LIVE UPDATES
Politike

Deklarata e fortë e Bashës: Pritet arrestimi i Vangjush Dakos!

25 Shkurt 2019, 17:43 Nga DOSJA
Deklarata e fortë e Bashës: Pritet arrestimi i Vangjush Dakos!

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dalë në një deklaratë për mediet, pas përfundimit të mbledhjes me kryetarët në degë të PD-së.

Ai u shpreh se po përgatitet arrestimi i kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, ndërsa shtoi se askush nuk mund ta shpëtojë Ramën.

Ajo që dua të ndaj me ju një paralajmërim i qartë dhe i prerë për Edi Ramën. Asnjë përpjekje fasadë nuk e shpëton nga përgjegjësia ligjore që ka. Është kapur duke vjedhur zgjedhje me bandat. Orët e fundit janë intensifikuar me lajme se po përgatitet arrestimi i Vangjush Dakos. Dosja 339 faktoi se ai dhe zyrtarë të tjerë janë kapur duke vjedhur vota. Mos arrestimi me urdhër të Edi Ramës. Për të mos e arrestuar Rama flijoi Fatmir Xhafën. Arrestimi i Dakos duhet të ndodhë një orë e më parë por nuk e shpëton dot.

Sipas Bashës, Edi Rama mund të flijojë edhe persona të tjerë të afërt me të, por pavarsisht kësaj Kryeministri nuk shpëton dot. Më tej ai u shpreh se protestat për rrëzimin e kësaj qeverie do të jenë të vazhdueshme. 

Prej kohësh Partia Demokratike akuzon kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, se është i lidhur me bandën e Avdylajve. Akuzat e PD, lidhen me disa përgjime që kanë dalë në media, ku Dako komunikon me njërin nga anëtarët e bandës së Avdylajve, Altin Avdylaj. Sipas PD, Dako bashkëpunoi me Avdylajt për të blerë votat në Durrës, por këto akuza janë hedhur poshtë nga kryebashkiaku, i cili ka thënë se komunikimet me Avdylajt kanë qenë në kuadër të fushatave elektorale dhe pa asnjë prapavijë kriminale.

PRONONCIMI I KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, PAS TAKIMIT ME KRYETARËT E DEGËVE TË PD PËR TIRANËN

Pyetje: Zoti Basha, keni pasur një takim me krerët e degëve të PD së Tiranës, çfarë u diskutua?

Basha: Takimet në Partinë Demokratike janë intensive në funksion të aksionit opozitar, po ajo që dua të ndaj sot me ju është një paralajmërim i qartë dhe i prerë për Edi Ramën, asnjë përpjekje fasadë nuk do ta shpëtojë dot nga përgjegjësia politike dhe ligjore që ka. Ai është kapur duke vjedhur zgjedhjet me bandat e krimit të organizuar.

Orët e fundit janë intensifikuar informacionet se po përgatitet arrestimi i Vangjush Dakos. Do t’jua them qartë shqiptarëve se arrestimi i Vangjush Dakos duhet të kishte ndodhur që kur “dosja 339” faktoi që ai, bashkë me hierarkë të tjerë socialistë, me emër dhe mbiemër, janë kapur në përgjime zyrtare të Prokurorisë duke bashkëpunuar me krimin e organizuar për të tjetërsuar votën e qytetarëve të Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë.

Mosarrestimi është bërë me urdhër të Edi Ramës.

Për të mos arrestuar Vangush Dakon, Edi Rama, madje, flijoi edhe një nga benjaminët e tij, Fatmir Xhafën. Ndaj, arrestimi i Vangjush Dakos duhet të ndodhë, absolutisht, një orë e më parë, por nuk e shpëton urdhëruesin e krimit të të gjithë krimeve, bashkëpunimit të hapur të sektit kriminal të Rilindjes me organizatat e narkotrafikut, nga Avdylajt në Shijak te Bajrat në Shkodër, Çelët e Sanxhaktarët në Elbasan, Shullazi me shokë në Tiranë e kudo që ndodhen. Nuk e shpëton Edi Ramën. Është e njëjta levizje që bëri pas protestës së studentëve, me zevëndësimin e gjysmës së kabinetit me figurina dhe kukulla të tij, por që shqiptarët e kuptojnë se problemi zgjidhet vetëm me largimin e Edi Ramës.

