LIVE UPDATES
Ekonomi

Nesër hiqet tarifa roaming në Ballkanin Perëndimor, qytetarët do të komunikojnë jashtë vendit pa kosto shtesë

30 Qershor 2021, 05:50 Nga DOSJA
Nesër hiqet tarifa roaming në Ballkanin Perëndimor,

Nga dita e enjte (1 korrik) do të nisë epoka e komunikimit pa roaming në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Përdoruesit e telefonisë celulare në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut, Serbi dhe Bosnje-Hercegovinë do të mund të komunikojnë gjatë udhëtimeve në vendet e tjera, të përfshirë në marrëveshje, pa kosto shtesë dhe me të njëjtat tarifa të planit kombëtar përkatës.

Ky proces nisi në mesin e vitit 2019, me uljen e përshkallëzuar të tarifave roaming, me dy etapa, deri në heqjen e plotë të tyre, duke filluar nga 1 korriku 2021. Heqja e tarifave roaming do të lehtësojë komunikimin në lëvizjet e punës dhe turizmit të shtetasve brenda rajonit. Procesi u mundësua falë një marrëveshjeje rajonale të nënshkruar nga vendet e rajonit në vitin 2019, me ndërmjetësimin e komisioneres së Bashkimit Europian për ekonominë dhe shoqërinë dixhitale, Mariya Gabriel. Heqja e tarifave roaming u bë në modelin e ndjekur më parë nga Bashkimi Europian, që prej qershorit të vitit 2017.

Në fillim të këtij muaji, Këshilli Drejtues i AKEP miratoi edhe rregulloren që i hap rrugën heqjes përfundimtare të këtyre tarifave. Rregullorja përcakton se operatorët celularë duhet të ofrojnë shërbime të rregulluara roaming me pakicë, sipas çmimeve përkatëse brenda vendit për pajtimtarët e tyre, të cilët zakonisht janë rezidentë në Shqipëri, në kohën që ata udhëtojnë në vendet e Ballkanit Perëndimor. Kjo vlen edhe për njësitë e komunikimit të paketave ofertë, që përdoruesit do të vazhdojnë t’i përdorin lirisht edhe në roaming.

Megjithëse nga 1 korriku tarifat roaming në Ballkanin Perëndimor do të hiqen, rregullorja lë sidoqoftë hapësira që operatorët të mund të kërkojnë vendosjen e tarifave shtesë, në rastet kur ata nuk janë në gjendje të mbulojnë kostot, gjë që sjell si pasojë dëmtimin e qëndrueshmërisë së tarifimit të shërbimeve brenda vendit.

Rregullorja e AKEP përcakton edhe metodologjinë e vlerësimit në rastet kur operatorët celularë mund të kërkojnë zbatimin e një tarife shtesë në roaming. AKEP mund të pranojë vendosjen e një tarife shtesë në roaming vetëm në rastet kur humbjet në roaming tejkalojnë 3% të fitimet nga shërbimet celulare të operatorit aplikues.

Megjithatë, edhe kur provohet një diferencë e tillë, AKEP mund ta refuzojë aplikimin për tarifë roaming shtesë. Kjo mund të ndodhë kur operatori është pjesë e një grupi biznesi dhe ka prova të transferimit të brendshëm të çmimit në favor të filialeve të tjerë të grupit brenda Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në funksion të disbalancave të konsiderueshme të tarifave të shitjes me shumicë të zbatuara brenda grupit. Gjithashtu, kërkesa për tarifa shtesë do të refuzohet kur shkalla e konkurrencës në tregun brenda vendit krijon hapësira për të përballuar marzhet e reduktuara, ose kur zbatimi i një politike më kufizuese të përdorimit të drejtë do të ulte marzhin neto të shitjes me pakicë në roaming në më pak se 3%.

Në rrethana të jashtëzakonshme, kur një operator ka një marzh negativ të shërbimeve celulare dhe një marzh neto negativ të shitjes me pakicë të roaming, AKEP mund të autorizojë aplikimin e një tarife shtesë për shërbimet e rregulluara të roaming.

MONITOR

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi hiqet tarifa roaming hiqet tarifa roaming

Sondazh

Poll
Ekonomi 29 Qershor 2021, 05:30

Shqipëria përmendet si shteti kryesore i origjinës së kanabisit në Europë dhe i gjashti në botë për periudhën 2015-2019, sipas raportit të fundit global të drog...

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen