Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
EMRI + FOTO/ Zhduket 28-vjeçari nga Erseka, policia i gjen makinën e braktisur
19 Nëntor 2021, 11:48Nga DOSJA
ERSEKË– Një 28-vjeçar nga Erseka, i identifikuar si Sherif Mukaj rezulton i humbur pasi ka humbur kontaktet me familjarët e tij që nga data 1 nëntor. Sot, 19 ditë pas zhdukjes së tij, Policia ka gjetur makinën dhe sendet e tij personale (kartën e identitet dhe një telefon). Sipas familjarëve të cilët jetojnë prej vitesh në Amerikë djali i tyre nuk ka folur me asnjë para se të zhdukej.
Të shqetësuar, ata kanë ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt Shqipërisë për të kërkuar djalin e tyre. Ata tregojnë se për herë të fundit, i riu është parë në fshatin Starje.
“Nuk kemi folur me djalin që nga data 1 nëntor, nuk dimë të ketë pasur konflikte. Na kanë thënë se për herë të fundit është parë në fshatin Starje,”- janë shprehur ata.
Hetimet dhe kërkimet për gjetjen e të riut kanë nisur. Policia ka sekuestruar sendet e tij personale bashkë me celularin që po i nënshtrohet një ekspertize për të zbuluar personat e fundit me të cilët ka kontaktuar 28-vjeçari. Nuk dihet ende se çfarë mund t’i ketë ndodhur Mukajt, nëse ai ka pasur konflikte me ndonjë person apo mund të jetë rrëmbyer.
TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka pranuar se ai ka kërkuar në Kryesinë e PD-së që të arrihej një marrëveshje n...
BULQIZË– Një efektiv i policisë rrugore dhe një tjetër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja e...
GJIROKASTËR- Një 40-vjeçar, banues në Durrës është arrestuar nga policia pasi është kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm. Shtetasi me ini...
TIRANË- “Ai para 2 muajsh më doli me thikë dhe më kërcënoi”. Kështu deklaron një dëshmitare për emisionin ‘Me zemër të hapur’ në ‘News24’ në lidhje me Klod...
TIRANË- Policia rrugore e Tiranës ka vazhduar me kontrollet për verifikimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor. Gjatë kontrollit janë marrë ma...