Mund të flijojë Gjush Dakon, i cili e ka vendin prapa hekurave dhe uroj të arrestohet që sonte, mund të shkojë deri në flijimin e njerëzve të tjerë më të afërt të tij, të kapur në bashkëpunim me krimin e organizuar, por asgjë nuk ndryshon në vendosmërinë e opozitës së bashkuar dhe, jam i bindur, edhe në besimin më të thellë të qytetarëve shqiptarë, të djathtë e të majtë, se vendi nuk mund të mbetet më peng i një njeriu të kapur në vjedhje votash me krimin e organizuar dhe që, pastaj, ka plaçkitur Shqipërinë,për të pasuruar veten e tij dhe një grusht oligarkësh e kriminelësh.

Edi Rama duhet të largohet. Mjaft është mjaft!

Kupa është mbushur dhe veprimi politik i opozitës, sikundër jam i bindur dhe përgjigja e qytetarëve tani që jemi në krah të tyre pa asnjë privilegj dhe asnjë imunitet, të padiferencuar nga ata, do të vazhdojë të jetë masive, e qëndrueshme dhe e bashkuar.

Nuk ka zgjidhje tjetër, përveçse largimit të Edi Ramës, një qeverie tranzitore me njerëz të palidhur me krimin, padyshim, nisjes së hetimeve dhe përfundimit të tyre me sukses, pra t’i zgjidhen duart prokurorisë dhe gjykatat të bëjnë punën e tyre, sa here që të kemi raste të politikanëve që kanë bërë pazare me krimin e organizuar dhe kemi jo pak, sepse 339-ta është vetëm maja e ajsbergut, dhe një parlament që del nga vota e qytetarëve, nga vota e njerëzve, që i takon njerëzve dhe punon për njerëzit.

Prandaj është shumë e rëndësishme që Dako të arrestohet padiksutim një orë e më parë, të arrestohen edhe të tjerët, që çdo politikani, të çfarëdo ngjyre dhe çfarëdo kampi, nesër të mos i shkojë në mendje të ulet me Niçet për të shtrembëruar vullnetin e popullit. Parlamenti do t’i takojë popullit. Qeveria do t’i takojë popullit. Qeveria dhe parlamenti i ardhshëm do ta lidhin fatin me fatin e njerëzve. Janë njerëzit ata që do të gjykojnë mbi fatin e tyre me votë të lirë dhe të ndershme.

Pra, beteja po avancon. Po avancon edhe aty ku, i strukur në vrimën e miut nga frika, është gati të dorëzojë bashkëpunëtorët e tij në krim, por ftoj gjithë qytetarët dhe, në veçanti, faktorin ndërkombëtar të mos gënjejë veten, se shqiptarët nuk i gënjen dot më. Nuk është më punë kokë gjushësh apo kokë sejdinësh. Edi Rama duhet dhe do të largohet. Me Edi Ramën në krye të vendit, Shqipëria nuk do të bëjë asnjë hap përpara dhe opozita do të vazhdojë e vendosur betejën e saj deri në largimin e kapobandës dhe çlirimin e Shqipërisë, demokracisë dhe të Partisë Socialiste.

Faleminderit!​

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arrestimi i vangjush dakos blerje votash dosja 339 edi rama grupi i avdylajve lulzim basha arrestimi i vangjush dakos blerje votash dosja 339 edi rama grupi i avdylajve lulzim basha

Sondazh

Poll
Politike 25 Shkurt 2019, 17:51

Basha: Pritet arrestimi i Vangjush Dakos!

TIRANE– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dalë në një deklaratë për mediet, pas përfundimit të mbledhjes me kryetarët në degë të PD-së.Ai u shpre...

Politike 25 Shkurt 2019, 14:01

Fredi nga Peqini zbulon komplotin sovjetik

TIRANË- Portali AlpeNews i kontrolluar nga ish-gazetari Alfred Peza, ka raportuar dhe sponsorizuar një artikull tërësisht të rremë duke deformuar dhe tjetë...

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë