Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, Kryedemokrati shprehu besimin e tij se, ashtu siç ndodhi në vitin 1990, edhe sot qytetarët do të ngrihen në mbështetje të kauzës për një Shqipëri më të drejtë dhe të integruar në Europë.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se protesta që po zhvillohet nuk është vetëm e Partisë Demokratike apo opozitës, por një lëvizje masive e çdo qytetari shqiptar që kërkon të mbrojë dinjitetin dhe të ardhmen e vendit. Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, Kryedemokrati shprehu besimin e tij se, ashtu siç ndodhi në vitin 1990, edhe sot qytetarët do të ngrihen në mbështetje të kauzës për një Shqipëri më të drejtë dhe të integruar në Europë.
Pjesë nga bashkëbisedimi:
Eda Grimci: Qëndresa e qytetarëve tregoi revoltë dhe padurim për të çliruar vendi nga krimi dhe korrupsioni. Qytetarët duan protesta, kur do të jetë protesta e radhës.
Sali Berisha: Përshëndetje Eda, shpreh mirënjohje të pakufishme ndaj qytetarëve për pjesëmarrjen e tyre. Protesta e ardhshme do të përcaktohet, njoftohet shumë shpejt. Por tani detyra jonë është të ulemi me çdo fqinj, me çdo shqiptar.
Nuk është protestë e PD, nuk është protestë e opozitës, është protestë e çdo shqiptari, për dinjitet, për moralin, është protestë për të ardhmen, për interesin jetik, për të mos u vjedhur siç po vidhemi, për të mbajtur të hapura dyert e integrimit europian.
Është protestë për zgjedhjet e lira. Ndaj dhe asnjeri nuk duhet ta shohë këtë protestë ndryshe nga ç’është. Është protestë që qytetari shqiptar të mos vidhet.
Është protestë që qytetari shqiptar të mos i ketë të mbylla dyert e integrimit në Europë. Është protestë që qytetari shqiptar të mos zhvillojë, siç thoshte sot, agjencia më e madhe e komunikimit me fotografi në botë, zgjedhje të stilit Stalinist në Shqipëri.
Pra protestë për të garantuar zgjedhje të lira. Por unë jam besimplotë se kjo do të ndodhë. Pak më parë i shpjegova një bashkëbiseduesi se çfarë ndodhi natën e 9 dhjetorit 1990. Dhe e vërteta është që të nesërmen e të pasnesërmen Tirana që dukej indiferente dhe inerte u derdh e tëra në mbështetje të studentëve. Kjo do të ndodhë dhe në Shqipëri./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët theksoi se studentë...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur për protestën, deklaroi se gazi lotsjellës i skadua...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, deklaroi...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar situatën politike në vend dhe ndryshimet e qasjes...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët ka komentuar qëndrimin e Ram...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, u ka b&e...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati, Sali Berisha ka deklaruar se protestat paqësore të opozitës janë një kauzë...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se strategjia e opozitës do të vijojë t...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se jehona e kryengritjes paqësore të 20 shkurtit k...
TIRANË- Në një seancë që zgjati rreth 6 orë, ish-presidenti Ilir Meta dhe avokatët e tij paraqitën para gjyk...