LIVE UPDATES
Politike

Aksioni i SPAK në kampin e Manzës, Berisha: Po shkelen të drejtat e njeriut, të reagojë OKB dhe NATO

Sipas tj, nuk ishin iranianët ata që nxorrën të dhënat sensistive të shqiptarëve dhe sulmuan shërbimet online, por kishte ndërhyrje nga Serbia, të cilat Rama nuk i denonconte dot.

20 Qershor 2023, 13:50 Nga k.m.
Aksioni i SPAK në kampin e Manzës, Berisha: Po shkelen të drejtat
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se kontrollet e ushtruara nga Policia e Shtetit në kampin e muxhahedinëve në Manëz të Durrësit përbëjnë një krim të shëmtuar dhe dhunim flagrant të ligjeve të vendit. Por sipas tij e gjitha është bërë me urdhër të kryeministrit Edi Rama, ndaj vetë dënon atë që e cilëson si terrorin e ushtruar në kampin e muxhahedinëve. Sipas tj, nuk ishin iranianët ata që nxorrën të dhënat sensistive të shqiptarëve dhe sulmuan shërbimet online, por kishte ndërhyrje nga Serbia, të cilat Rama nuk i denonconte dot. Ndaj dhe kërkoi që për zhvillimet e sotme në Manzë të regojnë OKB, Kongresi amerikan dhe Aleanca e Atlantikut të Veriut. 

"Inkursioni agresiv dhe banditesk i Policisë së Shtetit me urdhër të Edi Ramës në kampin e refugjatëve iranianë, në Manzë përbën një krim të shëmtuar, përbën një dhunim flagrant të të gjitha ligjeve të vendit, konventave ndërkombëtare për refugjatët, traditës shqiptare dhe detyrimit që vjen nga kjo traditë.  PD informon shqiptarët se nuk ishin Ajatollahët që nxorrën në treg, pagat e shqiptarëve, targat e shqiptarëve, por ishin falangat e krimit të Edi Ramës ta bëjnë këtë, kohë më parë se hakerat e Pasdaranit të ndërhynin në sistemet tona. Ishte Edi Rama dhe qeveria e tij që lëshoi në duart e patronazhistëve, të dhënat personale të mbi 1 mln shqiptarëve, të depozituar me besim të plotë tek qeveria e tyre armiqësore. Edhe një herë, i bëj thirrje OKB-së, Kongresit të SHBA, i bëj thirrje Aleancës së Atlantikut të Veriut, institucioneve që merren me refugjatët, të ndërmarrin një hetim urgjent ndërkombëtar për këtë ngjarje tragjike të turpshme, plotësisht të shmangshme. Krejtësisht të pajustifikueshme që turpëron Shqipërinë, që dhunon në mënyrë flagrante konventat ndërkombëtare për refugjatët dhe ligjet e vendit,"-tha Berisha ndër të tjera në deklaratën për shtyp nga selia e PD-së. 

FJALA E PLOTË E BERISHËS:

Inkursioni agresiv dhe banditesk i Policisë së Shtetit me urdhër të Edi Ramës në kampiun e refugjatëve iranianë, në Manzë përbën një krim të shëmtuar, përbën një dhunim flagrant të të gjitha ligjeve të vendit, konventave ndërkombëtare për refugjatët, traditës shqiptare dhe detyrimit që vjen nga kjo traditë. Dënoj me ashpërsinë më të madhe, terrorin fizik, psikologjik të gjithanshëm të ushtruar ndaj muxhahedinëve. Dënoj me ashpërsinë më të madhe, dhunën e egër fizike e cila ka pasur pasojë deri më tani 1 të vdekur me plagë të shumta dhe mbi 40 të plagosur, një pjesë e të cilëve janë në spitalet e vendit. Dënoj me ashpërsinë më të madhe veprimet dhe i konsideroj banditeske ato, pasi të gjitha objektet e konfiskuara janë marrë pa lënë asnjë dokument, asnjë procesverbal nga ana e Policisë së Tiranës. Kontrollet në kampin e MEK, burime: Janë sekuestruar disa servera, kanë sulmuar institucione të huajaPartia Demokratike është një parti e cila dënon terrorizmin ngado që vjen. Nuk përjashtohen mundësitë që brenda muxhahedinëve të ketë dhe të infiltruar, terroristë, të deleguar apo të dërguar të regjimit të Ajatollahve, por PD nuk pranon kurrë ndëshkime kolektive dhe këtë që ka ndodhur sot, një masakër pothuajse e vërtetë në kampin e Manzës. Akuzat e formuluara nga prokuroria apo policia, sigurisht kërkonin hetim dhe gjykim, por kjo nuk mund të bëhej kurrë me një reprezalje masive ndaj refugjatëve iranianë me strehë në Shqipëri. Unë informoj shqiptarët gjithashtu se sulmet kibernetike nga regjimi i Ajetollahëve janë një e vërtetë dhe realitet i pamohueshëm në vlerësimin tim. Por informoj shqiptarët gjithashtu se para këtyre sulmeve, nuk ishte Garda Revolucionare e Ajatollahëve, as zbulimi i tyre që sulmoi sistemet dixhitale shqiptare, por i sulmoi Edi Rama me falangat e tij të krimit, që nxorri në treg të gjitha të dhënat për punonjësit e SHISH, duke nxjerrë kështu në publik, të dhëna sekrete për këtë shërbim, duke dëmtuar jo vetëm interesat e tij, por edhe të shërbimeve sekrete të NATO-s në tërësi. PD informon shqiptarët se nuk ishin Ajatollahët që nxorrën në treg, pagat e shqiptarëve, targat e shqiptarëve, por ishin falangat e krimit të Edi Ramës ta bëjnë këtë, kohë më parë se hakerat e Pasdaranit të ndërhynin në sistemet tona. Ishte Edi Rama dhe qeveria e tij që lëshoi në duart e patronazhistëve, të dhënat personale të mbi 1 mln shqiptarëve, të depozituar me besim të plotë tek qeveria e tyre armiqësore. Edhe një herë, i bëj thirrje OKB-së, Kongresit të SHBA, i bëj thirrje Aleancës së Atlantikut të Veriut, institucioneve që merren me refugjatët, të ndërmarrin një hetim urgjent ndërkombëtar për këtë ngjarje tragjike të turpshme, plotësisht të shmangshme. Krejtësisht të pajustifikueshme që turpëron Shqipërinë, që dhunon në mënyrë flagrante konventat ndërkombëtare për refugjatët dhe ligjet e vendit.

sali berisha aksioni ne mek

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit