LIVE UPDATES
Bota

Mosmarrëveshje të shumta në Luginën e Preshevës

16 Mars 2021, 07:35 Nga DOSJA
Mosmarrëveshje të shumta në Luginën e Preshevës

LUGINA E PRESHEVËS– Nëse përpiqemi të analizojmë pjesëmarrjen e shqiptarëve në Serbi në jetën publike dhe politike, hasim në probleme që në fillim. Së pari, është e pamundur të përcaktohet se sa shqiptarë ka në Serbi –  pa Kosovën. Numri më i madh i shqiptarëve në Serbi është përqendruar kryesisht në tri komuna në Serbinë jugore – Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë – por regjistrimi i fundit në vitin 2011 atje u bojkotua. Për shkak të bojkotimit të shumicës së shqiptarëve, të dhënat zyrtare thonë se ka vetëm 5.809 shqiptarë në Serbi. Ndërsa në disa vlerësime të bëra nga autoritetet shtetërore serbe thuhet se numri i shqiptarëve në Serbi, në kohën e regjistrimit të vitit 2011, ishte rreth 74.000.

Rreth 95 përqind e banorëve të Preshevës janë shqiptarë, ndërsa Bujanoci është një mjedis i vërtetë multietnik. Të dhënat e fundit përkatëse vijnë nga regjistrimi i vitit 2002, e në atë kohë kishte rreth 30.000 shqiptarë në këtë komunë. Jashtë komunave të Bujanocit dhe Preshevës, ka vetëm 11 përqind shqiptarë në territorin e Serbisë – 5 përqind e tyre jetojnë në komunën e Medvegjës. Duke filluar me zgjedhjet lokale të vitit 2002, shumica në Bujanoc u fitua nga partitë shqiptare, të cilat më vonë formuan një qeveri që përfshinte përfaqësues serbë.

Marrëdhënie e ndërlikuar

Në një farë mënyre, ky është një tregues i mjaftueshëm i marrëdhënies së ndërlikuar midis shtetit të Serbisë dhe komunitetit shqiptar. Siç theksuan përfaqësuesit e shqiptarëve me rastin e regjistrimit të popullsisë 2011, regjistrimi u bojkotua kryesisht sepse formularët e regjistrimit ishin shtypur në cirilikë në gjuhën serbe, e si një arsye shtesë ata theksuan probleme të shumta të pazgjidhura lidhur me statusin e tyre si dhe mos realizimin e detyrimeve të shtetit serb ndaj tyre.

Disa politikanë shqiptarë pohuan se dy regjistrimet e mëparshme ishin manipuluar dhe se numri i shqiptarëve po ulet vazhdimisht. Nga ana tjetër, kryetari i atëhershëm i Këshillit Koordinues për Serbinë Jugore, Milan Markoviq, e vlerësoi bojkotin si “një veprim të pajustifikuar dhe radikal, diktuar nga Prishtina”.

Formularë regjistrimit në gjuhën shqipe

Shikuar nga gjendja aktuale, e njëjta gjë do të ndodhë edhe në regjistrimin e ardhshëm, sepse shqiptarët nga Lugina e Preshevës nuk kanë marrë ende ndonjë vendim për të marrë pjesë në regjistrimin e ardhshëm të vitit 2021. Përfaqësuesit politikë shqiptarë nga këto tre komuna edhe një herë tërheqin vëmendjen për rëndësinë e formularëve të regjistrimit në gjuhën shqipe. Ata kërkojnë që regjistruesit të jenë shqiptarë, sepse ata e njohin më mirë terrenin dhe njerëzit.

Mungesë librash shkollorë

Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, deklaroi për TV H1 se fajtori kryesor për gjendjen është “mungesa e vullnetit për zgjidhje afatgjatë të problemeve themelore të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Krijohet përshtypja se shteti nuk do t’i integrojë ata vërtet në shoqëri”.

Duke folur për problemet specifike, Kamberi thotë se “institucionet shtetërore që veprojnë në nivelin lokal janë etnikisht të pastra, pra pa shqiptarë, ose numri i tyre është simbolik. E ndër problemet e tjera të mëdha janë edhe ato në fushën e arsimit – siç është mosnjohja e diplomave dhe mungesa e librave shkollorë”.

