LIVE UPDATES
Bota

Përse Pentagoni i publikoi tani pamjet e UFO-ve

28 Prill 2020, 18:48 Nga DOSJA
Përse Pentagoni i publikoi tani pamjet e UFO-ve

AMERIKË– Pentagoni publikoi të hënën tre video të deklasifikuara që tregojnë pilotët amerikanë teksa ndeshen me ato që duken se janë objekte fluturuese të paidentifikuara.

Videot, që Pentagoni thotë se përshkruajnë ‘fenomene ajrore të pashpjegueshme’, kanë rrjedhë në media më parë. Disa besojnë se ato tregojnë UFO aliene. Pentagoni tha se i publikoi pamjet për të qartësuar çdo keqkuptim nga publiku nëse pamjet që po qarkullojnë janë të vërteta ose nëse ka më shumë video të tjera.

“Pas një rishikimi të plotë, departamenti ka përcaktuar se publikimi i autorizuar i këtyre videove të paklasifikuara nuk zbulon ndonjë sistem apo kapacitet të ndjeshëm, as nuk imponon ndonjë hetim mbi inkursione të mundshme të hapësirës ajrore nga fenomene ajrore të paidentifikuara,” thuhet në deklaratë.

“Videot kanë qarkulluar në domen publik që pas publikimit të paautorizuar në vitet 2007 dhe 2017,” vijon deklarata, duke shtuar se ‘fenomenet ajrore të vëzhguara në video mbeten të paidentifikuara’.

Videoja e vitit 2004 tregon një incident të ndodhur mbi Paqësor. Dy pilotë luftarakë të marinës gjetën një objekt të zgjatur që rrinte lart mbi ujë. Më pas ai fluturoi me shpejtësi larg. “Mori një shpejtësi që nuk e kam parë kurrë,” tha për NYT një prej pilotëve, David Fravor.

Videot e vitit 2015 tregojnë objekte që lëvizin me shpejtësi në qiell. Një prej tyre duket sikur rrotullohet në ajër. “Shikojë atë gjënë shoku,” dëgjohet një pilot. “Po rrotullohet”.

Publikimi i videove nga Pentagoni shton legjitimitetin e tyre dhe do të nxisë akoma më shumë spekulime se njerëzit kanë bashkëvepruar me jashtëtokësorët. Marina ka udhëzime të qarta kur shikohen UFO.

Si reagim, ish-lideri demokrat i Senatit, Harry Reid nga Nevada tha se videot ‘vetëm sa gërvishtin pak sipërfaqen e hulumtimeve dhe materialeve të disponueshme’.

Diskutimet për videot dhe jashtëtokësorët kanë vazhduar në të gjitha nivelet e sipërme të politikës amerikane vitet e fundit. Gjatë gjysmës së parë të fushatës presidenciale të vitit 2016, Hillary Clinton tha se nëse do të zgjidhej presidente, do të publikonte dosjet e mundshme për UFO-t. Kreu i fushatës së saj, John Podesta shfaqi interes për këtë temë.

Qershorin e shkuar, Donald Trump nxiti një rand të ri diskutimesh në qarqet politike për jashtëtokësorët, kur tha se ishte informuar nga pilotët e marinës për rastet kur kanë parë mjete fluturuese të paidentifikuara.

“Unë mendoj se ndoshta- unë dua që ata të mendojnë çfarëdo që duan të mendojnë,” tha Trump. “Ata thonë, dhe unë kam parë, kam lexuar dhe kam dëgjuar. Dhe kam pasur një takim shumë të shkurtër me ta. Por njerëzit thonë se kanë parë UFO. A i besoj? Jo veçanërisht”.

Në shtator, një mashtrim në internet bëri që 75 njerëz të shkojnë në Zonën 51- e famshme si bazë sekrete ushtarake në shkretëtirën e Nevadas, që është përfolur për dëshmitë si vendi ku gjenden prova për jashtëtokësorët.

Sidoqoftë, një ftesë për të sulmuar Zonën 51 ndezi festivale në mbarë Nevadën. Një sherif vendas vlerësoi se 1500 njerëz morën pjesë në këto festime, duke nënvizuar interesin e kulturës pop për dëshmitë e jetës jashtëtokësore.

Në vitin 2018, Autoriteti Irlandez i Aviacionit hetoi një shikim të mundshëm të një UFO, raportuar nga pilotët e linjës ajrore. AIA tha se do të hetojë pamjet, por një zëdhënës i organiatës tha se nuk ka gjasa që objektet të jenë nga një planet tjetër.

Të tre videot tregojnë atë që kanë parë pilotët gjatë fluturimeve stërvitore në vitet 2004 dhe 2015. Dy nga videot u publikuan nga New York Times në vitin 2017. Një tjetër u publikua nga një organizatë shkencore private.

Marrë nga The Guardian 

Përshtati në shqip : A.K.Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota david fravor. hillary clinton david fravor. hillary clinton

Sondazh

Poll

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd