Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
DURRËS– Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka denoncuar tjetërsimin e votave në Durrës.
Në një deklaratë për mediat, Vasili teksa publikoi disa foto tha se nga qindra kuti që janë për t’u numëruar, vetëm në 4 kutitë e para janë gjetur rreth 20 vota që i përkasin Lëvizjes Socialiste për Integrim, ose që janë vlerësuar të pavlefshme, por që çuditërisht janë numëruar si vota të Partisë Socialiste.
Deklarata për mediat e Nënkryetarit të LSI-së, Petrit Vasili.
Të nderuar qytetarë! Të gjithë e keni shumë të qartë, atë që po ndodh me procesin zgjedhor dhe me manipulimin masiv të këtij procesi. Jam këtu para jush për të denoncuar live në kohë reale, atë që po ndodh në Durrës, një masakër e vërtetë elektorale, gjatë procesit të numërimit të votave për kandidatët që kanë marrë pjesë në zgjedhje. Vetëm në 4 kuti, nga qindra kuti që janë për t’u numëruar, vetëm në 4 kutitë e para janë gjetur rreth 20 vota që i përkasin Lëvizjes Socialiste për Integrim, ose që janë vlerësuar të pavlefshme, por që çuditërisht janë numëruar si vota të Partisë Socialiste. Dhe ndodhen aty si vota të Partisë Socialiste. Vetëm disa dhjetëra vota dihet që zhbëjnë rezultatin e Durrësit dhe i japin kandidatit të LSI-së mandatin e deputetit.
Situata është vërtetë skandaloze, në kufijtë e një paligjshmërie absolute. Ndaj ftoj publikisht operacionet ndërkombëtare dhe vëzhguesit ndërkombëtarë si dhe përfaqësuesit e KQZ në Tiranë që të jenë pjesë dhe të monitorojnë të gjithë tavolinat e numërimit nga afër dhe ta monitorojnë çast pas çasti këtë proces. Ndërkohë procesi i numërimit siç e dini bëhet nul pa një proces transparent ligjor, e ndërkohë ju keni mundësi të ndiqni proces verbalet origjinale ku evidentohen votat të cilat janë futur në zarfet e kandidatëve, vota të pavlefshme të cilat janë konsideruar si vota të PS. Ky proces është i shpërndarë në të gjithë qendrat e votimit dhe monitorimi, verifikimi gjatë numërimit i çdo vote dhe çdo procesverbali do të shikoni sesi do vazhdojë të provojë këtë masakër elektorale që ndërkohë po ndodh në Durrës por që ka ndodhur anë e mbanë vendit. Ju ftoj sërish dhe njëherë monitoruesit ndërkombëtarë dhe KQZ që të mos humbasin asnjë minutë kohë por të nisen drejt Durrësit dhe të verifikojnë në çdo tavolinë numërimi se çfarë po ndodh me votat dhe me të gjithë sistemin mafioz të pavlefshmërisë dhe transferimit të votave ndaj Rilindjes.
(f.m/Dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Prokuroria e Posaçme e njohur ndryshe si SPAK ka nisur hetimet lidhur me denocimin e bërë nga kandidati për deputet i Partisë Demokratike në...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar 25 prillin si një ditë të zezë në historinë e demokracisë në Shqipëri dhe ditën e zgjedhjeve jo-demokra...
FIER– Kryeparlamentari Gramoz Ruçi rrezikon vendin e tij në Kuvend. Partia Socialiste ka marrë 8 mandatë në qarkun e Fierit, duke rrezikuar pozitën...
DURRËS– Procesi i numërimit të votave të kandidatëve vijon në Durrës.Në Qarkun e Durrësit, Kryeministri Edi Rama, ka marrë deri më tani 508 vota. Mirëpo i ...
Nën titullin “Edi Rama mund të vazhdojë të qeverisë” gazeta gjermane “Süddeutsche Zeitung” thekson se Partia Socialiste ka arritur shumicën absolute në zgjedhje...
TIRANË– Kreu i grupit parlametar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka vijuar replikat me Presidentin Ilir Meta pasi paralajmëroi nisjen e procedura...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta, i cili paralajmëroi dorëheqjen e tij nëse kryeministri Edi Rama do të merrte mandatin e tretë, vijon të jetë në zyrën e tij. ...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas deklaratës së kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në lidhje me shkarkimin e tij. M...
LEZHË– Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, në Lezhë, Agron Gjekmarkaj ka reaguar ashpër pas humbjes së opozitës në zgjedhje. Përmes një postimi të...