Së pari, këto janë komuna shumë të varfra, ende janë duke u rimëkëmbur nga konfliktet e armatosura midis forcave të sigurimit të shtetit dhe shqiptarëve kryengritës të mbledhur në Ushtrinë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit (UCPMB). Konflikti zgjati për gjashtë muaj, nga nëntori i vitit 2000 deri në fund të majit 2001, dhe përfundoi me ndërmjetësimin e NATO-s dhe bashkësisë ndërkombëtare. Ky rajon kufitar është në të njëjtën kohë një faktor i pashmangshëm kur bëhet fjalë për marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës.

Shkëmbim territoresh

Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve kujtojnë se Deklarata Politike u miratua në vitin 2018, me të cilën ata kërkuan nga të gjithë pjesëmarrësit në negociatat në Bruksel të përfshinin çështjen e të drejtave të shqiptarëve të këtij rajoni në bisedimet përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në këtë kontekst, theksohet edhe referendumi nga viti 1992, kur 98% e tyre votuan për autonomi politike dhe territoriale me të drejtën për t’u bashkuar me Kosovën. As Serbia e as bashkësia ndërkombëtare nuk e kanë njohur këtë referendum.

Rajoni i Luginës së Preshevës është një temë e pashmangshme edhe kur bëhet fjalë për shkëmbimin e territoreve. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq mohon se kjo është e mundur. Lidhur me deklaratën e ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçit “se si ai ëndërron që Presheva, Bujanoci dhe Medvedja t’i bashkohen Kosovës”, Vuçiq tha se janë tërësisht të pakuptimta “ofertat për shkëmbimin e territoreve – fshatrave nga komunat në veri të Kosovës për komunat në jug të Serbisë – Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc”. “Mua nuk më interesojnë ëndrrat e askujt, e ai le të mbetet në ëndrrat e tij”, tha Vuçiq mbi propozimet e Thaçit. Vuçiq shtoi me këtë rast se në Medvegjë janë shqiptarë “vetëm rreth 6.5 përqind e popullatës”.

Vuçiq tha se edhe në Bujanoc rreth 42 përqind e banorëve janë serbë. Udhëheqësit lokalë shqiptarë e kundërshtojnë “idenë për bashkimin vetëm të disa vendbanimeve të atjeshme me Kosovën, të cilën e thonë publikisht disa politikanë serbë”. Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi thotë se “nëse Kosovës nuk i bashkohen të tri komunat, atëherë është më mirë që të mbetemi pjesë e shtetit të Serbisë”.

Por disa udhëheqës të opozitës pretendojnë se Vuçiqi është i gatshëm për këtë lloj tregtie. Presidenti i Partisë Popullore, Vuk Jeremiq, pretendon se “presidenti serb Aleksandar Vuçiq fshehtas i ofroi asokohe presidentit të Kosovës Hashim Thaçi një shkëmbim  – bashkangjitjen e jugut të Serbisë me Kosovën, ndërsa veriut të Kosovës me Serbinë”. Ai kërkon informimin e plotë të opinionit me negociatat e deritanishme dhe çështjet më të rëndësishme për Serbinë.

Lajmet për skenarë të tillë ndiqen me shumë kujdes në jug të Serbisë, jo vetëm tek shqiptarët. Serbët lokalë vlerësojnë se politikanët shqiptarë vetëm po ngrisin më tej tensionet duke folur për bashkimin me Kosovën dhe se ata nuk janë të interesuar për njerëzit që po jetojnë vështirë.

Pjesëmarrja politike e përfaqësuesve shqiptarë nga Serbia e Jugut në Beograd është gjithashtu një pengesë. Për shkak të bojkotit të zgjedhjeve parlamentare, ata kishin një ose dy deputetë në Kuvendin e Serbisë, por duket se diçka po ndryshon në një drejtim pozitiv. Në zgjedhjet e këtij viti, ata garuan me listën e përbashkët “Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar” dhe fituan 3 vende.  Por shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk janë të kënaqur me kaq: ata duan realizimin e të drejtave të tyre në të gjitha fushat.

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora lugina e preshesves shqiptaret ne serbi lugina e preshesves shqiptaret ne serbi

Sondazh

Poll
Bota 16 Mars 2021, 07:00

OKB: Rreth 138 protestues të vrarë në Mianmar

MIANMAR– Së paku 138 njerëz janë vrarë në protestat kundër grushtit ushtarak në Mianmar, thanë të hënën Kombet e Bashkuara.“Shifra përfshin 38 persona që ...

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen