Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Bota
Një histori frymëzuese! Njihuni me mjeken shqiptare që punon në NIH, rrjetin e instituteve që provoi suksesin e terapisë m
30 Prill 2020, 08:33Nga DOSJA
Kontributi i komunitetit shqiptar në luftën globale kundër pandemisë COVID-19 është për t’u vlerësuar lartë. Studimi me i fundit dhe më kredibil, në bazë të organizimit, strukturës së studimit dhe numrit të pacientëve, për efektin e terapisë anti-virale, Remdesivir, ndaj COVID-19 tregoi rezultate premtuese, bazuar në analizat preliminare. Ky studim u sponzorua nga Instituti Nacional për Alergji dhe Sëmundje Infektive (NIAID), pjesë e Instituteve Nacionale të Shëndetësisë të SHBA (NIH).
Studimi nuk ishte i hapur për publikun deri dje, dhe kjo është arsyeja pse nuk ishit në dijeni që aspekti i tij farmaceutik për Qendrën Klinike të Institucionit Nacional të Shëndetësisë (NIH) u drejtua nga Dr. Zana Blaku-Tanushi, që është me origjinë nga Prishtina.
Dr. Zana Blaku-Tanushi punon si farmaciste klinike në fushën e kërkimeve shkencore në mjekësi, në qendren klinike të Institutit Nacional të Shëndetësisë (NIH).
Sipas Dr. Blaku-Tanushi, edhe pse rezultatet janë ende preliminare dhe duhet të bëhet analizë e plotë e të gjitha të dhënave, ky është një hap premtues drejt krijimit të një armamentariumi efektiv në menaxhimin e këtij virusi. Remdesivir është një antiviral, prodhuar nga GILEAD Sciences, Inc, i cili është një analog nukleozid, konkretisht një analog i adenozines tre-fosfate (ATP), i cili futet në zinxhirët e ARN-së virale, duke shkaktuar ndërprerjen e tyre të parakohshme.
E lindur në Prishtinë, Dr. Blaku-Tanushi mbërriti në Shtetet e Bashkuara në 1999 si refugjate nga Kosova. Pasi mbaroi shkollën e mesme në New York, ajo u regjistrua në Universitetin St. John’s në Nju Jork, ku përfundoi studimet Bachelor në Farmaci, dhe më pas vazhdoi në Programin e Doktoratures në Farmaci në po të njëjtin Universitet. Pasi përfundoi studimet e doktoratës, ajo filloi praktiken në Spitalin Montefiore, Spitalin Universitar për Kolegjin e Mjekësisë Albert Einstein, ku iu ofrua pozita e përhershme sapo mbaroi praktikën. Pas disa viteve të kontributit, ajo u promovua në një pozitë të Farmacistit Kërkimor brenda Sistemit Mjekësor Montefiore.
Puna e saj hulumtuese tërhoqi vëmendjen e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë, që i ofruan pozitën e Farmacistit Klinik në Kërkimet Shkencore në Mjekësi në Bethesda, Maryland, ku edhe punon që nga viti 2017.
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Koronavirusi është ende një kërcënim për botën. 230,236 viktima,3,256,719 të infektuar dhe1,028,563 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i COVID në bot...
TIRANË- Qeveria e re në Kosovë është drejt formimit. I zoti i shtëpisë, Isa Mustafa, ka mbledhur rreth vetes të gjithë miqtë (AAK, Nismën, AKR, Listën Serb...
Kosovë- Presidenti Hashim Thaçi ka hedhur poshtë të gjitha akuzat e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ka deklaruar gjatë udhëtimit në Shqipëri, Behgjet Pacolli n...
Kosovë-Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka deklaruar së fundmi nga Hani i Elezit se asnjë deputet i PDK-së nuk do ta votojë qeverinë e a...
Kosovë- Kryeministri në ikje i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar së fundmi se hyrja e Presidentit Hashim Thaçi në Shqipëri në këtë kohë pandemie është nj...
Kosovë- Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka deklaruar në emisionin DPT në T7 se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjithmonë reagon ku...
KOSOVË– Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, ka folur sot për krijimin e qeverisë së re dhe ka treguar pse pranoi ftesën e LDK-së. Sipas tij programet ...
KOSOVË- Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur sot për tezën që po qarkullon sëfundmi në Kosovë, se për të arritur marrëveshjen me Serbinë ...
SHBA- Ditën e sotme Donald Trump tha se SHBA-ja do të ndërmarrë veprime të forta kundër Kinës duke urdhëruar hetime në Pekin pasi pretendon se ajo ishte e infor...