“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
Policia: Biznesmeni nga Kamza po mbahet peng!
5 Nëntor 2021, 12:14Nga DOSJA
TIRANË– Policia e Tiranës e ka klasifikuar zhdukjen e Rruzhdi Hoxhës si pengmarrje ose rrëmbim. Me anë të një njoftimi zyrtar, policia bën të ditur se biznesmeni, doli në datë 20 tetor nga banesa në orën 23:00 dhe nuk u kthye më. Denonocimin për zhdukjen u bë nga djali i 43-vjeçarit. Policia ka kryer kontrolle dhe kërkime në vende dhe ambiente të ndryshme mirëpo nuk kanë mundur që të gjejnë biznesmenin e zhdukur.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 24.10.2021, shtetasi S. H. ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Nr.5, se më datë 20.10.2021, rreth orës 23:00, është larguar nga banesa babai i tij, shtetasi Ruzhdi Hoxha, 43 vjeç, banues në Paskuqan, dhe prej asaj kohe nuk kanë pasur më kontakt me të. (Njoftimi i publikuar në ëeb-in e Policisë së Shtetit, në përmbledhjen 72-orëshe, më datë 25.10.2021 https://ëëë.asp.gov.al/raporti-i-ngjarjeve-per-72-oret-e-fundit-policia-e-shtetit-104/).Menjëherë pas denoncimit të marrë, Sektori i Hetimit të Krimeve të Renda ndaj Jetës dhe Pronës në DVP Tiranë, në bashkëpunim me strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr.5, kanë vlerësuar maksimalisht denoncimin duke verifikuar çdo informacion dhe kanë kryer kërkime e kontrolle në ambiente e vende të ndryshme.Veprimet procedurale shtesë i janë dërguar Prokurorisë dhe mbi bazën e tyre është regjistruar procedimi penal Nr.7713, datë 27.10.2021, për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”.Nga strukturat e DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, vazhdon puna e pandërprerë për gjetjen e shtetasit Ruzhdi Hoxha, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
VLORË– Në Ujësjellësin e Vlorës janë shkarkuar 30 persona. Këto vendime janë marrë nga drejtuesja e re e institucionit Elona Hodaj, e cila duket se k...
ELBASAN– Oficeri i njësisë “Fast” Sokol Fana është arrestuar ditën e sotme në flagrancë në qytetin e Elbasanit. Mësohet se Fana ka mashtruar personin me i...
TIRANË – Më 21 korrik 2021 për familjen Islamaj në Picallë të Tiranës u shkrua në rrjetet sociale se shtëpia e re do t’u kthente ngrohtësinë dhe sigu...
TIRANË – Ditën e sotme është zhvilluar një protestë paqësore para selisë së Kuvendit kundër dhunës fizike apo seksuale ndaj fëmijëve në vend.Me panka...
GJIROKASTËR-Administrator i një subjekti në Gjirokastër është shpallur në kërkim pasi akuzohet se ka shitur 2 mijë kg duhan të grirë pa e deklaruar. I shpa...
ELBASAN– Ditën e sotme, gjysma e qytetit të Elbasanit ka mbetur dy orë pa energji elektrike. Ende nuk është gjetur shkaku kryesore i kësaj ndërprerje mirë...