LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Kandidatët e PS-së janë klonimet e Ramës, mjekët e mësuesit po lënë vendin se i kemi rrogat sa gjysma e Kosovës. 5 mld euro janë vjedhur

Berisha tha se kjo është një nga arsyet që nga Shqipëria po largohen infermierët dhe mjekët. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka marrë borxh 5 miliardë euro dhe se i ka vjedhur ato duke mos i investuar për rritjen e pagave.

25 Mars 2023, 19:06 Nga F.M
Berisha: Kandidatët e PS-së janë klonimet e Ramës,
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka prezantuar kandidatin e Partisë Demokratike për bashkinë e Kurbinit, Behar Haxhiaj. I pranishëm në Kurbin, Berisha tha se Haxhiaj është kandidati i lirisë, ndryshe nga emrat që prezanton Partia Socialiste. Këta të fundit, Berisha i konsideroi si klonimet e kryeministrit Edi Rama dhe tha se duhen burgosur. Kreu i PD-së foli dhe për pagat në Shqipëri dhe tha sejanë sa gjysma e Kosovës. Berisha tha se kjo është një nga arsyet që nga Shqipëria po largohen infermierët dhe mjekët. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka marrë borxh 5 miliardë euro dhe se i ka vjedhur ato duke mos i investuar për rritjen e pagave. 

Pjesë nga fjala e Berishës: 

Behar Haxhiajn, e kam paraqitur disa herë para qytetarëve, por kësaj here vij më ballëlartë se asnjëherë para jush, sepse ai është kandidati që ju zgjodhët vetë, që ju e votuat në një proces primaresh të aplikuar për herë të parë në këtë formë në Shqipëri dhe ju garantoj unë ju, ky është standardi më i mirë i përcaktimit të qeveritarëve vendorë, të drejtuesve të partisë, të deputetëve. Dhe ka marrë fund me këtë rast koha kur ata vinin kandidatura të kryetarit apo kryesisë së PD-së, në piedestal sot është anëtari dhe anëtarja e PD-së, mbështetësi ynë, me dinjitetin e tyre me vullnetin e tyre politik, do të jetë ligj, njëherë e mirë. Krahasoni pak kandidatët tanë të lirisë, Beharin, Pashkun, Albertin dhe kudo në Shqipëri, me kandidatët tjerë që kanë dy tipare; së pari ky ti prekësh janë për arrestime dhe burgje se kanë vjedhur ditë e natë. Kjo është e vërteta, e faktojnë vetë zhvillimet. Së dyti janë që të gjithë klonime të Edi Ramës dhe nuk kanë asnjë lidhje, as me bazën e PS-së dhe as me PS-në. Edi Rama ka përqendruar në dorën e tij të gjitha pushtetet, dhe ka përzënë votën. Në 8 vite nuk ikën vetëm 1/3 e banorëve, kanë ikur më shumë se 1/3 e mjekëve, kanë ikur gati gjysma e mjekëve. Sot për mjekë për frymë jemi pothuajse sa në vitet ’60. Sot mjekë për frymë kemi aq sa kishim në vitet ’60. Sot arsimtarët sapo gjejnë mundësinë më të vogël, braktisin arsimin. Sot 2500-3000 policë kanë dorëzuar dorëheqjen e tyre, sot gjysma e ushtarakëve shqiptarë kanë paraqitur dorëheqjen e tyre. Të gjitha këto për një shkak të vetëm, sepse rrogave të tyre, me rrogat që marrin nuk përballojnë kurrsesi jetën. Sot mësuesi në Kosovë, 50-70% më shumë se mësuesi në Shqipëri. Mjeku në Kosovë, merr dyfishin e rrogës që merr mjeku në Shqipëri. Oficeri, polici në Kosovë merr një rrogë 50% më të lartë. Nuk po marr Malin e Zi, se i ka edhe shumë më të larta. Edi Rama nga viti 2013 e gjer në këto muaj ka marrë borxh 5 miliardë euro. Scdo shtet, sikundër dhe familja, kur bën planin se çfarë do të bëjnë këtë vit, llogarit të ardhurat dhe ato kur nuk i dalin thotë do të marr edhe kaq borxh. Ky ka marrë borxh 5 miliardë euro. Sa janë 5 miliardë euro? 5 miliardë euro janë të barabartë me shumën për të 6-fishuar rrogat e qytetarëve, ose të 3-fishosh rrogat dhe pensionet në Shqipëri. Ku shkuan këto, a u kthyen në rroga, pensioneve, rrugë, ujësjellës, kanalizime, ferma? Jo që nuk u kthyen, por u vodhën në mënyrën më të paimagjinueshme. U vodhën sepse këta ndërtojnë punët publike, duke vjedhur 80-90 % të shumës. Këta ndërtojnë 1 km autostradë me 24 mln euro, ndërkohë kudo në botë, ajo ndërtohet në fushë me 2-3 mln euro. Këta ndërtojnë shkollën me 6 mln euro në Tiranë, në një kohë kur shkolla në të gjithë botën kushton 700 mijë euro, se janë standarde, ka manuale. Këta të gjitha tenderat po ti lexoni i japin me fondin limit maksimal Çfarë ndodh me këtë ua shpjegoj unë ju. Sipërmarrësit paraqiten dhe bëjnë pazarin, u thonë, sa e ndërton ti ketë dhe ai jep një shumë. Jo nuk e ndërton me kaq, do të sjellës këtë shumë, por nga kjo shumë që e ndërton ti dhe kjo që japim ne do e ndajmë bashkë. Dhe kështu veprojnë në çdo tender me paratë tuaja. Zyra ngjitur me Edi Ramën, që varet direkt nga ai, ajo e shoqërisë së informacionit ka bërë 250 tendera sekretë. 250 herë ka vjedhur, janë ndaluar me ligj. Pra ndaj dhe mjekët ikin, qytetarët ikin. Çfarë ndodh me fshatin. Subvencionet, mbështetja që i jepet bujqësisë në Shqipëri është vetëm 1/5 e asaj që jep Kosova. 

sali berisha

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen