13 Nëntor 2025, 13:19
Nga I.A
Belinda Balluku dhe Gilberto Pichetto Fratin
ITALI- Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, zhvilloi sot në Romë një takim zyrtar me Ministrin e Mjedisit dhe Energjisë të Italisë, Gilberto Pichetto Fratin. Diskutimet u përqendruan në forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e energjisë, si dhe në projektet strategjike që pritet të thellojnë partneritetin mes dy vendeve.
Në qendër të bisedës ishte projekti madhor për ndërtimin e linjës nënujore Shqipëri–Itali, një infrastrukturë energjetike e rëndësishme që do të lidhë sistemet elektroenergjetike të të dy vendeve. Ky projekt është pjesë e korridorit energjetik Lindje–Perëndim, që përfshin Rumaninë, Bullgarinë, Greqinë, Shqipërinë dhe Italinë, duke krijuar një rrjet strategjik me ndikim të drejtpërdrejtë në sigurinë energjetike të gjithë rajonit.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Ministrja Balluku theksoi rëndësinë e këtij investimi, i cili pritet të hapë një kapitull të ri në bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Italisë, duke ndihmuar në garantimin e qëndrueshmërisë dhe diversifikimit të burimeve të energjisë.
“Sot pata kënaqësinë të zhvilloj një bisedë të frytshme me Ministrin e Mjedisit dhe Energjisë të Italisë, z. Gilberto Pichetto Fratin. Diskutuam gjerësisht mbi forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë në sektorin energjetik, me fokus projektin strategjik për ndërtimin e linjës nënujore që do të lidhë dy vendet tona. Ky investim do të hapë një kapitull të ri në marrëdhëniet tona dhe do të kontribuojë në sigurinë dhe qëndrueshmërinë energjetike në rajon,” shkruan Balluku.
Gjatë takimit u theksua se raportet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Italisë përbëjnë një bazë të fortë për nisma të reja bashkëpunimi në interes të qytetarëve të të dyja vendeve.
Takimi Balluku–Fratin është zhvilluar në kuadër të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive shqiptare dhe italiane në Romë, një ngjarje që synon të forcojë më tej marrëdhëniet strategjike dhe partneritetin ekonomik e institucional mes Tiranës dhe Romës.
gilberto pichetto fratin belinda balluku
Politike
13 Nëntor 2025, 13:18
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se hetimin për çështjen e 21 janarit e ka pengua...
Politike
13 Nëntor 2025, 13:13
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha ka deklaruar se pronar i kompanisë Integrated Energy SPV është Edi Rama....
Politike
13 Nëntor 2025, 13:05
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se banda që ekzekutoi Gilmando Danin kishte në kont...
Politike
13 Nëntor 2025, 13:02
M.L
Rama duke zhvilluar telefonatën
ITALI- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Itali për mbledhjen e përbashkët Shqipëri-Itali,...
Politike
13 Nëntor 2025, 12:58
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se Gilmando Dani, i cili mbeti viktimë e atentatit t&e...
Politike
13 Nëntor 2025, 12:52
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se Muçi Shaljani, i cili mbeti i plagosur në aten...
Politike
13 Nëntor 2025, 12:45
M.L
Foto ilustruese
TIRANË- Në seancën dëgjimore të Komisionit parlamentar të Ligjeve, ku po shqyrtohet projektbuxheti p&eum...
Politike
13 Nëntor 2025, 12:22
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka zhvilluar një takim me ambasadorin e BE, Silvio&nbs...
Politike
13 Nëntor 2025, 12:38
I.A
Edi Rama dhe Giorgia Meloni
ITALI- Ceremonia e prtjes së kryeministrit Edi Rama nga homologia Giorgia Meloni është publikuar. Me anë t&...
Politike
13 Nëntor 2025, 12:20
I.A
Giorgia Meloni dhe Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është takuar sot me homologen italiane Giorgia Meloni. Takimi është...