulzim Basha është duke zhvilluar një takim te selia e PD-së me mediat. Të pranishëm në këtë takim janë gazetarë, drejtues medias, dhe përfaqësuese të shoqatave të gazetarëve. Basha u shpreh se media shqiptare ka shumë probleme, si ajo e censurës, protesionalizimit dhe kërcënimit të gazetarëve. Kreu i opozitës iu bëri thirrje gazetarëve dhe përfaqësuesve të medias që të bashkëpunojnë me opozitën për t’i dhënë fund këtyre problemeve.

Ora 11:40Basha kritikë medias: Nuk janë bërë hulumtime si ato të DASH

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka theksuar se problemi me mediat në Shqipëri është se media nuk ka bërë investigime. Basha tha se më shumë investigime ka bërë opozita sesa mediat.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet basha me gazetaret enton abilekaj liria e medias lulzim basha basha me gazetaret enton abilekaj liria e medias lulzim basha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj