"Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë"/ Rama shpërthen ndaj protestuesve: "Paketa e Maleve" nuk tjetërson pronat
“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet 21 ...
“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet 21 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Sipas avokatëve volumi i materialeve hetimore është jashtëzakonisht dhe se e kanë të pamundur të që njihen në mënyrë efektive me përmbajtjen e plotë të provave dhe akteve, brenda afatit 10-ditor të parashikuar.
TIRANË- Avokatët e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj i kanë drejtuar prokurorëve të SPAK-ut një kërkesë.Mësohet se në këtë kërkesë avokatët kërkojnë që të zgjasin afatin e njohjes me përmbajtjen e plotë të akteve dhe provave mbi të cilat ngrihet akuza. Ata kanë kërkuar që zgjatja të të shtyhet deri më datë 24 shtator.
Sipas avokatëve volumi i materialeve hetimore është jashtëzakonisht i madh dhe se e kanë të pamundur të që njihen në mënyrë efektive me përmbajtjen e plotë të provave dhe akteve, brenda afatit 10-ditor të parashikuar.
“Kjo e bën praktikisht të pamundur përgatitjen e një mbrojtjeje efektive dhe të barabartë (prokuroria ka pasur 2 vite në dispozicion), ashtu siç garantohet nga neni 6 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, i cili kërkon që të pandehurit të kenë kohë dhe mundësi të mjaftueshme për t’u mbrojtur”, thuhet në kërkesën e avokatëve.
Sipas avokatëve zgjatja e këtij afati nuk cënon aspak interesin publik për ushtrimin e ndjekjes penale, por i shërben më mirë zbatimit të parimeve kushtetuese të barazisë së armëve dhe procesit të rregullt ligjor, si dhe të drejtës së personit të akuzuar për të patur një mbrojtje efektive.
“Ky disproporcion mes afatit procedural dhe volumit të materialeve është një cenim thelbësor i të drejtës për mbrojtje efektive dhe për proces të rregullt ligjor, që e zhvlerëson të gjithë garancinë procedurale që Kodi i Procedurës Penale dhe Konventa synojnë të mbrojnë. Kjo lloj “përmbytjeje dokumentare” është një formë abuzimi strukturor me të drejtën e mbrojtjes, që Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut e ka konsideruar të papranueshme në disa vendime, kur volumi i materialeve i bën të pavlefshme në praktikë garancitë procedurale që duken formalisht të respektuara”, thuhet në kërkesën e avokatëve.
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi "detyrim paraqitje".
Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme.
ilirjan celibashi TIRANË- Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka ndarë në seancën e sotme mandatet p&e...
edi rama TIRANË- Media italiane "Il Fatto Quotidiano" i ka kushtuar një reportazh ndërtimeve dhe kullave të ngritura në Tiranë...
berisha, malltezi TIRANË- Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e kreut të PD-së, Sali Berishës dhe dhëndrit...
Foto SHBA- Emisari i Shteteve të Bashkuara për Misione të Posaçme, Richard Grenell ka reaguar së fundmi përmes një...
adriatik lapaj TIRANË- Shqipëria Bëhet ka ankimuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që i dha mandatin e deputetit, Klea...
belind kellici TIRANË- Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike për qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi është shpre...
rruga TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e rrugës së re Bulqizë–Librazhd. Rama shkruan në postimin n&eu...
erion brace TIRANË- Deputeti Erion Braçe ka shfrenuar gojën teksa i ka kthyer përgjigje një komentuesi në rrjetet sociale. ...
Endri Shabani dhe Arjan Konomi TIRANA- Kandidati për deputet i nismës "Shqipëria Bëhet", Arjan Konomi i është përgj...
Endri Shabani TIRANA- Kreu i Nisma Thurje, Endri Shabani ka folur për përplasjen me tij dhe kreut të nismës “Shqipëria ...