LIVE UPDATES
Politike

"AKSHI 2.1 milionë euro kontratë me ‘Ovla Systems’"/ PD: Kjo kompani e lidhur me persona të përfshirë në krime në SHBA

Në një deklaratë për mediat, Vangjeli u shpreh se AKSHI vijon të thellohet në skandale të rënda korruptive dhe kriminale, ndërsa ndaj tij tashmë ekziston një dosje e hapur në SPAK për një sërë veprash të rënda penale.

23 Maj 2026, 10:28 Nga I.A
"AKSHI 2.1 milionë euro kontratë me ‘Ovla
Genta Vangjeli

TIRANË- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli ka hedhur akuza në adresë të institucionit të AKSHI-t për dhënien e një kontrate një kompania, e lidhur me persona të përfshirë në krime në SHBA. Në një deklaratë për mediat, Vangjeli u shpreh se AKSHI vijon të thellohet në skandale të rënda korruptive dhe kriminale, ndërsa ndaj tij tashmë ekziston një dosje e hapur në SPAK për një sërë veprash të rënda penale.

Vangjeli tha se bëhet fjalë për kompaninë ‘Olva Systems’ e cila ka përfituar një kontratë prej 2.1 milion euro nga AKSHI, ndërsa një nga pronarët e kësaj shoqërie ka qenë Fabjon Hysa, person i sanksionuar nga Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja të Departamentit Amerikan të Thesarit (OFAC) dhe nga Rrjeti për Zbatimin e Ligjit ndaj Krimeve Financiare (FinCEN), në bashkëpunim me Qeverinë e Meksikës.

Deklarata e Plotë:

AKSHI, institucioni nën varësinë direkte të Edi Ramës, vijon të thellohet në skandale të rënda korruptive dhe kriminale, ndërsa ndaj tij tashmë ekziston një dosje e hapur në SPAK për një sërë veprash të rënda penale. Hetimet përfshijnë akuzat për ‘Konkurrencë të paligjshme nëpërmjet dhunës’, ‘Heqje të paligjshme të lirisë’, ‘Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike’, të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal, ‘Korrupsion pasiv të funksionarëve publikë’, ‘Grup të strukturuar kriminal’, ‘Kryerje të veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal’, si dhe ‘Pastrimin e produkteve të veprës penale’.

Një tjetër problematikë e rëndë lidhet me kontratat publike të AKSHI-t me subjekte që kanë pasur pronarë të lidhur me trafikun ndërkombëtar të drogës. Shoqëria ‘Ovla Systems’ sh.p.k. është operatori ekonomik që më 29 dhjetor 2022 ka lidhur me AKSHI-n kontratën nr. 45 me objekt: ‘Ngritja e Regjistrave Profesionalë Mjekësorë (infermieri, mjeku, stomatologu, farmacisti) për Qendrën Kombëtare të Edukimit në Vazhdim’, kontratë për të cilën janë paguar rreth 2.1 milionë euro nga fondet publike. Një vendim i KPP ndryshoi fituesin e procedurës së fundit (2026) për mirëmbajtjen e këtyre rregjistrave, i cili fillimisht u shpall bashkimi i operatorëve në përbërje të të cilit ishte ‘Ovla Systems’ sh.p.k.

Një nga pronarët e kësaj shoqërie ka qenë Fabjon Hysa, person i sanksionuar nga Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja të Departamentit Amerikan të Thesarit (OFAC) dhe nga Rrjeti për Zbatimin e Ligjit ndaj Krimeve Financiare (FinCEN), në bashkëpunim me Qeverinë e Meksikës. Sipas të dhënave, ky person ka shitur aksionet e tij tek pronari aktual për vlerën qesharake prej 60 centësh, ose rreth 50 lekësh, çka ngre dyshime serioze se pronësia reale mund të vijojë të fshihet në prapaskenë.

Këto fakte rëndojnë më tej dyshimet për lidhjet e aferave të AKSHI-t me individë dhe struktura të përfshira në aktivitet kriminal ndërkombëtar. Partia Demokratike i kërkon SPAK-ut të zgjerojë hetimet ndaj AKSHI-t dhe përgjegjësive politike të Edi Ramës, duke hetuar deri në fund çdo lidhje të mundshme me kartelin famëkeq të drogës ‘Sinaloa’, si dhe përdorimin e fondeve publike për interesa kriminale dhe korruptive. Transparenca, zbardhja e plotë e aferave dhe vendosja para drejtësisë e çdo zyrtari të përfshirë përfshirë vetë Edi Ramën janë detyrim ndaj qytetarëve shqiptarë dhe interesit publik./Dosja.al

genta vangjeli ovla systems pd akshi


Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë