LIVE UPDATES
Bota

Pasojat e virusit/ Studiuesit: Covid-19 ka ndikuar në memorien tonë

16 Nëntor 2020, 14:44 Nga DOSJA
Pasojat e virusit/ Studiuesit: Covid-19 ka ndikuar në memorien tonë

Nëse, që nga izolimi, e keni pasur të vështirë të mbani mend ti dërgoni një email dikujt, të flisni me dikë që duhet të kishit folur apo dhe keni harruar të blini qumështin, nuk jeni të vetmit.

Sigurisht që të dhënat nuk janë përfundimtare dhe është herët që të krahasojmë memorien tonë para pandemisë dhe pas pandemisë, por një sondazh i kryer nga Shoqata “Alzhaimer” në Universitetin e Kalifornisë ‘Irvine’ , gjysma e të afërme të të sëmurëve me Alzhaimer thanë se kujtimet e të dashurve të tyre ishin përkeqësuar në momentin që ato kanë filluar të jetojnë të izoluar.

Gjithashtu është vënë re se probleme me kujtesën kanë pasur edhe njerëzit që kanë një memorie autobiografike shumë të madhe aq sa mund të mbajnë mend dhe ngjarje si blerja e një bilete kinemaje 20 vjet më parë.

Sigurisht, ekzistojnë disa lloje të ndryshme të kujtesës. Të harrosh atë që ke menduar të blesh është ndryshe nga të harrosh emrin e dikujt ose atë që ke bërë të mërkurën e kaluar. Por hulumtimi se si funksionon kujtesa tregon për disa mënyra në të cilat izolimi mund të ketë një ndikim.

Faktori më i dukshëm është izolimi. Ne e dimë që mungesa e kontaktit shoqëror mund të ndikojë negativisht në tru dhe se efekti është më serioz tek ata që tashmë kanë vështirësi në kujtesë. Për ata me Alzheimer, vetmia mund të përshpejtojë sëmundjen.

Sigurisht, jo të gjithë janë ndjerë të vetmuar gjatë pandemisë dhe nivelet e vetmisë janë të ndryshme por diçka është e sigurt, tani çdo njeri ndihet i vetmuar.

Sido të jetë, të gjithë po shohim më pak njerëz se më para, po humbasim ato bisedat që bënim në lokal me një grup shoqëror apo bisedat në një festë ku mund të flisnim me shumë njerëz për një natë, duke treguar histori dhe ndodhi tonat.

Përsëritja e historive na ndihmon të konsolidojmë kujtimet tona për atë që na ka ndodhur, të ashtuquajturat kujtime episodike dhe në momentin që nuk kemi kujt tia tregojmë ato histori, zbehen dhe humbin.

Kur kemi mundësinë për të biseduar, kemi edhe më pak histori për të treguar. Por kur nuk kemi asnjë aktivitet, kemi më pak mundësi për të folur.

Është e vërtetë që mund të flasim në internet por ato biseda nuk janë kurrë njësoj. Njerëzit mund të tregojnë diçka të madhe që ka ndodhur por në një bisedë në rrjetet sociale nuk mund të tregosh çdo detaj apo histori që mund të të duket e parëndësishme dhe ky është një tjetër rast kur zbehen kujtimet.

Por ka më shumë sesa thjesht kujtesa dhe mungesa e shoqërizimit. Shumë njerëz tani ndjejnë ankth dhe për këdo është e vështirë të harrohet fakti se bota është kthyer në një vend të pasigurt.

Në Universitetin e Londrës, psikologia Daisy Fancourt dhe ekipi i saj kanë kryer kërkime gjatë gjithë pandemisë për faktin se si janë ndjerë njerëzit. Megjithëse nivelet e ankthit arritën kulmin kur filloi izolimi dhe gradualisht u zvogëluan, nivelet mesatare kanë mbetur më të larta se në kohët e zakonshme, veçanërisht tek njerëzit që janë të rinj, jetojnë vetëm, jetojnë me fëmijë, jetojnë me të ardhura të ulëta ose në zonat urbane.

Ndërkohë, Zyra e Statistikave Kombëtare në Mbretërinë e Bashkuar ka zbuluar se nivelet e depresionit janë dyfishuar. Si depresioni ashtu edhe ankthi dihet se kanë ndikim në kujtesë.

