LIVE UPDATES
Aktualitet

Pendohen artistët që ishin pro shembjes së Teatrit Kombëtar, Trebicka: Po më pyet a më dhemb shtëpia ime?

18 Maj 2020, 13:56 Nga DOSJA

TIRANË- Mirëpo, në mbrëmje tringëllima e telefonave të tyre pasohet me heshtje… Luftar Paja, Altin Basha, Spiro Duni e të tjerë artistë që morën përsipër barrën për të “firmosur” peticionin e shembjes së Teatrit Kombëtar, në emër të një godine të re, këtë të diel nuk bëzajnë.

Drejtori i Teatrit Kombëtar e lë zilen të bjerë më shkurt, duke e bërë fare të qartë se nuk do të përgjigjet.

Nga “Panorama” e telefonojmë disa herë, për t’i shtruar pyetjet: A e firmosi ai shembjen e Teatrit? Ku shkuan gardëroba, bobinat, objektet e tjera me vlerë që shqetësuan deri edhe kryetarin e bashkisë, Erjon Veliajn? A është e vërtetë që përmes një firme, ai i konsideroi ato si të pavlera? Nëse jo, a i dëmtoi fadroma që rrëzoi Hollin, ende pa u nxjerrë nga godina, nëse ato kanë dalë?

Hervin Çulit nuk i pëlqen të shkruajnë për të, pa e telefonuar, ndaj presim përgjigjet e tij, ndoshta pas prezantimit të projektit, meqenëse bashkë me Altin Bashën kanë qenë në komisionin e ndërmjetëm, ku e kanë parë e vlerësuar…

Madje, siç ai vetë tregoi, kanë parashtruar kërkesa kaq të larta, saqë bënë që dhe vetë firma “Fusha” të tërhiqet.

Edhe aktori e regjisori Artan Imami, një nga protagonistët e betejës për Teatër të ri, po në atë godinë, këtë diel është më i heshtur se zakonisht. “Nuk prononcohem, – thotë, – është një situatë e tillë, që nuk do të doja të bëhesha pre e zemërimit të njerëzve”.

Peticioni i shembjes, nëse jo aktorët, kush janë autorët?! Emri i Robert Ndrenikës ishte i pari në peticionin e shpërndarë mbrëmjen e 15 majit.

Ndonëse në të kërkohet një Teatër i ri Kombëtar, modern dhe bashkëkohor, “pa asnjë diskutim në truallin e kompleksit ekzistues”, pra, si rrjedhojë shembjen e godinës që ishte, aktori Robert Ndrenika, në një deklaratë për mediat, e ka mohuar të ketë firmosur.

“S’është për shembjen e Teatrit, e ke gabim. Unë kam vënë një firmë se dua të ndërtohet një Teatër i ri bashkëkohor,(në vend të atij që është) mirë mbase gjejnë një vend më të mirë e ta bëjnë atje, si të doni”, u shpreh ai.

Dhe me sa duket, nuk është i vetmi që kundërshton të ketë firmosur shembjen. Po aq e befasuar, prej këtij peticioni të ri u shprehe dhe aktorja Ema Andrea, e cila e kontaktuar nga “Panorama” , tha se fjalën e tyre, së bashku me kolegët, e kanë thënë në shkurt, por për peticionin e ri s’ka asnjë informacion.

Aktorja tregoi më tej se qëndrimi i saj ishte për një Teatër të ri, por për këtë nuk ishte domosdoshmëri shembja e godinës, siç thuhej, edhe në emër të saj në peticion.

“E dua një të ri, për të rinjtë, se unë nuk kam më kohë. Por, sipas meje, me këtë punë nuk kanë pse merren artistët. Nëse ata pyeten a duan një shtëpi të re, sigurisht që do thonë se e duan një të tillë”, u shpreh aktorja.

Të tjerë emra në listë si aktori Aleks Seitaj, gazetarja Kozeta Kurti, duket se as ishin lajmëruar, që në emër të tyre do të kërkohej shembja e godinës “mëmë” të të gjitha institucioneve të Kulturës në Shqipëri, deri edhe të Akademisë së Shkencave.

“Nuk kam firmosur asnjë peticion. 2 vjet e gjysmë më parë jam shprehur në një artikull se dua Teatër të ri, por jo ta gjej me GPS, në një qendër tregtare. Pra, kundër PPP-së”, tha ajo. Po nëse aktorët nuk ishin në dijeni, atëherë kush janë autorët dhe mbledhësit e firmave kësaj here?

Po në 15 maj, “Panorama” ia shtron pyetjen aktorit Luftar Paja, i cili u shpreh se konfirmimin për Peticionin e ka bërë përmes telefonatës, pa treguar se kush ia kërkoi një gjë të tillë.

“E rëndësishme është që unë i kam thënë e firmosur. Ç’rëndësi ka se si dhe kujt ia kam dhënë konfirmimin”, u përgjigj aktori i irrituar.

Alfred Trebicka: Po më pyet a më dhemb shtëpia ime?

Ndonëse aktori Alfred Trebicka është një nga ata emra që iu shtua peticionit të artistëve, që parapriu shembjen e ku kërkohej një godinë e re, mbi rrënojat e të vjetrit, duket se pas rrëzimit të objektit nuk e ka fort të lehtë të flasë.

Për mënyrën se si u zhvillua ngjarja, imazhet tronditëse të Teatrit, ai thotë se “ishte e rëndë në pamje”. Sa i përket agresivitetit e dhunës ndaj kolegëve, gazetarëve, tronditjet që ata rrëfenin teksa fadroma shkundte Teatrin e tyre me ta brenda, e mandej shoqërimin në komisariat, thotë se nuk është në dijeni. “Nëse është bërë një gjë e tillë, është e gabuar, nuk e di s’kam informacion”, shton më tej.

Pamjet me Teatrin e rrëzuar duket se i ka parë përmes një materiali, por pyetjen se çfarë impakti i dhanë, nuk e pret mirë. “Çfarë impakti, e tmerrshme është, që të shembet një godinë. Po më pyet mua a më dhemb shtëpia ime?!”, shton më tej. Trebicka, bashkë me Robert Ndrenikën, Arben Derhemin e Altin Bashën kanë qenë ndër qëndrestarët e parë që prej shkurtit të 2018- ës, kur në debatin me Kumbaron për projektligjin e “Ligjit për artin dhe kulturën”, doli në pah një projektligj me PPP për Teatrin.

I mohuar nga Kumbaro dhe i pranuar nga Rama në 12 mars të 2018- ës, ndërsa prezatonte projektin fjongo të danezit Bjarke Ingels, projekti, sikundër PPP-të, bëri që debatit pro ruajtjes së godinës t’i shtoheshin dhjetëra specialistë të trashëgimisë, arkitektë, historianë, studiues, gazetarë etj.

Mirëpo, kur rezistenca ishte në kulmin e vet, gati e pathyeshme, në 28 qershor, një takim në tavolinë pa praninë e medias, me aktorët në fjalë e Veliajn, duket se e zbehu kauzën. Kjo edhe sepse kryetari i bashkisë, po pas kësaj, u shpreh se ishte arritur një marrëveshje me palët. Tre aktorët, më tej, i mëshuan faktit se kishin marrë prej tij premtimin për të mos u cenuar asnjë cm truall.

Marrë nga Panorama.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet alfred trebicka altin basha ema andrea luftar paja shembja e teatrit kombëtar spiro duni alfred trebicka altin basha ema andrea luftar paja shembja e teatrit kombëtar spiro duni


Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen