LIVE UPDATES
Politike

"Pastrimi i parave të pista ‘ulëret’ në Tiranë", Meta: SPAK, struktura më perfekte për të mos ndëshkuar! Asnjë pastrues parash nuk është ndaluar

Ai më tej shtoi se zgjidhja është që ligji të veprojë me ashpërsi dhe në kohë në mënyrë që të ndalohet falimenti i biznesit. Sipas tij SPAK është struktura më perfektë për të mos ndëshkuar. Mëta tha se asnjë pastrues parash nuk është ndaluar e jo më të dënohet.

17 Qershor 2024, 14:18 Nga N.F
"Pastrimi i parave të pista ‘ulëret’ në
Meta

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbajtur ditën e sotme një konferencë për shtyp. Meta gjatë fjalës së tij u shpreh se Tirana është kthyer në një lavatriçe gjigande pastrimi parash.

Ai më tej shtoi se zgjidhja është që ligji të veprojë me ashpërsi dhe në kohë në mënyrë që të ndalohet falimenti i biznesit. Sipas tij SPAK është struktura më perfektë për të mos ndëshkuar. Mëta tha se asnjë pastrues parash nuk është ndaluar e jo më të dënohet.


“Pastrimi i parave të pista ‘ulëret’ në Tiranë. Shqiptarët nuk kanë mundësi të blejnë një shtëpi në Tiranë, atëherë si ka mundësi bumi i ndërtimeve. Tirana është kthyer në një lavatrice gjigande pastrimi parash. Zgjidhja është që ligji të veprojë me ashpërsi dhe në kohë në mënyrë që të ndalohet falimenti i biznesit. SPAK, struktura më perfektë për të mos ndëshkuar, asnjë pastrues parash nuk është ndaluar e jo më të dënohet.


Janë bllokuar hetime për të ndihmuar në pastrimin e parave. SPAK nën drejtimin e Dumanit, parti e jashtëligjshme prokrorësh nën drejtimin e Ramës.  Nga SPAK. nuk ka asnjë hetim proaktiv, megjithëse opozita dhe mediat kanë bërë publike fakte të rënda, por asnjë pastrues parash nuk është ndaluar e jo më të jetë dënuar.

E kundërta ka ndodhur me mosveprime të qëllimshme dhe bllokime hetimesh, duke i krijuar pastrimit të parave një ambient perfekt për të vepruar të pandëshkuar dhe të paprekur. Veprimet propagandistike dhe me regji të SPAK., që merret me arka sardelesh apo shpikje ngjarjesh mediatike, si dhe goditja e opozitës me regjinë e “Rilindjes”, dhe në funksion të axhendave politike elektorale të Edi Ramës, e kanë shndërruar SPAK. në drejtimin e Dumanit, në një parti politike të jashtëligjshme prokurorësh, aleatë dhe ortakë të Edi Ramës.


Ndaj SPAK. nuk sheh as kullat në mes të Tiranës, as aferat e tjera të tmerrshme korruptive dhe kriminale të Qeverisë, të Edi Ramës dhe të Erion Veliaj. Ndaj mbyll sytë kur vijojnë pagesat për inceneratorët fantazmë, apo kur “Rilindja” u hap udhën projekteve kriminale, si ndërtimi i termocentralit në Roskovec, ku “varenë” për të shembur atë, duhet ta kishte marrë i pari SPAK., fill pasi banorët e mrekullueshëm, të një prej zonave më të begata dhe më pjellore të Shqipërisë, ku fermerët kanë investuar sakrifica e 30 viteve të jetës së tyre, dhe punës së tyre në emigracion dhe në vend, po shkatërrohen dhe helmohen në mënyrë të qëllimshme.


Varfërimi i shqiptarëve dhe përqëndrimi i ekonomisë rreth oligarkisë së Edi Ramës, mbetet i vetmi qëllim dhe projekt i Qeverisë. Përqëndrimi i ekonomisë vetëm tek ndërtimi dhe narko-kullat, dhe njëkohësisht favorizimi i oligarkisë zhvatëse, kanë thelluar papunësinë, mjerimin dhe përjashtimin social, kanë mbyllur qindra mijëra vende pune, duke dëmtuar rëndë biznesin e ndershëm, turizmin, bujqësinë e blegtorinë dhe dëmtuar rëndë mirëqenien e familjeve të thjeshta shqiptare.

Pesë prioritetet e Partisë së Lirisë për 4 milion shqiptarë plus, jo vetëm i japin fund dramës së shpopullimit, por edhe shpërblejnë punën, njerëzit e punës dhe meritokracinë, mbështetin prodhimin vendas, garantojnë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe e shndërrojnë Shqipërinë, nga një gropë importi, në një fuqi eksportuese në rajonin tonë," tha ai.

 

 

 

meta spak pastrim parash

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet