31 Tetor 2024, 19:56
Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalimit tij para mbështetësve bëri një tjetër denoncim në lidhje me aktivitetin e bandave me mbështetje qeveritare në Shkodër. Berisha tha se bandat që bënë Benetin kryetar bashkie, tani duhet të bëjnë Edin, urrejtësin më të madh të Shkodrës. Sipas tij ekzekutimet në Shkodër janë licenca që Edi Rama i ka dhënë bandës së partisë, bandës së Bajrëve dhe bijëzave të saj.
"Miqtë e mi, pak kohë më parë, Bushati u lemerit nga breshëritë pafund automatikësh. E njëjta bandë, banda e qeverisë, por Edmondi i bandës, drejtori i policisë, qeveritarët në Tiranë, raportonin se nuk ishin Bajrët, se nuk ishte banda e shtetit që kishte zbritur në Bushat, por isin banda të tjera. Në korrik, banda e qeverisë përsëri përgjaku Shkodrën me gjakun e tre të rinjve, i plagosi. Përsëri përgjaku Shkodrën duke plagosur tre të rinj. Edmondi i bandës, Taulanti i bandës, Edvin Bajri, e mbajtën të fshehtë krimin monstruoz.
Pra, miqtë e mi, vrasjet, masakrat, ekzekutimet në Shkodër janë licenca që Edi Rama i ka dhënë bandës së partisë, bandës së Bajrëve dhe bijëzave të saj. Licenca që Edi Rama u ka dhënë këtyre vrasësve, të cilët vrasin 15-vjeçarë në gjumë, të cilët kanë vrarë me dhjetëra vetë, por të cilëve Edi Rama, Taulant Balla, Altin Dumani, u mbyllin dosjet, u mbyllin vrasjet, u mbyllin krimet. Edi Rama iu ka dhënë licencë bandës, banditëve vrasës të partisë të vrasin kë të duan. Shkodra nën terror, me kushtin e vetëm që t’i sigurojnë një mandat si Benetit në Shkodër.
Ata që bënë Benetin kryetar bashkie, tani duhet të bëjnë Edin, urrejtësin më të madh të Shkodrës, deputet të saj. Duhet të bëjnë Edin, njeriun që urren për vdekje Shkodrën, bastardin e xhelatit që urdhëronte varjen në litar të disidentëve shqiptarë. Vetëm në këtë mënyrë, Shkodra poshtërohet. Vetëm në këtë mënyrë, ndaj Shkodrës mund të hakmerresh. Vetëm në këtë mënyrë, Shkodra mund të nënshtrohet" tha Berisha.
sali berisha
Politike
31 Tetor 2024, 19:49
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalimit tij mbrëmjen e sotme u ka bërë thirrje qytetar&...
Politike
31 Tetor 2024, 19:39
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit tij mbrëmjen e sotme ka folur për atentati në Sh...
Politike
31 Tetor 2024, 19:25
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalimin para mbështësve të mbledhur poshtë banesë...
Politike
31 Tetor 2024, 17:28
r.ll
ervin salianji
FIER- Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar nga burgu i Fierit lidhur me atentatin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në...
Politike
31 Tetor 2024, 17:02
r.ll
silvio gonzato dhe edi rama
TIRANË- Shqipëria ka bërë pak progres në luftën kundër korrupsionit dhe kjo falë pun&eu...
Politike
31 Tetor 2024, 16:51
r.ll
pamje nga forumi
TIRANË- Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku...
Politike
31 Tetor 2024, 14:27
M.B
Foto nga takimi
KANADA- Në Konferencën e Ministrave mbi Dimensionin Humanitar të Formulës së Paqes në Ukrainë, Mini...
Politike
31 Tetor 2024, 14:12
ZH.LL
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shpallur protestën e radhës të opozitës në Shkod&...
Politike
31 Tetor 2024, 14:08
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi se Shqipëria është i vetmi vend në Europë me tre liderët e...
Politike
31 Tetor 2024, 13:58
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se kryeparlamentarja Elisa Spiropali i ka ngritur kuth ambasadorit të BE-s...