E gjithë kjo vështirësohet nga mungesa e fragmenteve për të ndihmuar kujtimet tona. Nëse dilni për të punuar, udhëtimi juaj, ndryshimi i peizazhit dhe njerëzit që shikoni në rrugë ju ndihmojnë të kujtoni gjëra të ndryshme por kur punoni nga shtëpia, çdo gjë është e ngjashme dhe çdo ditë është e njëjta gjë, çka nuk ju jep hapësirën për të kujtuar gjëra nëpërmjet një fragmenti.

“Të përpiqesh të mbash mend se çfarë të ka ndodhur kur ka pak dallim midis ditëve të ndryshme është si të përpiqesh të luash një piano kur nuk ka tastet e zinj për të të ndihmuar të gjesh të bardhët.” thotë Catherine Loveday, pedagoge e neuroshkencës kognitive në Universitetin e Westminster.

Në punë mund të kaloni në një dhomë ku keni pasur një takim të veçantë, i cili ju kujton se keni pasur për të dërguar një email. Në shtëpi nuk ka asnjë shenjë për t’ju ndihmuar të mbani mend pjesët e ndryshme të punës tuaj. Çdo kujtesë sillet rreth asaj hapësire. Në punë mund të mbani mend një bisedë që e keni bërë në një ambient të caktuar dhe ai ambient ju ndihmon ta mbani mend dhe bisedën. Në shtëpi nuk ndodh kjo.

Pastaj ka një lodhje të përgjithshme, e cila gjithashtu nuk ndihmon në kujtimet tona. Takimet në “Zoom” janë të lodhshme, disa punë janë shumë më të vështira nga shtëpia dhe nuk ka pushime.

Mungesa e rutinës dhe ankthi për pandeminë mund të na trazojnë gjumin dhe po ti bëjmë të gjitha këto bashkë, në thelb ne jemi vazhdimisht të lodhur.

Pra, me kombinimin e lodhjes, ankthit, mungesës së fragmenteve dhe më pak ndërveprimeve shoqërore, nuk është çudi që disa prej nesh ndiejnë se kujtimet po zhduken.

Ka dhe një faktor shtesë të përfshirë, një që mund të mos e kemi vërejtur. Ka të bëjë me ndikimin që ka në trurin tonë dhe në kujtimet tona në veçanti, kalimi i kohës ne vende të ndryshme.

Gjetja e rrugës për në shtëpi ka qenë gjithmonë e rëndësishme për kujtesën tonë. Sapo largohemi nga shtëpia, ne fillojmë t’i kushtojmë vëmendje. Pavarësisht nëse po shëtisim në pyll apo në qytet, ne përdorim rajonin e trurit që quhet hipokampus. Ne duhet të angazhojmë hipokampusin në mënyrë që të kujtojmë informacione të reja, por Veronique Bohbot, një neuroshkencëtare në Universitetin McGill në Kanada, ka zbuluar se nëse jeta e njerëzve bëhet më e kufizuar, përdorimi i hipokampusit zvogëlohet.

Nëse kemi qenë në shtëpi shumicën e kohës për disa muaj për shkak të pandemisë, kemi humbur atë stimulim shtesë që vjen nga gjetja e rrugës.

Lajmi i mirë është se ka gjëra që mund të bëjmë në lidhje me të. Shkuarja për një shëtitje, veçanërisht përgjatë rrugëve të panjohura, do ta ‘fusë në punë’ trurin tonë.

Gjithashtu ne mund të sigurohemi që fundjavat të jenë të ndryshme nga njëra-tjetra dhe të shtojmë më shumë larmi në jetën tonë.

Nëse nuk mund të dilni, mund të gjeni një aktivitet në shtëpi.

Është e rëndësishme të mundoheni të reflektoni çdo mbrëmje për ditën tuaj pasi kjo ju ndihmon të mbani mend kujtimet tuaja.

Nëse harroni të bëni gjëra, atëherë bërja e listave mund të sjellë më shumë ndryshim sesa mund të mendoni. Ju gjithashtu mund të shfrytëzoni imagjinatën tuaj. Nëse dëshironi të mbani mend të blini qumësht, bukë dhe vezë, atëherë mund të ‘shëtisni’ nëpër supermarket për të marrë ato sinjalet që do ju ndihmojnë të mbani mend çdo produkt që doni të blini.

Marrë nga GazetaSi

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota covid-19 covid-19

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit