“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
Shtëpia e fëmijës në Vlorë, KLSH nis inspektimet, Manastirliu: S’ka mbyllje
19 Nëntor 2021, 10:57Nga DOSJA
VLORË– Një projekt pilot që po aplikohet në shtëpinë e Fëmijës në Vlorë do të bëjë që ky institucion të qëndrojë i mbyllur. 13 fëmijët e kësaj Shtëpie të moshave deri në pesë vjeç rrezikojnë të kthehen sërish në gjirin e familjeve që i dhunonin, të cilat janë bërë dhe shkak për vendosjen e tyre në Shtëpinë e Fëmijës.
Kjo gjë ka sjellë dhe reagimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, institucion që ka nisur kontrollin në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale si dhe në Drejtorinë e përgjithshme të Shërbimit Social ku do verifikohen të gjitha hallkat e kësaj procedure.
“Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur një audit përputhshmërie dhe vlerësues duke patur në fokus planin kombëtar për deinstitucionalizimin e institucioneve 2020-2021.Kontrolli tashmë ka nisur në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale si dhe në Drejtorinë e përgjithshme të Shërbimit Social ku do verifikohen të gjitha hallkat e kësaj procedure. KLSH do të verifikojë formën dhe mënyrën e zhvillimit të projektit ku e ardhmja e fëmijëve jetim është në fokusin kryesor të këtij kontrolli, për të garantuar jetesën e tyre. Fëmijët e jetimoreve deri në dhjetor do detyrohen të kthehen në shtëpitë biologjike ose do të birësohen me procedurë më të shkurtuar se më parë. Në shtëpinë e fëmijëve, procesi ka nisur në shtator të vitit 2019- të ku me VKM është pasqyruar deinstitucionalizimi i fëmijëvë ku më pas nuk janë pranuar gjithashtu dhe raste të reja duke minimizuar artificialisht numrin e fëmijëve që kanë hyrë në institucion. Kontrolli ka marr shkas nga materialet mediatike ku kujdestaret e këtyre institucioneve kanë ngritur shqetësimin se fëmijët do kthehen në familje të cilat nuk janë gati, nuk janë trajnuar dhe mbi të gjitha fëmijët mund të rikthehen në kontigjent të dhunuar sërish. Punonjësit e Jetimoreve janë shprehur se kanë trajtuar fëmijë që vinin nga trauma të rënda familjare dhe rikthimi i tyre në familje do të thotë të ripërjetojnë të njëjtat trauma,duke përmendur raste edhe të fëmijëve që vijnë nga prindër përdhunues. Sipas punonjësve ,i gjithë procesi është mbajtur i fshehtë dhe aktualisht askush nuk ka dijeni për si do të procedohet në Janarin e vitit 2022,”- thuhet në njoftimin e KLSH-së.
Ministrja Ogerta Manastirliu ka sqaruar më pas se nuk do të mbyllen shtëpitë e fëmijës dhe se nesë fëmijët nuk mund të kthehen në familje të mira atëherë do të qëndrojnë aty. Ajo tha qëllimi i sistemin pilot është që të sigurojë që kurdo kur është e mundur, fëmijët të rriten në një mjedis familjar, duke fuqizuar familjen, por nëse nuk është ato do të vijojnë të qëndrojnë në qendrat e fëmijëve.
TIRANË– Një studente ka nisur të qajë gjatë ceremonisë së ndarjes medaljeve për ekselentët. Ajo tha në sy të kryeministrit Edi Rama se për një gabim ...
TIRANË – Pas akuzave se projekti-pilot në shtëpinë e fëmijës në Vklorë mund të jetë i rrezikshëm për fëmijët pasi nuk dihet statusi i prindërve të ty...
TIRANË – Dy vëllezërit e arrestuar për vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha, Fredi dhe Pajtim Rrushi kanë refuzuar autorësinë e ekzekutimit të biznesme...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar një krisje të mundshme me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Në një intervistë për “...
TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka pranuar se ai ka kërkuar në Kryesinë e PD-së që të arrihej një marrëveshje n...