Trump urdhëron shpërbërjen e Agjencisë Amerikane për Media Globale, pezullohen gazetarët e VOA-së dhe REL-së
Berisha: Mbyllja e Zërit të Amerikës nuk ishte një akt censure, ai është një ent publik 15 Mars, 20:25 ...
Berisha: Mbyllja e Zërit të Amerikës nuk ishte një akt censure, ai është një ent publik 15 Mars, 20:25 ...
Një orë para protestës së PD-së, reagon Berisha: Nuk do të lejoj që fëmijët të përjetojn&...
"Kemi objektiv madhor 'Made in Albania'"/ Berisha deklaratë: Shqipëria do të transformohet në një prodhues e eskportues...
Tre të plagosur në Beograd/ Makina merr përpara protestuesit (VIDEO) 15 Mars, 13:36 Protesta masive në Ser...
SHBA– Në një prezantim virtual të Mërkurën së bashku me kryeministrat e Australisë dhe Britanisë, Presidenti Biden njoftoi një aleancë të re tripalëshe të mbrojtjes midis aleatëve të vjetër që do të forconte bashkëpunimin e informacionit dhe teknologjisë në një sërë frontesh. Por thelbi u përqëndrua në një marrëveshje të re për të ndihmuar Australinë në ndërtimin e një flote nëndetësesh me energji bërthamore.
Nënteksti ishte i qartë, administrata e Biden, duke vepruar pjesërisht në analiza e paraardhësve të tij shpreson të forcojë aleatët amerikanë në rajonin e Azi-Paqësorit përballë zgjerimit të fuqisë detare të Kinës.
“Ne duhet të jemi në gjendje të trajtojmë si mjedisin aktual strategjik në rajon ashtu edhe atë se si mund të evoluojë, sepse e ardhmja e secilit prej kombeve tanë dhe e botës, varet nga një Indo-Paqësor i lirë dhe i hapur, i qëndrueshëm dhe i lulëzuar në dekadat e ardhshme, “- tha Biden.
Pakti i ri është një lëvizje e madhe ku Shtetet e Bashkuara e kanë ndarë këtë teknologji vetëm me Britaninë, si pjesë e një marrëveshjeje prej dekadash që nga Lufta e Ftohtë. Duke pranuar këtë ndihmë amerikane, Australia është duke u mbështetur në një angazhim të qëndrueshëm, afatgjatë të SHBA-së dhe disi në zgjedhje strategjinë e saj të Kinës me atë të Uashingtonit. Britania, e etur për të mbajtur ndikimin e saj global pas Brexit, është e lumtur të luajë rolin e partnerit të vogël.
Në Pekin, reagimi i zemëruar ishte i shpejtë dhe i parashikueshëm. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Zhao Lijian e përshkroi marrëveshjen si “jashtëzakonisht të papërgjegjshme” dhe një reflektim të një “mentaliteti të vjetëruar të Luftës së Ftohtë”. Zhao tha se aleanca e re “minoi seriozisht paqen dhe stabilitetin rajonal, përkeqësoi garën e armatimit dhe dëmtoi përpjekjet ndërkombëtare të mospërhapjes”.
Por zyrtarët kinezë nuk ishin të vetmit që u tronditën. Marrëveshja ‘AUKUS’ ka zemëruar pothuajse në mënyrë të barabartë edhe Francën, e cila pa Australinë në thelb të largohej nga një marrëveshje e vitit 2016 për të ndërtuar një flotë të re të nëndetëseve me naftë. Disa politikanë dhe analistë australianë pohojnë se projekti kishte çështjet e tij logjistike dhe teknike dhe kostot ishin të larta. Një mosmarrëveshje e zgjatur ndërkombëtare mund të pasojë, me Francën të prirur për të rimbursuar dhjetëra miliarda dollarë të humbur nga Australia që prishi kontratën e saj.
Përtej rënies së një marrëveshjeje fitimprurëse, zyrtarët francezë u zemëruan nga mënyra se si ndodhi gjithçka, duke thënë se ata ishin befasuar nga vendimi Australian dhe nuk ishin në dijeni të muajve të negociatave midis tre fuqive “Anglo”.
“Është një goditje pas shpine. Ne kishim krijuar një marrëdhënie besimi me Australinë dhe ky besim u tradhtua’’-, tha ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian.
