1 Shkurt 2023, 12:12
Nga F.M
Përfaqësuesi i Bashkisë
TIRANË- Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka paralajmëruar Bashkinë e Durrësit për marrjen e masave për publikimin e një videoje që mund të klasifikohet si veorimtari politike. Në mbledhjen e zhvilluar sot, Celibashi u përballe me përfaqësuesin e Bashkisë Durrë dhe komentoi raportimin e veprimtarive me karakter publik të institucioneve publike, qendrore dhe vendore si dhe agjencive dhe/ose ndërmarrjeve shtetërore përpara zgjedhjeve. Përfaqësuesi i bashkisë u mbrojt duke thënë se pamjet janë publikuar në faqen zyrtare të Sakos dhe se nuk ka pasur asnjë prononcim nga ana e kryebashkiakes apo pasqyrim në faqen zyrtare të Bashkisë Durrës.
Pjesë nga biseda:
Përfaqësuesi i Bashkisë: Bashkia ka publikuar në ndërfaqe për punët e Bashkisë, mbjellja e pemëve e shtimi i koshave dhe ndriÇimi në një rrugë. Në postimin e bërë ka vetëm një panoramë të qytetit, nuk ka ka premtim elektoral dhe prononcim të kryetarit. Videoja është shfaqur vetëm në faqen personale të titullarit të institucionit, në zbatim të funksioneve të kryetarit. Është munduar disa herë të aksesohet nga personat e ngarkuar e s’është arritur për shkak të problemeve të sistemit të ndërfaqes.
Ilirjan Celibashi: Në cilën datë?
Përfaqësuesi i Bashkisë: 20 dhe 21 janar raportimi një ditë më parë është bërë raportimi, ka pasur probleme me aksesimin.
Celibashi: Ju thatë që është publikuar vetëm në faqen e titullarit, kur vendosët ta zhvillonit këtë veprimtari?
Përfaqësuesi i Bashkisë: Vendosëm ta zhvillonim këtë veprimtari 4-5 ditë përpara.
Celibashi: 4-5 ditë përpara është dallim shumë i madh sot. Nëse është 4 ditë para jeni në shkelje të ligjit, nëse është 5 ditë para. Nëse një kryetar bashkie do të duhet të bëjë vlerësimin e një projekti, është i lirë ta bëjë këtë gjë, pa kaluar kufirin që e klasifikon si veprimtari politike dhe elektorale. : Diskutimi nuk është me sjelljen e përmbajtjen e veptrimtarisë së s’ka pasur asnjë pretendim, por për raportimin në afat ose jo. Rezulton sipas të dhënave që ne kemi se këto veprimtari nuk janë raportuar sipas parashikimit të ligjit. Ligji s’ka asnjë ndalim që ktetari apo minsitri të zhvillojë veprimtarinë në përputhje me veprimtarinë e ligjit por ndalimet janë që gjatë zhvilimit të kësaj veprimtarie të mos ketë qoftë dhe nuanca të aktrivitetit politik e elektoral. Nëse një kryetari bashkie do duhet të vlerësoje punën e vet është i lirë ta bëjë por pa kaluar kufirin që e klasifikon si veprimtari politike e elektorale. Në rastin konkret kryetarja e Bashkisë Durrës s’ka arsye të ketë drojë të shfaqet publikisht kur thjesht janë duke bërë detyrën e ngarkuar nga ligji. Ndalimi është kur në nuancën e tyre mund të na tregojnë se janë veprimtari politike dhe elektorale.
ilirjan celibashi emirjana sako bashkia durres
Politike
1 Shkurt 2023, 11:40
f.g
Ilirjan Celibashi
TIRANE- Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi sot se vendimi se cilin nga dy grupimet e PD, do të njohë KQZ, lidhet me dok...
Politike
1 Shkurt 2023, 10:56
F.M
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka deklaruar se procesi i votimit dhe numërimit elektron...
Politike
1 Shkurt 2023, 10:26
F.M
Edi Rama
TIRANË- Mesditën e 27 tetorit të vitit të kaluar, hakerat iranianë të grupit ‘Drejtësi për atdheun&...
Politike
31 Janar 2023, 23:43
k.m.
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kërkon zbardhjen e të gjitha takimeve të Charles McGoniga...
Politike
31 Janar 2023, 23:21
k.m.
Ervin Salianji dhe Edi Rama
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ngritur pyetjen nëse kryeministri Edi Rama mund t&eu...
Politike
31 Janar 2023, 23:01
k.m.
Gazment Bardhi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka deklaruar se nuk do të votojë asnjë kandidat të Part...
Politike
31 Janar 2023, 22:59
k.m.
Gazment Bardhi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i bëri një ftesë publike Sali Berishës për t&rsqu...
Politike
31 Janar 2023, 22:46
k.m.
Gazment Bardhi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se mbështet protestën e thirrur nga Sali Berisha më 11 s...
Politike
31 Janar 2023, 22:20
k.m.
Foto ilustruese
Mbi 40 për qind e të anketuarve pohuan se gjendja e korrupsionit ka mbetur e njëjtë në 12 muajt e fundit, ndë...
Politike
31 Janar 2023, 21:58
k.m.
Gazment Bardhi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka komentuar interpelancën që do të mbahet të enjten me...