Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
‘Ministri s’është dhe aq i paditur’/ LVV aktive tek protesta për Teatrin, Lleshaj: S’kemi nevojë për tensione nga j
22 Maj 2020, 20:46Nga DOSJA
TIRANË– Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka folur lidhur me anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, të cilët morën pjesë në protestën kundër prishjes së Teatrit Kombëtar.
Në fjalën e tij, Lleshaj tha se nuk kishte informacion nëse veprimet e tyre në protestë (kundërshtimi i efektivëve të policisë) ishte i koordinuar nga LVV, megjithatë shtoi se Shqipëria nuk kishte nevojë për tensione të shtuara nga jashtë.
PJESË NGA BISEDA:
SANDËR LLESHAJ: Kanë kontrolluar me detaje brenda Ministrisë së Brendshme. Kanë qënë të pajisur për rreziqet e kësaj natyre. Prandaj kanë qënë RENEAT aty. Nuk jam i sigurtë por më duket se kanë pasur dhe qen. Në përgjithësi unë nuk kam parë armë, madje nuk kanë pasur as shkopinjtë e gomës. Po t’i shihni pamjet. Janë ngatërruar edhe pamjet, është Ministria e Brendshme ngjitur. Por kam frikë që mos janë konfunduar pamjet.
Lorenc Vangjeli: Ka pasur pjesëmarrje nga Vetëvendosja?
SANDËR LLESHAJ: Ne kemi mjaft konflikte brenda, nuk kemi nevojë për import. Duhet të ç’tensionohet klima. Kurti më duket një personazh i balancuar dhe i thellë në mendim. Veprimet më konfuzojnë. Nëse janë të kordinuara është e dhimbshme, nëse janë individuale atëherë asgjë nuk është kjo. Këtë nuk di ta them.
Lorenc Vangjeli: Në fakt publiku pret që ministri të dijë shumë më tepër.
SANDËR LLESHAJ: Sigurisht që ministri i Brendshëm nuk është aq i paditur sa duket. *qesh. Por duhet të mbetet ministër i Brendshëm.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, i ka dërguar një letër publike kryeministrit Edi Rama, ministres së Arsimit, Besa Shahini, gjithë p...
TIRANË– Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka folur për dhunën e ushtruar ndaj gazetarit Alfred Lela gjatë protestës pas shembjes së godinës të Tea...
TIRANË– Anëtari i këshillit shkencor të UNECO-s Auron Tare thotë se pika ku ndahet me kryeministrin Rama është prishja e godinës së Teatrit.Në studio...
TIRANË– Kryedemokrati i Partisë Demokratike Lulzim Basha është shprehur se as ai nuk e ka marrë paltformën e Presidentit Ilir Meta me 14 pika. I ftua...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se edhe kjo fundjavë do të vijojë të jetë gjysmë e bllokuar, njësoj si e shkuara. Përmes një statusi në Faceb...
TIRANË– Regjisori Edmond Budina ka shuar zërat se do të krijohet një parti e re nag Lëvizja për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.Në një prononcim për FaxNews, ...
TIRANË– Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama u mor “i pandehur” para disa analistëve për të sqaruar anën e tij për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar...