13 Prill 2026, 15:32
Nga E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se porti i Durrësit është grabitja më e madhe në histori. Gjatë një mbledhje me drejtues të partisë, Berisha u shpreh se një pasuri publike që shkon në rreth 4 miliardë euro, po shëndërrohet në Dubain e 1001 netëve të Edi Ramës.
Lideri i opozitës tha se qytetarët shqiptarë do paguajnë nga taksat e tyre 1 miliardë euro, për ndërtimin e portit në Porto Romano. Ai tha se qytatarët nuk duhet ta pranojnë këtë dhe duhet të ngrihen në mënyrën më të fuqishme në protesta.
Sali Berisha: Miq, para katër ditësh në Durrës, vjedhja dhe ndëshkimi që u bëhet shqiptarëve me portin e Durrësit, tejkalon çdo lloj ndëshkimi që ata kanë marrë ndonjëherë në rrafshin ekonomik. Një pasuri publike që shkon në rreth 4 miliardë euro shndërrohet në Dubain e 1001 netëve të Edi Ramës. Alabari i tij është vetëm fasada, por ai ka deklaruar, unë investoj 70 milionë, kaq do investoj.
Në 12.600 apartamente, në gjashtë hotele luksoze, në marinën për 200 jahte, në pishinat e standarteve më të larta, janë paratë e Franc Çopjes dhe Edi Ramës, paratë e Troplinëve të Suel Çelës, janë paratë e klaneve që ky kontrollon dhe absolutisht janë që të gjitha për miliardierin Edi Rama. Përveç kësaj, qytetarët shqiptarë do paguajnë nga taksat e tyre 1 miliardë euro për ndërtimin e portit në Porto Romano.
A do e pranojmë këtë? Jo, absolutisht. E thashë në Durrës, kjo do jetë çështje me përparësi kombëtare për ne. Jo, kjo do jetë çështje me përparësi kombëtare për Partinë Demokratike. Nuk mund të pranojmë që para syve tanë ky të shkatërrojë, të përvetësojë një pasuri të tillë që vetëm sipërfaqja ku është aty, sipërfaqja e tokës, është 1 milion e 300.000 m2. Dhe tani, pasi kishte deklaruar se portin e ri do ta ndërtojë privati, tani del se portin e ri do ta ndërtojnë qytetarët shqiptarë dhe çfarë porti? Katër herë më të vogël se Durrësi.
Pra, shikoni ku jemi ne. Ne nuk mund të pajtohemi kurrë me këtë. Ndaj dhe duhet të ngrihemi në mënyrën më të fuqishme në protesta. E lodhshme, rraskapitëse, por rrugë tjetër nuk ka. Dhe asgjë pa sakrifica nuk ndodh. Jo. Nuk ka një rrugë të dytë. Kushdo t'i dalë zot vetes së tij, të ardhmes së tij, lirive të tij dhe këtij vendi, duhet të ngrihet. Dhe ne punën më të madhe duhet ta bëjmë me qytetarët, me shumicën e heshtur. T'i nxjerrim nga heshtja, të bashkohen në këtë betejë./Dosja.al
sali berisha pd porti i durresit
Politike
13 Prill 2026, 14:54
D.S
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi R...
Politike
13 Prill 2026, 14:41
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Rama se ka përdorur 83 mandate për të bllokuar ...
Politike
13 Prill 2026, 12:59
E. D
Tedi Blushi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka deklaruar se kompania CHEZ DIA ka qen&...
Politike
13 Prill 2026, 12:38
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka uruar Péter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare n&...
Politike
13 Prill 2026, 11:09
Elton Qyno
Alqi Bllako
TIRANË- Disa komunikime telefonike të kryera mes dy miqve të vjetër, biznesmenit, Ergys Agasi dhe ish-deputetit të PS,...
Politike
13 Prill 2026, 10:45
E. D
Ilir Beqaj
TIRANË- Ish-ministri Ilir Beqaj, ka deklaruar se mënyra e sekuestrimit të sendeve personale nga drejtësia gjatë he...
Politike
13 Prill 2026, 10:24
E. D
Maxime Prévot
BRUKSEL- Ministri i Jashtëm belg, Maxime Prévot, ka nisur sot një udhëtim njëjavor, ku do të vizitoj&e...
Politike
13 Prill 2026, 10:26
I.A
Takimi i Rames
VLORË- Kryeministri Edi Rama ka nisur turin e takimeve në Vlorë në lidhje me nismën e tij 'Punët për Shqi...
Politike
13 Prill 2026, 10:03
E. D
Diella
TIRANË- Gazeta zvicerane, Zuercher Zeitung, i ka kushtuar një artikull vendit tonë, duke e vënë theksin tek Ministrja ...
Politike
13 Prill 2026, 07:56
E. D
Elisa Spiropali
TIRANË- Ish-ministrja e Jashtme Elisa Spiropali ka reaguar, pas fitores së Péter Magyar në zgjedhjet parlamentar...