Në një deklaratë të përbashkët me Ministren Franceze të Mbrojtjes, Florence Parly, Le Drian argumentoi se Shtetet e Bashkuara po demonstronin një mungesë konsistence, për të cilën mund të pendohen. Ai argumentoi se marrëveshja e njëanshme dhe brutale ishte diçka që ish-presidenti Donald Trump do të bënte. Si pasojë e këtij veprimi Franca ka tërhequr ambasadorët e saj nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga Australia në shenjë proteste ndaj paktit të ri të mbrojtjes midis SHBA-ve, Mbretërisë së Bashkuar dhe Australisë.
Në kryeqytetet e Evropës Perëndimore, pakti siguron një tjetër kujtesë se si interesat e Uashingtonit ndryshojnë dhe se Bashkimi Evropian mund të ketë nevojë të luajë si ‘fyellin e dytë’ ndërsa Shtetet e Bashkuara zhvendosin fokusin e tyre strategjik më tej drejt Azisë. Për Brukselin, koha e shpalljes së AUKUS ishte dyfish për të ardhur keq, pasi përkoi me publikimin e planifikuar të vetë BE-së të strategjisë së saj për atë që politikëbërësit tani e quajnë “Indo-Paqësori”. Biden do të presë një takim personal të “Quad”-një aleancë që përfshin Japoninë, Australinë dhe Indinë në Shtëpinë e Bardhë të Premten e ardhshme.
Pas njoftimit të Francës, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Ned Price tha se SHBA është në “kontakt të ngushtë” me Parisin dhe do të vazhdojë të konsultohet me zyrtarët francezë për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre. Ndërsa e quajti Francën një “partner vital” dhe “aleatin më të vjetër”, Price tha se Shtetet e Bashkuara i japin “vlerën më të lartë” marrëdhënies midis dy kombeve. Zyrtari amerikan shtoi gjithashtu se Shtëpia e Bardhë shpreson të vazhdojë diskutimin mbi këtë çështje në nivelin e lartë në ditët në vijim.
Sidoqoftë, zyrtarët e administratës Biden kanë thënë se i kanë dhënë Francës njoftim të avancuar të paktit para njoftimit të së mërkurës. Si SHBA ashtu edhe Australia kanë treguar se qeveria franceze nuk ishte e verbër dhe thanë se zyrtarët e rangut të lartë francez ishin vënë në dijeni të vendimit nga qeveria australiane.
(d.a/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
KROACI- Një muzikologe e re nis një hulumtim në kuadër të studimeve në Akademinë e Muzikës në Zagreb në vitin 1999 dhe zbulon papritur një botë të panjohur më p...
KOSOVË– Zëvendësndihmës Sekretari për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Gabriel Escobar, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë tha se Sht...
BRUKSEL– Rastet më të njohura të gazetarëve të vrarë që tronditën publikun vitet e fundit ishin vdekjet e Daphne Caruana Galizia në Maltë dhe Jan Kuciak n...
SHBA-Pas orëve të diskutimit dhe një kërkese për të rishikuar pyetjen që po u bëhej, një komitet këshillimor kryesor federal të Premten rekomandoi një dozë të t...
MAQEDONIA E VERIUT– Bullgaria ka dhuruar 50 mijë vaksina anti-COVID pë Maqedoninë e Veriut.Kjo u bë e ditur nëpërmjet një shkrimi në Twitter, nga ministri...
SHBA– Shtetet e Bashkuara kanë qenë në kontakt me Francën në lidhje me vendimin për të tërhequr ambasadorin Philippe Etienne në Paris për konsultime, tha ...
KOSOVË– Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë zhdukur në mënyrë të mistershme dy motra në Prishtinë. Sipas njoftimit paraprak bë...
SHBA- Themeluesi i Amazon Jeff Bezos uroi Elon Musk të enjten për misionin e parë civil të SpaceX, Inspiration4. Buisnessinsider shkruan se anija kozmike Crew D...
SHBA– Shetetet e Bashkuara të Amerikës kanë pranuar se në sulmin me dron në Kabul që kishte si shënjestër anëtarët e grupit të ISIS-K, janë vrarë dhe dhje...
FRANCË– Franca ka tërhequr ambasadorët e saj nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga Australia në shenjë proteste ndaj paktit të ri të mbrojtjes ...