Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
Mësuesit e shkollës ‘Qemal Stafa’ mbështesin maturantët: Testi mbi nivelin mesatar, ja rekomandimet për Ministrinë
12 Qershor 2021, 14:04Nga DOSJA
Gazetarja e Top Channel, Kristi Gongo, ka mësuar ekskluzivisht se mësueset e shkollës “Qemal Stafa” kanë evidentuar disa ushtrime që penalizojnë maturantët për të marrë notën maksimale, 10, për shkak të nivelit të lartë të vështirësive dhe përkthimit të gabuar të pyetjeve.
Këto rekomandime ia ka dërguar Ministrisë së Arsimit, ku i kërkojnë të marr në konsideratë këto problematika teksa edhe mësimi është zhvilluar kryesisht online edhe me orë të reduktuara.
“Konstatuam se testi i matematikës është mbi nivelin mesatar duke tentuar drejt nivelit të lartë të vështirësisë në strukturë ne hartimit të testit, gjithashtu testi përmban ushtrime të nivelit të lartë dhe shumë të lartë të zhvilluara në një orë të vetme mësimore përkundrejt gjithë koncepteve mësimore të trajtuara në tematikën përkatëse dhe gjatë mësimit online si dhe e një niveli të lartë dhe shumë të lartë të vështirësisë në kundërshtim me çfarë ishte parashikuar. Testi kishte ushtrime të cilat kanë pasur të paformuluara mirë kërkesat ose të përkthyera gabim”, thuhet në rekomandimin e bërë.
“Duke mbajtur parasysh fushën “Mirëqenia e nxënësve” në një situatë të pazakontë ku nxënësit për dy vite me radhë nuk kanë qenë të qetë psikologjikisht, me mësim të reduktuar pasi kanë qenë në zonën e kuqe në kuadër të situatës COVID – 19, si dhe duke respektuar se nxënësit kanë nivele dhe stile të ndryshme të nxëni dhe nivele të ndryshme të kuptuari pasi bëjmë shumë punë me ta kur i kemi fizikisht në shkollë për të mbështetur të nxënit dhe progresin e tyre, çështje kjo e cila online është e vështirë të realizohet dhe e pakontrollueshme nga ana jonë pasi varet nga koha që i kushton çdo nxënës të nxënit, matematika është shkencë ekzakte dhe nxënësit e nivelit bazë dhe mesatar kanë nevojë për mbështetje të vazhdueshme, lutemi të merret në konsideratë për sa më sipër”, thuhet më tej në njoftimin e Departamentit të Matematikës.
Marrë nga Top Channel
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Në gjashtë ditët e para të operacionit “Bregdeti Ynë” janë shembur 35 objekte në Ksamil, Sarandë e Velipojë. Ministri i Brendshëm, Bledi Çu&...
TIRANË– Një sherr mes vajzash ka ndodhur në një qendër estetike një ditë më parë, ku ka mbetur e lënduar një 33-vjeccare.Mësohet se sherri mes grave ka deg...
TIRANË-Pasi protestuan mbi dy orë përpara Ministrisë së Arsimit, maturantët kanë mbyllur protestën në mënyrë paqësore dhe pa incidente.Më pankarta në duar ...
Shqipëria u zgjodh dje anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit. Duke filluar nga 1 janari i vitit 2022, Shqipëria do të ulet për dy vjet rresht në një nga...
TIRANË– Deklarata e ministres Kushi për provimet e Maturës Shtetërore nuk i ka qetësuar aspak maturantët. Teksa ministrja tha se do të rishikohet niveli i ...
TIRANË– 14 persona janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit në kryeqytet, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Polcia bën me dije se tre të rinj...
TIRANË– Maturantët ditën e sotme kanë dale në protestë, kjo për shkak të nivelit të vështërsisë në provimin e matematikës.Të ulur këmbëkryq dhe me thirrjet...