LIVE UPDATES
Editorial

Partia e madhe në dorë të njerëzve të vegjël!

19 Dhjetor 2021, 09:31 Nga DOSJA
Partia e madhe në dorë të njerëzve të vegjël!

Nga dje, Partinë Demokratike po përpiqen ta drejtojnë disa njerëz të vegjël. Përdorimin e fjalës “të vegjël” e kam në dy kuptime, si për nga mosha ashtu edhe për nga morali.  Kur them nga mosha mos u keqkuptoni. Nuk e kam fjalën se janë të rinjë, jo, mua më pëlqen kur të rinjtë marrin në duar fatet e një vendi, ashtu siç bëmë edhe ne në dhjetorin e nëntëdhjetës, por në këtë rast e kam fjalën për moshën tejet të vogël që kishin anëtarët e Kuvendit të datës 18 dhjetor.

Nuk dija si të reagoja kur, pash fytyra fëmijësh të cilët të hutuar ngrinin kartonin jeshil për të aprovuar vendimet e kuvendit!  U zhyta në një amalgamë mendimesh. Imagjinata m’u harlis dhe fillova të shikoja deputetët e legjislaturës tjetër, disa 11 deri 15 vjeçarë, moshatarët e tim biri, të cilët me forcën e logjikës, të mendimit dhe të eksperiencës së tyre, e kishin zhytur shtatë pashë nën dhe, korrupsionin e partisë në pushtet. Me mendje fillova të recitoja Naimin:

“Lumja ti PD, o lule
që i le pas shoqet e tua
si trimi në ball u sule,
ta paçim për jetë hua”

Por, kur isha duke shijuar fitoret e “Partisë Demokratike” në udhëheqjen e lavdishme të Lulëzim Bashës, e kësaj partie që e la pas të shkuarën dhe po na ndriçon të ardhmen me këtë anëtarësi më shumë se të re në moshë, djali im që ka moshën e atyre kandidatëve të kuvendit të djeshëm, filloi të përkëdhelej duke më folur tek veshi si një fëmijë 3 vjeç duke i ngrënë gjysmat e gërmave, e pikërisht në atë moment dola nga mendimet e mia ku po ëndërroja opozitën e rinovuar.

Pikërisht në atë moment, brenda meje, filloi protesta e një nëne, filloi protesta e një njeriu që do të ardhmen e mirë të fëmijëve të saj, protestova brenda vetes sepse e dija që fëmijët e tërhequr përdhunshëm në shkallët e Pallatit të Kongreseve për të ngritur kartonin jeshil, nuk kishin asnjë faj.
Ata thjesht u përdorën siç shpesh përdoren fëmijët nëpër fushata, pa e ditur atë që po i detyrojnë të bëjnë. Fajtorët janë tjetërkund. Fajtorët e parë janë prindërit, të cilët nisur nga interesi, i zvarrisin drejt mashtrimit dhe gënjeshtrave, por fajtorët kryesor janë ata që i numërojnë si vota të sigurta dhe i fusin tek 99.9%-shi i atyre që janë pro.

Këtu fillojnë njerëzit e vegjël në moral. Nëse dje, do të isha unë në vendin e Lulëzim Bashës, do të më vinte turp nga vetja të mbaja një karrige duke përdorur fëmijët, do më vinte turp ta shihja tim bir në sy kur të kthehesha në shtëpi pasi të kisha përdorur moshatarët e tij, që me duart e tyre të vogla dhe të pafajshme, të më mbanin karrigen time të zhytur në paaftësi, pamoral dhe karagjozllëk.

Do të më vinte turp nga fëmija ime, nëse do të isha katandisur në një njeri të vogël, pa moral, pa princip, pa ide, pa forcë, pa mendim, pa kauzë. Por, më tepër do të më vinte turp për shembullin që do t’i tregoja tim biri se si pakica mund të përdor çdo mjet që të mos e lejojë shumicën të vendos. Unë uroj që kjo batërdi të mos ndodh, pra që pakica të mundet të mbajë Partinë Demokratike. Unë uroj që Zoti të mundet t’i dërgojë pak turp të paturpit, t’i dërgojë pak dinjitet të padinjitetit, t’i dërgojë pak moral të pamoralshmit, që njeriut të vogël, aman o Zot të lutem, t’i dërgojë sadopak gjatësi mendimi.

Por edhe nëse Zoti nuk i bën të gjitha këto, do ta bëj shumica, sepse shumica është Zoti.

“Presioni i madh – pfuuuuuuuuuj, presioni i vogel – pfuj.”
E kuptove Agush? Shumica ka presionin e madh në dorë, dhe nuk e gradon tek sarajet e Mere Fizit po direkt dhe tek karriget.  Uroj që Agushët e partisë më të madhe opozitare, të ngrihen vetë nga karrigia, përpara se shumica të ushtrojë “presionin e madh – pfuuuuuuuuuuuj”.

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

editorial editorial

Sondazh

Poll
Editorial 12 Dhjetor 2021, 06:50

Berisha, zoti i pavdekshëm i gjurulldisë

Nga Arlind QoriSali Berisha nuk vdiska kurrë. Për herë të parë emrin e tij e kam dëgjuar kur isha 9 vjeç, dikur nga janar-shkurti i 1991, kur një fqinj u...

Editorial 11 Dhjetor 2021, 19:20

Agonia mbaroi

Çdo njeri ndez një dritë të vetën e cila shpalos përpara të tjerëve fuqinë dhe forcën individuale të tij. Mënyra e vetme për ta ndezur atë është nëpërmje...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë